“Megjithëse, nuk jam në Kosovë - Jam me Ramushin”

Amerika

“Megjithëse, nuk jam në Kosovë - Jam me Ramushin”

Beqir SINA - New York City Nga Beqir SINA - New York City Më 7 janar 2017 Në ora: 01:08
Polici i NYPD

NEW YORK CITY: Një ish punojes i zbatimit te ligjit - anëtar i Shoqatës së Policëve Shqiptaro Amerikan, ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, një fotografi në kohën e lirë - jo në detyrë, veshur me një bluze të bardhë ku mban para trupit nji karton të stamposur me gërma të mëdha me thirrjen : “Megjithëse, nuk jam në Kosovë - jam me Ramushin”.

Ky nuk është rasti i parë nga policët shqiptar në rradhët e NYPD, që demostrojnë me simbolet tona kombëtare. Në korrik të vitit të kaluar ishin tre policë shqiptarë nga uniformat blu që pozuan duke bërë simbolin e shqiptarëve, dy pëllëmbat në form Shqiponje në mes të New Yorkut, shkruan Bota sot.

 Ata ishin gjatë detyrës veshur me uniformë të Policisë së New Yorkut, kur janë fotografuar dhe të njëjtën fotografi e kanë postuar në rrejetin social Facebook.
Image

Megjithëse, nuk dihej përkatësia e dy të tjerëve por polici i mesit në atë fotografi është e sigurt se është e një shqiptari nga Kosova. Ai është A.K, i lindur dhe i rritur në Prishtinë, por që tash jeton në Amerikë.

28 vjeçari  së bashku me familje ka emigruar në Amerikë, pak para luftës në Kosovë ndërsa që nga 1 korriku është bërë polic i New Yorkut./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat