Kongresmeni Engel, mbajti drekën e festës vjetore të prag Krishtlindjeve - Bota Sot
Kongresmeni Engel, mbajti drekën e festës vjetore të prag Krishtlindjeve

Amerika

E diel, 22 korrik 2018

Kongresmeni Engel, mbajti drekën e festës vjetore të prag Krishtlindjeve

Nga: Beqir SINA - New York Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 16:30
Dreka e festës vjetore të prag Krishtlindjeve

Anembanë SHBA-ës, këto ditë atmosfere festive të mrekullueshme, zubukrimeve dhe gëzimeve Shtëpia e Bardhë, Kongresi, Senati amerikan, asamblesit, dhe udhëheqës lokal, instutucionet shterore e private, personalitete të njohura politike, afaristët, artistët dhe zyrtarët e lart amerikanë, e kanë traditë si në çdo prag Krishtëlindje, të shtrojnë bankete festive për nder të festave të fund-vitit, Krishtë Lindjen dhe Vitin e Ri. 

Kjo është një traditë e vjetër dhe bukur në Shtetet e Bashkuara, një rast i mirë ky për të festuar së bashku dhe për të shprehur një mirënjohje e respekt të thellë, ndaj të gjithë atyre miqëve dhe të afërmeve të tyre, mbështetësve dhe kontribuesve.

Ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, miku i shquar i shqiptarëve, i cili organizon për të shatëmbëdhjetin vit me rradhë, një pritje të tillë “Annual Christmas Party”, ftoi në këtë drek festive më shumë se njëqindë veta, ku në mesin e të ftuarve si çdo vjet ishin në këtë festë, edhe miqt e tij  më të preferuar, të ftuarit nga ai prej komunitetit shqiptarë.

Miqtë shqiptarë, lider dhe veprimtarë, përfaqësuesit diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës në Nju Jork, Ambasadorja Besiana Kadare, shefe i Misionit të Përhershëm në OKB, dhe Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatçia, Asamblesiti dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, u bënë së bashku për të përsheëndetur dhe dhënë një respekt të veçant  me rastin e Krishtlindjes kongresitit Engel.

Pritja tradicionale me rastin e Krishtëlindjve, e organizuar nga kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, bashkëshortja Pat dhe tre fëmijët, në kantonin Yonkers të Nju Jorkut, u mbajtë të dielën në mesdrekë në lokalin piktoresk “The Riverview” në Yonkers – New York, rreth 100 kilometër në veri të qytetit të New Yorkut, bregun e lumit Hudson.

Ligjëvënsi amerikan Eliot Engel, i rrethuar nga bashkëshortia e tij, dhe dy djemtë e vajza, tha në fillim të përshëndetjes së rastit se ai kishte shfrytëzuar këtë rast, për t’ua  uruar, miqve, kolegve dhe mbështetësve të tij, me anë të dreke festive festat e fundvitit. 

“Kjo, tha Engel, është një kartolinë urimi nga ana ime dhe familjes time, pikërisht për ju të gjithë që kontribuat dhe më keni mbështetur, gjatë gjithë vitit për të shërbyer dhe qenë afër jush, duke qenë edhe zëri i juaj  në Dhomën e Përfaqësueseve, Capitol Hill ”.

Më pas ai duke ngritur një gotë verë, zgjodhi të jap një përshëndetje të ngrohtë, në emër të tij bashkëshortes Patt Engel, së bashku me tre fëmijët tij, duke ua uruar të gjithëve mysfirve, festat e fundvitit Krishtlindje dhe Viti i ri, me urimin e përzemërt që ato të mbushin familjen dhe zemrat e të gjithëve me gaz dhe lumturi - “Suksese të gjithëve dhe Gëzuar Krishtlindjen!” tha Engel.

Me këtë rast edhe veprimitari i dalluar i komunitetit z. Harry Bajrakatari, shtroi në sht?pinë e tij një Koktejl me miqt e tij pjesëmarrës në festën vjetore të Krishtlindjeve të organizuar nga kongresisiti Eliot Engel dhe familja e tij në Yonkers të Nju Jorkut.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test