Shqiptaro-amerikania, mikeshë e Presidentit Trump: Turp për Shqipërinë

Amerika

Shqiptaro-amerikania, mikeshë e Presidentit Trump: Turp për Shqipërinë

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 22:26
Lisa Milicaj

Gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur këshilltare në shtetin e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, ka dënuar pozicionimin e Shqipërisë kundër Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkitazi me statusin e Jerusalemit.

Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara sot kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën.

Milicaj, politikane republikane, mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin.

Vendimi i qeverisë së Edi Ramës ka tronditur edhe Kosovën. Ka reaguar edhe vetë presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se për dallim prej Shqipërisë, Kosova sot do të rreshtohej krah SHBA’së në OKB, edhe sikur të ishte e vetmja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat