Uk Lushi, vizitoi Vatrën

Amerika

Uk Lushi, vizitoi Vatrën

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 shkurt 2017 Në ora: 12:08
Takimi i Uk Lushit në Federatën Panshqiptare “Vatra”

Publicisti, aktivisti dhe biznesmeni Uk Lushi vizitoi sot Federatën Panshqiptare “Vatra”. Ai u takua me Kryetarin Dr. Gjon Buçaj dhe anëtarë të Kryesisë së Vatrës në selinë e saj në Bronks të Nju Jorkut. Dr. Buçaj dhe vatranë tjerë e njohftuan Lushin, për aktivitetet dhe planet e shqiptaro-amerikanëve në Federaten “Vatra”, ndërkaq Lushi, shprehu mirënjohjen dhe admirimin për kontributet e veçanta të vatranëve të shquar si Fan Noli dhe Faik Konica dhe qindra personaliteteve tjera që “Vatra” ja ka dhuruar kombit dhe civilizimit shqiptar prej vitit 1912. 

Vatranët e pranishem në këtë takim, falënderuan Lushin për kontributin në jetën e komunitetit dhe shërbimin e tij dhe shqiptaro-amerikanëve të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës. Disa pjesëmarrës në takim rrëfyen shumë histori nga aktivitetet e organizatës së tyre, prej më shumë se një shekulli, kurse Uk Lushi në përfundim të vizitës e quajti Federatën Panshqiptare thesar i cili duhet të eksplorohet dhe duhet të vazhdojë kontributin e mirë për shqiptarët më tutje.

Shumë emocione e krenai në këtë të vizitë miqësore, krijojë mes shumë fotografive, edhe tablloja e madhe e vendosur në murin e sallës së mbledhjeve,  fotografia origjinale të Vullnetarëvet Shqiptaro-Amerikanë, që i përgatiti Aqif Përmeti (i pushkatuar më vonë nga diktatura komuniste) që më 1920 në kohën e luftës së Vlorës, 200 prej tyre, shkuan në Shqipëri - me uniformat ushtarake të Vatres, për të ngritur frymën Kombëtare(foto e marrë nga albumi i gazetës Dielli dhe e zmadhuar në koleksonin e Vatrës).

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u biseduan disa ide dhe projekte dhe pati një pajtim nga të gjithë të pranishmit që përkundër sukseseve të shumta të komunitetit tonë në Amerikë dhe shqiptarëve në Ballkan, Shqiptaro-Amerikanët, duhet të jemi më aktivë dhe të lobojmë Administratën amerikane të jetë më e angazhuar në shtetet tona në Ballkan, sidomos në luftën kundër politikanëve të korruptuar dhe për zhvillimin ekonomik të vendeve shqiptare në Ballkan.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat