Aleksandra Dimo, ushtronte profesionin e psikologes në Shqipëri por shkoi si emigrante në SHBA në vitin 2015, duke mos folur asnjë fjalë anglisht.
Ajo punon në një dyqan privat sëbashku me bashkëshortin e saj, ndërkohë që ai punon edhe si inxhinier.
28-vjeçarja shqiptare vazhdon të punojë si vullnetare çdo ditë në një qendër komunitare, ku aftësitë e saj terapeutike ngushëllojnë njerëzit e pastrehë dhe gratë shtatzëna.
“E gjithë dita ime kompletohet kur unë punoj aty, madje edhe vetëm për 3 orë. Nuk më intereson asnjë punë tjetër më pas”, shprehet Aleksandra.
Shqiptarja zotëron 2 gjuhë, spanjisht dhe italisht dhe ndërkohë është futur në një kurs për të mësuar anglishten.
Diploma e saj e masterit u tregoi miqve të saj amerikanë se ajo dinte ç’të bënte dhe mund ta bënte edhe në mënyrë vullnetare, pavarësisht se në atë shtet emigrantët e kanë të vështirë të bëjnë përpara dhe të çajnë në jetë.