Roll Call: Pse është Eliot Engel një “Rock Star” në Kosovë!

Amerika

Roll Call: Pse është Eliot Engel një “Rock Star” në Kosovë!

Nga: Beqir SINA New York Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 16:20
Eliot Engel

Fletorja e Capitol Hill, “Roll Call”, e cila është një gazetë dhe ka një faqe interneti e botuar në Uashington, D.C, Shtetet e Bashkuara, kur Kongresi i Shteteve të Bashkuara është në sesionin legjistativë, dhe që njofton mbi lajmet manovrimet legjislative dhe politike në Capitol Hill, si dhe mbulimin politik të zgjedhjeve të kongresit në të gjithë vendin, i ka kushtuar një vend të veçantë lidhjeve mjaft të mira të Kongresistit Demokrat i Nju Jorkut, Eliot L. Engel me Kosovën.

Autorja e shkrimit shkruan se reputacioni i kongresistit nga Nju Jorkut Eliot L. Engel, është i madh aq sa ai në vizitën e fundit në Kosovë, u nderua nga qeveria e Kosovës, zyra postare e saj me imazhin e portretit të tij paraqitur në një pullë postare.

Ky nderim ndodh sa herë kongresisti Eliot L. Engel viziton Republikën e Kosovës, i cili është një shtet i vogël i Ballkanit, ku ai shpesh merr një respekt të veçantë nga shqiptarët e Kosovës.

Duke folur për gazetën e kongresit “Roll Call”,  kongresisti Engel, ka thënë : “Unë u bëra shumë i njohur në atë vend (Kosovë) sepse njerëzit më panë nëpërmjet TV-e, se çfarë po bëja në Uashington, për të mbrojtur ata nga regjimi i Millosheviqit, gjatë asaj kohe të vështirë” tha ai duke shtuar se “Sot, nuk është ndonjë gjë e pazakontë që njerëzit të më ndalojnë në rrugë dhe të më kërkojnë të marrin fotografi me mua".

Engel, sipas “Roll Call”, është një avokat i vjetër në ligjëvënsin amerikan për shqiptarët e Kosovës. Ai ishte ndër ligjvënësit e parë që u bën thirrje administratës së Klintonit, që të ndërhyjë në luftën e Kosovës, kundër forcave ushtarake e policore të Presidentit Sllobodan Millosheviç. Ai më vonë së bashku me kolgët etij miq të shqiptarve në Capitol Hill, shtyu Administratën Bush, që Shtetet e Bashkuara të njohin Kosovën, kur shpalli pavarësinë e saj në 17 Shkurt 2008.

Image

Prandaj edhe Qeveria e Kosovës, muajin e kaluar e nderoi zotin Engel me imazhin e portretit të tij vendosur në një pullë postare. Ai gjithashtu ka emrin e tij në shenjat e rrugëve në qytetin e Pejës, ku është edhe vendorigjina e mikut të tij të ngushtë shqiptaro amerikanit Harry Bajraktari, i cili e shoqëroi edhe në këtë vizitë të fundit.

"Peja, ky është qyteti i Kosovës i tretë më i madhi në vend, ku një nga sheshet e tyre kryesore, mban emrin tim: “Kongresisti Eliot Engel Boulevard", thotë ai i lumtur për këtë mirënjohje.

Kurse, “Roll Call”, thotë se “Në Kosovë ndihma për këtë vend të vogël të Ballkanit, që doli i shkatërruar nga lufta, ka vazhduar nga SHBA, dhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel nuk ndalet në këto ndihma së bashku me kolëgët e tij që përbëjnë Grupin e Çështjeve të Shqiptarve, dhe ai e kryeson së bashku me Senatorin Gary Peters në Capitol Hill”. 
 Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit, e cila është një agjenci e ndihmës për vendet e huaja, e krijuar nga Kongresi, 30 vjet më parë, kohët e fundit nisi një program pragu me 49 milionë dollarë në Kosovë, të cilin Engel, e nisi ta fillojë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, më 20 nëntor 2017.

Image

"Njerëzit e ndalojnë atë në rrugë, njëlloj sikur ai të jetë një Santa Claus. Gjithkush e njeh atë, të gjithë duan të marrin fotografi të tij, "tha shefi operativ i MCC, Jonathan Nash, i cili vizitojë Kosovën së bashku me kongresistin Eliot Engel. "Ka mjaft mbështetje dhe shumë njerëz atje kan respekt  për kongresmenin Engel, i cili ka ndihmuar shumë Kosovën në kohët më të vështira, prandaj unë mendoj se kjo është arsyeja pse ata e vunë edhe imazhin e portretit të tij në një pullë postare".
Kongresmeni Eliot Engel dhe Shefi i Operativë i Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit Jonathan Nash, gjatë vizitës në Prishtinë dhanë disa intervista me gazetat e televizionet kryesore në Prishtinë, përfshirë edhe një intervistë me Radio Free Europe në Prishtinë, Kosovë më 20 nëntor.

Në përgjithësi, populli i Kosovës, është populli mik i madh i amerikanëve, populli më pro amerikan në botë, shkruan Roll Call.
"Ju shkoni në Kosovë dhe shikoni përreth ... ka rrugë, sheshe, institucione, shkolla , librari, apo edhe lokale që kanë emrin e tyre, të ndonjë presidenti e nën presidenti amerikan, senatori, kongresisti, apo sekretari shteti”, tha Nash. Ato përfshijnë ish-Presidentin Bill Klinton dhe ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, e të tjerë”.

Ndërkohë, tha Kongresisti i Demokrat i Nju Jorkut, thotë për këtë duke e përforcuar mendimin e Nash, se : ”Çdo amerikan që udhëton në Kosovë, është ndier i sigurt si në Amerikë. Ata janë përshëndetur me të vërtetë me ngrohtësi, me mirëdashësi, si në asnjë vend tjetër në botë", tha Engel. 

Image

Ai tha gjithashtu se po lufton në Washington, duke ngritur zërin për gjithë Ballkanin, që ky vend të jet i qet, i paqtë dhe i sigurt për të gjithë popujt.

“Kosova, ishte me një status të veçantë nën ish Jugosllavi - nuk ishte Republikë, nuk iu dha  asnjiher statusi njëjtit me ish Republikat jugosllave, asnjëher nuk pati liri apo mundësi për të qeverisur vendin e vet, por u kontrollua dhe u sundua gjithmonë nga Beogradi, tha ai.

“Gjatë asaj periudhe të vështirë, sa më shumë ndiqja zhvillimet atje e shikoja se çfarë po ndodhte në Kosovë, aq më shumë fillova të shihja mizoritë që bëheshin atje. Fillova të shihja se kjo ishte një situatë shumë serioze, dhe se njerëzit po kërcënoheshin, bile edhe masakroheshin, vriteshin barbarisht. Unë kam qenë pjesë në grupin e parë të ligjëvënseve amerikan në Kapitol Hill, që kemi thënë qysh në fillim se Kosova duhet të jetë një vend i lirë dhe i pavarur ".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat