Vera e njohur Stone Castle, në Panairin e verërave në Nju Jork

Amerika

Vera e njohur Stone Castle, në Panairin e verërave në Nju Jork

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:18
Nju Jork

NEW YORK CiTY : Kosova dhe prodhimet e saj po marrin njohen dhe ndërkombëtarizohen nëpër vendet të ndryshme botërore, madje edhe kryeqendrat e botës, si është edhe ky rast nga më fundit më verërat e Stone Castle nga Rahoveci në Nju Jork.

Gjigandi verërave kosovare, që tashmë ka bërë bujë të mëdhe në botë, vera e njohur nga Rahovec - Kosovë “Stone Castel”, e cila në vazhdim të promovimit të produketeve të veta, mori pjesë edhe në panairin e prezantimit dhe devostmimit në Nju Jork, panair prestigjoz ky që ka për qëllim të promovojë verërat nga e gjithë planeti edhe në metropolin e botës - qytetin e Nju Jorkut.

Ky panair i njohur si më i madhi në botë për të zhvilluar lidhje biznesi , rrjetizimin dhe zhvillimin e metutjeshëm të biznesit , e gjitha kjo e paraparë edhe për rritjen e suksesit të saj edhe në SHBA, një nga vendet më konsumuese të verërave në botë, ku vera nga Rahoveci-Kosovë, ka disa muaj që ka hyrë zyrtarishtë dhe po infiltron fuqishëm në tregun më të madh në botë tregun amerikan. 

Image

Në llogarinë e saj në rjetin social Facebook, Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku , mbasi ka vizituar panairin shkruan : “Pas një dite shumë të gjatë në OKB, isha krenare për të vizituar panairin e provës së verës në Manhattan, ku u prezantuan edhe verëta nga ish Ndërmarrja "Kalaja e Gurit" në Rahovec, e cila është në pronësi të një biznesmeni të suksesshëm amerikan me origjinë nga Kosova, Rrustem Gecaj.”

Krenar për investimin e Rrustem Gecaj dhe djemve të tij, Arben, Avni dhe Avdi të cilët janë bërë një histori suksesi dhe për të gjithë punën e tyre të vështirë, dhe shumë të suksesshme në prezantimin e verëra kosovare edhe në tregun amerikan, ka shkruar Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku.
Ndërmarrja "Kalaja e Gurit", ish “NBI Rahoveci” në Rahovec, u themelua në vitin 1953, së bashku me evolucionin e industrisë së rrushit dhe verës në këtë rajon, e cila filloi pas Luftës së Dytë Botërore:

Meqë kultivimi i prodhimtarisë së rrushit dhe verës në afërsi të Rahovecit dhe në përgjithësi në Kosovë daton nga kohët antike ilire, tradita e lashtë në këtë fushë, në këto rajone, konfirmohet nga shumë prova arkeologjike.

Kushtet e klimës, cilësia e tokës, vendndodhja gjeografike me një lartësi prej 350-500m, tradita dhe pasioni i njerëzve në këtë rajon për kultivimin e hardhisë dhe rrushit të verës kanë kontribuar në prodhimin e verës me një shije unike dhe cilësi të lartë.

Image

Prandaj, në vitin 1953 u krijua NBI "Rahoveci" si ndërmarrja e parë shoqërore, dhe në vitin 1955 ngriti punishte vere të parë në Rahovec. 
Kjo kompani ka demonstruar suksese të biznesit dhe prodhimit, duke zgjeruar sipërfaqet me vreshta dhe duke rritur kapacitetet prodhuese teknologjike. Kjo traditë është vazhduar dhe avancuar, veçanërisht pas privatizimit. Kjo ndërmarrje ishte e njohur në tregun evropian që nga viti 1963, ku filloi eksportin e verës së njohur për Amselfelder në Gjermani, ku edhe sot eksportimi i verës vazhdon me sukses.

Kjo ndërmarrje u privatizua në vitin 2006 nga ish NBI "Rahoveci". Pas privatizimit është quajtur si Kalaja e Gurit.

Ndërmarrja "Kalaja e Gurit" në Rahovec është në pronësi të një biznesmeni të suksesshëm amerikan me origjinë nga Kosova, Rrustem Gecaj, i cili pas privatizimit në vitin 2006 ka bërë investime me vlerë mbi  10,000,000 dhe si rezultat i kësaj jan arritur të krijohen kushte të avancuara teknologjike për prodhimin e rrushit dhe cilësisë së verës nga kjo prodhimtari.

Image

E gjithë ky investim dhe kjo punë kanë dhënë frytet e saj, ku shitja po rritet dita ditës.
Kalaja e Gurit, verërat e “Stone Castle” kan përparësi në tregun e Kosovës, ato kan filluar të zgjerohen me zyra në Tiranë dhe është prezent në tregun global ku qëndron në tre kontinente. 

Në Evropë shitet në: Gjermani, Zvicër, Itali, Angli, Çeki, Kroaci, Slloveni etj., Pastaj kontinenti afrikan, me prezencën e tij në Nigeri dhe në kontinentin amerikan, me praninë e tij në disa shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat