Sela në SHBA takim me Dioguardin, 27 Prilli dhe çështja e shqiptarëve në Maqedoni

Amerika

Sela në SHBA takim me Dioguardin, 27 Prilli dhe çështja e shqiptarëve në Maqedoni

Nga: Beqir SINA Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 16:01
Xhozef DioGuardi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z Ziadin Sela, po i njeh bashkëatdhetarët lidhur me zhvillimet më  të fundit në Maqedoni, sidomos me reformat atje, çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe çështje të tjera kombëtare.

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela, pas pjesmarrjes së tij në festimet që u mbajtën në SHBA, për nder të 28 Nëntorit  105 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kremtimin e festës së flamurit në mes të komunitetit të Malsisë së Madhe në Michigan, edhe në ngritjen e Flamurit Kombëtar në Çikago, po zhvillon takime në Uashington me zyrtarë dhe personalitete të rëndësishme politike amerikane.

Sela gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar një takim të rëndësishëm edhe me ish-kongresistin republikan të Nju Jorkut, Xhozef DioGuardin, President i lobit shqiptar Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, takim ky në të cilin mori pjesë edhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike Shirli Klojes Dioguardi, anëtari i Bordit të drejtorve Agim Aliçka, dhe veprimtari Fatoin Arifi gazetar nga Struga. 

Image

Si edhe njoftuan burime nga ky takim Sela dhe çifti Dioguardi biseduan për zhvillimet më të fundit politike në Maqedoni dhe pozitën e shqiptarëve në këtë shtet.
Xhozef DioGuardi i cili së bashku me bashkëshorten e tij Shrilli  Kloyes - DioGuardi, dhe lobin shqiptar në SHBA, Ligën Qytetare ka pasur një angazhim të madh në Uashington me çështjen shqiptare, për më shumë se 25 vjet,  inkurajoi Selën, në lëvizjen e tij në Maqedoni, duke i premtuar atij dhe lëvizjes që ai kryeson mbështetje të parezervë për realizimin e aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni.

 DioGuardi që mbetet të ishte një ndër  shtyllat kryesorë që ngriti çështjen shqiptare në Washington, dhe qe ai që u hapi dyert e shqiptarëve për ketë çështje, duke luajtur një rolë të madh për çlirimin e pavarësinë e Kosovës, me lobin shqiptar që ai themeloi dhe e udhëheq së bashku me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike Shirli Klojes Dioguardi, duke i dhënë edhe një shtytje të madhe të drejtave dhe lirive të shqiptarve në të gjitha trojet e tyre në Ballkan, përfshirë edhe çështjen e shqiptarëve e maqedonisë, foli për angazhimin e tij dhe të lobit shqiptar mbi zhvillimet aktuale në Maqedoni.

 Ai gjithashtu ka kujtuar zotit Sela edhe senacën dëgjimore në Kongresin amerikan me Departamentin e Shtetit Amerikan.

 Gjatë asaj seance ish-kongresmeni shqiptaro – amerikan dhe kreu i LQSHA, Xhozef DioGuardi në dëshminë e tij të dhënë në Kongresin Amerikan, ndër të tjera deklaroi se:

“Për muaj të tërë, përpara sulmit të tmerrshëm më 27 prill, Ziadin Sela, kreu i LR-PDSH ishte objektiv i një varg protestash dhe akuzash, duke bër fushatë të gjerë propagandistike kundra shqiptarëve dhe Ziadin Selës”.

Sipas tij, Sela si “armik i popullit”, duhej të eliminohet. Rezultati ishte me të vërtet tronditës dhe me pasoja të rënda fizike, tha Dioguardi duke treguar me dorë nga posterat me fotografitë e përgjakura, të Zijadinë Selës, i shtrirë për vdekje në mes të dyshemes së Parlamentit të Maqedonisë, informoi gazetari ynë në Washington.

Image

DioGuardi tha se në këtë sulm kanë marrë pjesë forca policore të maskuara.

“Sulmi brutal ndaj Selës, në veçanti, nga forcat speciale të maskuara të policisë, të cilët u lejuan nga Qeveria maqedonase për të sulmuar deputetët për më shumë se dy orë pa ndonjë ndërhyrje nga policia që ishin të pranishëm në vendngjarje, ndaj Ziadin Selës, ishte duke e godituar atë në mënyrë të përsëritur në kokë, rrëzuar pa ndjenja, deri sa sipas deshmitarve të asaj ngjarje ai u konsiderua i vdekur nga sulmuesit, kur ai u tërhoq nga dhuna brutale me plagë të rënda – dhe kjo mund të shihet qartë në fotografitë e përgjakshme të Sela më 27 prill që unë kam menduar për ta zgjeruar dëshminë time për këtë seancë”, nënvizoi kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi, njoftoi Bota sot nga Washingtoni, ditën që u mbajt senaca degjimore .

Sipas tij, banditë dhe paramilitarë ia mësynë Parlamentit në një përpjekje për të goditur frikën dhe terrorin në mendjet dhe zemrat e atyre deputeteve shqiptarë, të vendosur për reformimin e qeverisë së korruptuar maqedonase të kryesuar nga kryeministri Nikola Gruevski, i cili e ka udhëhequr qeverinë si një ndërmarrje kriminale gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit.

Ziadin Sela aktualisht gjendet në Uashington ku ka takuar zyrtar të Departaentit të Shtetit  kongresistin Kris Marfi, ndërsa ka realizuar takime me komunitetin shqiptar në Konektikat, Çikago dhe Detroit, komunitetin shqiptar në Nju Xhersi dhe atë të Nju Jorkut, me të cilët po ashtu po i njeh bashkëatdhetarët lidhur me zhvillimet më  të fundit në Maqedoni, sidomos me reformat atje, çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe dhe çështje të tjera kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat