Kisha Zoja e Shkodrës: 104 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë Meshë e Shejtë dhe u ngritë flamuri kuq e zi

Amerika

Kisha Zoja e Shkodrës: 104 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë Meshë e Shejtë dhe u ngritë flamuri kuq e zi

Nga: Beqir Sina - New York Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:09
Kisha Zoja e Shkodrës

HARSDALE NY : Për çdo vit rreth kësaj kohe, Kisha Katolike Shqiptare Zonja Shkodrës, është gati për festimin e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit - për vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke zbukuruar të gjitha ambjentet e brendshme dhe të jashtme të kësaj kishe, me flamuj kuq e zi, si dhe simbolet e tjera tona kombëtare.

Festimi i pavarësisë së Shqipërisë, në këtë kishë shqiptare, është pak më i veçantë, mbasi më 28 Nëntor, këtu, për çdo përvjetor meshtari i dalluar Don Pjetër Popaj, së bashku me dhjetëra besimtar, mblidhen në një Meshë të Shejtë, e dhënë, kjo, me rastin e ditës së pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa, përjashta saj në oborrin e kishës - Kambonarën e saj - ngrihet flamuri ynë kombëtar - flamuri kuq e zi, me shqiponjën dy krenare.

Image

Dom Pjeter Popaj, pasi ka kremruar Meshën e Shejtë, kushtuar dëshmorëve të, të gjitha kohërave, ka bekuar Ditën e Flamurit - Pavarësisë e Shqipërisë, duke vazhduar këtë ceremoni, e cila kulmon me ngritjen e flamurit, në Kambonaren e oborrit të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres.

Meshtari Don Pjetër Popaj, i tha gazetës tonë se:” Ditën e hënë, më 28 Nëntor, 2016, Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” kremtoi Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë Kombëtare, duke filluar në mesditë, me Meshën Shenjtë, kushtuar dëshmorëve të të gjitha kohërave” dhe shtonë se :“Mbas Meshës, me intonimin e Hymnit Kombëtar, është bër edhe ngritja e Flamurit mbi Kambonarën e kishës, më pastaj, sipas tij eshte shtruar një koktej festiv për të gjithë, ndërsa besimtarët uruan njëri tjetrin- Gëzuar Dita e Pavarësisë! Gezuar Dita e Flamurit!”

Kurse, simbolikisht, thonë organizatorët e kësaj ceremonie, është zgjedhur, mbasditja, e 28 Nëntorit, me kohën e Nju Jorkut, e njëjtë kjo sipas tyre me atë kur në Vlorë, u mblodhën së bashku patriotët e njohur shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare, më 28 Nëntorin e vitit 1912, dhe Plaku i urtë e i mençeur Ismail Bej Qemail, dhe e ngriten flamurin e kuq e zi me shkabën me dy krena në Vlorën heroike, duke shpallur kështu 104 vjet me parë, edhe Pavarësin e Shqipërisë, realizmin e ëndrrës shekullore të shqiptarëve, shkëputjen e saj nga Prenandoria Osmane, e cila e sundojë vendin tonë për 5 shekuj. 

Image

Dom Pjetri, si gjatë predikimit dhe më pas saj ka folur për rëndësinë e kesaj feste duke e quajtur atë “Festa me e madhe kombetare”.
Gjatë, kësaj ceremonie, e cila u shoqërua edhe me disa fjalime përshëndetëse, nga folësit, të cilët kan kujtuar për rëndësinë e 28 Nëntorit, u dha  një koncert festiv - në Qendrën Kulturore Nëna Tereze, pran kësaj Kishe, ku simbas, një foto-albumi postuar në llogarinë e tij në Facebook, të cilen na e sjell me atmosferën e bukur festive, anëtari i kryesisë së Kishës, Leonard Berishaj me aparatin e tij fotografik.

Në këtë ceremoni lider të komunitetit, përfaqësues të organizatave të ndryshme shqiptaro-amerikane, dhe veprimtar të dalluar, mbasi e kanë përshendetur këtë veprimtari, folën për rëndësin e 28 Nëntorit 1912, ndërkohë, që e uruan Kishën Katolike Shqiptare në Amerikë, Zoja e Shkodrës, dhe famullitarin e saj Dom Pjetër Popaj, dhe të gjithë shqiptarët kudo janë.

Në këtë ceremoni ka përshëndetur, edhe Dom Pjetër Popaj, Asambleisti i parë shqiptar , në Asamblenë e Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, kryetari i Këshillit të Kishës, zoti Lumaj, drejtori i qendrës kulturore Nëna Tereze, z Marjan Cubi, kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, n/kryetari Asllan Bushati, dhe veprimtarët Zef N. Dusi, Tonin Mirakaj, Gjon Gjokaj, dhe recituesi nga Malësia Nosh Camaj.

Image

Ngritja e Flamurit në Kambonaren e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, në Nju Jork, u shoqërua me këndimin e hymnit tonë kombëtar nga një grup fëmijësh me veshje popullore. 
Dom Pjetër Popaj, ishte në mes të fëmijëve të veshur me veshjet tona kombëtare, djemëve e vajzave të Grupit Rozafati e cila drejtohet nga koreografia Angjelina Nika, të cilët gjatë ceremonisë, kënduan dhe vallëzuan në oborrin e kishës per festën e flamurit.

Kjo, ceremoni u bë e mundur nëpërmjet punës së shkëlqyer që bënë me këtë rast per çdo vjet kleri kaatolik, në këtë kishë, drejtuesit e saj, vullnetarët dhe besimtarët. 
Komuniteti katolik shqiptar, tashmë me këto aktivitete ka treguar se është solid dhe i organizuar mirë rreth Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, duke pasur edhe një lidhje të fort mes fesë së tyre dhe kombit tonë. Kështu që këta besmitarë, të motivuar nga dëshira për t’a ruajtur si fenë e tyre edhe dashurinë për kombin, tonë, me dinjitet, krenari kombetare, kan kohë, që, prej krijimit të kësaj kishe në SHBA, që po i zhvillojnë disa lloje veprimtarishë me karakter fetar e kombëtar, gati për çdo vjet kushtuar festave tona kombetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat