Dikur refugjat në SHBA, sot ky deçanas ushqen falas të prekurit nga stuhia Harvey

Amerika

Dikur refugjat në SHBA, sot ky deçanas ushqen falas të prekurit nga stuhia Harvey

Më: 2 shtator 2017 Në ora: 18:46
Kujtim Lokaj

Një shqiptar nga Kosova, që gjatë luftës në Kosovë iu desh të largohej nga vendi dhe të udhëtonte për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ka harruar tmerrin nëpër të cilin kishte kalur dikur dhe tani po ndihmon amerikanët që lëshuan shtëpitë e tyre për shkak të uraganit Harvey, që ka prekur një pjesë të SHBA-ve.

Tani Kujtim Lokaj nga Deçani, pronar i një restoranti në Dallas të SHBA-ve, po ushqen falas të prekurit nga Harvey.

Ai ka shërbyer mbi 300 vakte për të ikurit nga shtëpitë e tyre.

Për Kujtim Lokajn, televizioni CBS ka realizuar një kronikë ku Kujtimi tregon arsyen se përse po ndihmon ata që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të Harveyt.

“Është ndjenjë e njëjtë sikur atëherë kur u desh të linim Kosovën, prej nga jam, dhe u larguam pa pasur asgjë tjetër me vete pos rrobave në trup. Udhëtuam për ditë të tëra për në një vend tjetër, pa e ditur se ku do të flemë, ku do të hamë dhe kjo është një situatë shumë e vështirë. Prandaj, çfarëdo që mund të bëj sot për të ndihmuar, për mua është një privilegj”, ka thënë Lokaj në një intervistë për CBS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat