Kush është shqiptari më i "afërt" dhe "mik" me Donald Trump?

Amerika

Kush është shqiptari më i "afërt" dhe "mik" me Donald Trump?

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 9 nëntor 2016 Në ora: 16:48
Fadil Berisha

NEW YORK CITY : Fotografi i mirënjohur shqiptar, me nënshtetësi amerikane, Fadil Berisha, i cili vazhdon karrierën e tij të suksesshme në New York, duke qenë fotograf zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, si dhe i markës prestigjioze të orëve “Rolex”, dhe disa firmave prestigjoze , revistave dhe shtypit rozë në SHBA, duket se është njeriu më i afërt dhe “miku” i ngushtë me Presidentin e 45-të Donald Trump.

Megjithëse, gjatë gjithë kësaj fushate të “tërbuar” kundra Donald Trump , sidomos asaj nga Tirana dhe Kosova, fotografi i mirënjohur shqiptar, me nënshtetësi amerikane, Fadil Berisha, nuk u “zbulua” asnjher se çfarë e lidhë atë me Donald Trump. Aqsa dhe ai heshti, e nuk u ndije far, por, se e kaluara e tij dhe lidhjet e tij me Donald Trump, nga burime të sigurta thonë se mbeten të njëjta,. 

Fadil Berisha, është shqiptari i vetëm dhe miku më madh i Presdentit të 45-të SHBA, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë Melanie Trump, ish Miss Universit, të cilën kamera e tij, e ka fotografuar, disa herë duke e “nxjerrë”, atë edhe si femrën më të bukur në botë, në disa show, përfshirë edhe atë të viti 2004. kur Melanija Knavs nga Novo Mesto, e Sllovenisë, u fejua me manjatin Donald Trump.

Prej asaj kohe lidhjet e Fadil Berishës,  me Donald Trump, kanë pasur edhe momente shumë delikate, i tillë ishte edhe ai katër vjet më parë, ( 12 Shatator 2012), kur footografi i famshëm shqiptarë , në Amerikë, Fadil Berisha, ka pasur një problem me punën e tij. Ndërsa zhvillohej Miss United States, u tha se vajzat pikturuan në trupin e tyre, një lloj arti body-painting, dhe u fotografuan me rroba të brendshme, ndërkohë, që u konsideruan si të përdorura, si objekte seksuale nga shumë media amerikane.

Çështja shkoi deri në CNN, ndërkohë, që ishte vetë manjati Donald Trump, sot Presidenti i 45 i SHBA,  i cili e mbrojti këtë kauzë, që kaloi e gjitha në favorin e Berishës.
Megjithëse, vetë fotografi shqiptar, kishte sqaruar se si është zhvilluar kjo ngjarje, që në fund të fundit pati thënë, Donald Trump, “ Ajo nuk kishte asgjë të keqe , bile është shprehur ai se ajo kishte ndikuar vetëm pozitivisht tek Miss USA”.

Kështu që Donald Trump doli hapur në mbrojtje të mikut të tij shqiptarë, fotografit të mirënjohur shqiptar, me nënshtetësi amerikane, Fadil Berisha, i cili tashmë mund të konsiderohet se njeriu më i afërt, nga shqiptarë me Presidentin e SHBA, Donald Trump, megjithëse ai ende nuk ka dhënë ndonjë pronocim lidhur më këtë.

Ndërkohë, lidhur me këtë, ngjarje katër vjet më parë Berisha pati deklaruar se : “Unë nuk isha vetëm në atë takim dhe kur ata panë fotografinë e parë, vajza ndryshoi aq shumë, u bë aq seksi, aq ‘Victoria Secret’ dhe ata morën guximin ta përdornin këtë moment sepse e panë që vajza ishte e mbrojtur dhe fotografia e mbrojtur. I morën katër fotografitë dhe i futën në CNN, domethënë se dikush i vodhi fotografitë Fadil Berishës. Aty më kapën të gjitha kanalet televizive dhe u bë një debat nëse e teprova apo s'e teprova. Kur e pyetën Trumpin, ai tha se nuk e kuptonte?! “Këto fotografi ishin shumë të bukura dhe të lutem mos e ofendo fotografin tim, ai është shumë më i mirë se ai i Victoria Secret’”, ka shpjeguar fotografi me renome në SHBA, Fadil Berisha.

Gjithë, kjo doli një sukses shumë më i madh nga sa e kishin menduar. Spektakli bëri famë në krejt botën, u fut në CNN dhe në çdo televizion amerikan, citohet të ketë thënë Fadil Berisha./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat