LSI sfidon të kaluarën e saj, Kryemadhi vizitë e një kryetare e një partie e majtë e vërtet në Vatrën e Nolit e Konicës, në SHBA - Bota Sot
LSI sfidon të kaluarën e saj, Kryemadhi vizitë e një kryetare e një partie e majtë e vërtet në Vatrën e Nolit e Konicës, në SHBA

Amerika

E enjte, 18 tetor 2018

LSI sfidon të kaluarën e saj, Kryemadhi vizitë e një kryetare e një partie e majtë e vërtet në Vatrën e Nolit e Konicës, në SHBA

 Beqir SINA - New Yorku Nga Beqir SINA - New Yorku Më 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:19
Dritan Mishto

NEW YORK: Gjatë vizitës disa ditore në SHBA, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, u prit dje në Shtëpinë e Vatrës, në një takim mjaftw miqësor nga Kryetari i Vatrës, Dritan Mishto, editori i Diellit Dalip Greca, dhe drejtues e anëtar të kryesisë dhe vatranë të rinjtë, duke i bërë një sfidë të kaluarës së saj .

Takimi në Vatër, që është mbajtur të paktën deri tani “fshehur”, sipas disa burimeve anonime nga brenda takimit, u fokusua në zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri, ku znj.Kryemadhi, bëri një ekspoze “shoshë” të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke vënë theksin e saj tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe foli pak gjithashtu edhe për çështjen e zgjedhjes së Prekurorit të ri të republikës.

Madje ajo duke sulmuar ashpër Kryeministrin Rama, gjatë fjalës dhe përgjigjeve të të interesuarve, kërkoi edhe ndihmën e vatranëve dhe inkurajojë ata të sensibilizojnë Washingtonin, se Shqipëria sipas saj është kthyer në 90’ dhe kyr regjim duhet përmbysur.

Znj. Kryemadhi, sipas statistikave është e para udhëheqëse e lart e majtë ( kryetare partie) nga Shqipëria, që hyri në “shtëpinë” e Vatrës, e cila aktualisht është kryetare e LSI-së, një parti kjo qe doli si një ish - “fraksion” ky i Partisë Socialiste, e cila thotë se përfaqëson me të vërtet të majtën shqiptare.

Ajo është e kthyer nga parti “pragmatiste”, në fakt në një parti e sistemit, në parti vërtet socialiste, – e cila ndryshe mund të përdor termin e majtë sociale si kundërvënie ndaj të majtës liberale siç vetë konsiderohet PS-ja.

Për koincidencë vizita e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Znj. Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili, koncidoi edhe me festën e 27 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, në Tiranë dje.

Disa muaj më parë SHBA, i vizitojë edhe lideri demokrat Lulëzim Basha, por gjatë kësaj vizite zoti Basha, nuk ndaloi në Nju Jork, dhe nuk u takua fare me Vatrën dhe kryetarin e ri të saj, çka ka hapur shumë spekulime kur vjen në fjalë që këto ditë Vatra, priti me ftesën e saj, lideren më të madhe ideologjike, në Shqipëri, Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi, parti kjo që feston ende çdo festë komuniste me shallë të kuq dhe protretin e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Znj. Kryemadhi, duke u ndalur tek marrëdhëniet mes LSI-së, dhe Vatrës theksoi se lidershipi i ri, vatrës ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshëm këtyre lidhjeve, edhe për të majtën dhe për vet Vatrën, që të dyja tani të kapërcejnë të kaluarën tonë, me sfidat e mëdha me të cilat jemi duke u përballur së bashku me qeverinë e kësaj maxhorance dhe kryeministrin Edi Rama, dhe të japim së bashku kontributin e tonë drejt zhvillimit të Shqipërisë, tha zonja Kryemadhi.

Siç dihet këtë vit “VATRA” refuzoi takimet me Ramën, duke e bojkotuar në Samitin e Diasporës, të ashtuquajtur atë nga Vatra, sipas editorit të saj si “Samit i diasporës” i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Kryetari i ri Federatës PanShqiptare të Amerikës, z. Dritan Mishto, qysh në ditët e para në vizitën e parë si Kryeministër në Nju Jork, të Edi Ramës, në një takim organizuar nga KKSHA, mori lajmin (konfirmimin ) mbi largimin e tij nga detyra që mbante si Konsull i Përgjithshëm e R.Sh, në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test