Trump vs Clinton: Ja për kë do votonin evropianët dhe ballkanasit

Amerika

Trump vs Clinton: Ja për kë do votonin evropianët dhe ballkanasit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 4 nëntor 2016 Në ora: 13:49
Donald Trump, Hillary Clinton

Nëse evropianët do votonin për president mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, me rezultat të thellë do fitonte kandidatja demokrate, shkruan euractiv.de.

Sipas studimit: 86 përqind e gjermanëve do votonin për Clintonin, vetëm 4 përqind për Donald Trump. Megjithatë ka një pjesë e madhe e populistëve në BE që e mbështesin kandidatin republikan për president.

Partia Kombëtare Evropiane (EVP) që në fakt është si motër e Partisë Republikane në SHBA, kësaj here mbështet kandidaten demokrate Hillary Clinton. Kjo mund të përkeqësonte marrëdhëniet SHBA/Evropë nëse ajo nuk do fitonte zgjedhjet, shprehen analistët.

Militantët e Trump në Evropë

Përveç populistëve në Francë (Front National), Gjermani (AfD), Britani (UKIP) me përqindje të madhe mbështetje Donald Trump gjen te hungarezët, kjo përshkak të politikave të tij ndaj muslimanëve e emigrantëve.

Sipas kryeministrit francez, Francoi sHollande, fitorja e Trumpit do sjellte sipas gjitha gjasave edhe fitoren e populistëve të Len Pen në zgjedhjet franceze të prillit 2017, përcjell botasot.info.

Shtetet e Ballkanit të ndara

Serbët mbështesin fuqishëm kandidatin republikan, ndërsa shqiptarët, boshnjakët dhe malazezët janë me Clintonin. Rusët kanë shprehur hapur simpatinë për Trump dhe vërehet një lidhje e ngushtë mes këtij të fundit dhe Kremlinit. Kjo edhe për ngjashmërinë e politikave të tyre për shkatërrimin e ISIS përmes ndihmës së regjimit diktatorial sirian dhe Iranit./Bota Sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat