Për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni nuk flitet prej shpatit

Amerika

Për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni nuk flitet prej shpatit

Nga: Skender Karaqica Më: 29 tetor 2016 Në ora: 21:32
ilustrim

(Reagim i SHSHA-së në Çikago kundër deklaratës së profesorit universitar Osman Kadriu)

Tash e një shekull çështja shqiptare në trojet etnike në Maqedoni ka qëndruar pezull dhe anashkaluar nga regjimet tatalitar komunist dhe të ,,demokracisë,,së brishtë në këtë vend,ku populli shqiptar gjithnjë ka mbajtur të drejtën si popull i dytë shumicë dhe me ligjet kushtetuese,i është dhënë e ,,drejta,,si pakicë kombëtare,

kështu i drejtohet SHSHA në Çikago,profesorit universitar Osman Kadriu.

Deklarat e para do dite e profesorit universitar të së drejtës kushtetuese Osman Kadriu se pa 80 votat e deputetëve të Kuvendit të Maqedopnisë nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Maqedonisë dhe thirrja e tij,,mos e mashtroni popullin shqiptar,,(sic!)tregon qartë se në çfarë gjendje e kemi botën intelektuale(akademike)të mendimit të superstrukturës shqiptare.që problemin e (pa)zgjidhur shqiptare e shohin nga majat më të larta të shpatit dhe pa asnjë përgjegjësi nga rrafshi shkencor-kërkimor,profesor Osman Kadriu del para popullit të tij me tezën denigruese të nënshtrimit e të humbjes së betejës kombëtare.

Çfarë herezie do të ishte për profesor Osman Kadriu që të nisë ndryshimi i aktit më të lartë juridik të Kushtetutës në Maqedoni,që do të sigurohej e drejta kombëtare për popullin shqiptar në këto hapësira etnike lidhur me opcionet e reja demokratike të autopnomisë së shqiptarëve në Maqedoni,me përmasën e të drejtës ndërkombëtare për barazi kushtetuese tashti si shtetformues,e jo në pozitën e pakicës me pakicat tjera,ndonëse po i tregojmë profesorit Osman Kadriu se në Samitin NATO në Çikago(2102)është thënë zyrtarisht se përbërja kombëtare e popullit shqiptar

si popull i dytë shumicë përben 40 përqind të përbërjes kombëtare dhe mund të bisedohet për autonominë si një shkallë më lartë e

arritjes së barazisë dhe si institucion i njohur tashmë në të drejtat ndërkombëtare,për federalizikin e Maqedonisë dhe të avancimit të popullit shqiptar në shtetformues,e kurrsesi në pozitën e padrejtë të pakicës kombëtare me pakicat tjera në këtë vend multietnik, thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Po i tregojmë profesor Osman Kadriu se nga ditët e para të ,,çlirimit,,dhe të ,,vëllazërim-bashkimit,,në Maqedoni është përmendur opcioni i autonomisë territoriale dhe politike(letra e sekretarit të Komitetit të Parë Rajonal të PKM-së që përfshinte territorin e komunave  të Tetovës,të Gistivarit,të Kërçovës dhe të

Dibrës,atëherë popullit shqiptar i është premtuar autonomia  siç thuhej ,,se gjysma e popullsisë së këtij territori është shqiptar,,-thuhej në këtë dokument -propozohej  që Maqedonia të ketë autonomi të ngjashme më atë që (pati dikur)Republika e Kosovës.Përkitazi me këtë po citokjmë si burim:Arhiv na Institutot za nacionalna istorija na Makedonija,Skopje,Inv.br.463).

Profesor Osman Kadriu do të ishte mirë që të flasë për trajtimin e barabartë të popullit shqiptar në Maqedoni në të gjitha fushat e jetës  dhe në të gjitha nivelet e organizimit dhe të funksionimit të saj,pra konstituimi i tyre përmes ndryshimeve të Kushtetutës si subjekt i barabartë politik me të drejtë sovraniteti,përkatësisht si element shtetformues,e jo pakicë kombëtare,thuhet në reagimin e SHSHA-së kundër deklaratës së pamatur mirë nga ,,kompetenca shkencore,,të profesor Osman Kadriu me tonet e nështrimit për popullin shqiptar në Maqedoni.Koha është për ndryshimet e Kushtetutës,ndonëse pa barazinë e plotë të popullit shqiptar si popull i dytë shumicë nuk mund të ekzistojë shteti në Maqedoni!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat