Mark Gjonaj dhe familja festojnë Krishtlindjet në Nju Jork

Amerika

Mark Gjonaj dhe familja festojnë Krishtlindjet në Nju Jork

Nga: Beqir SINA - New York Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 15:38
Pamje nga festa

Kjo është  koha e mrekullueshme e vitit, ku njerëzit ngado që i shikon të lëvizin nëpër qytet janë duke u përgatitur dhe mezi presin të celebrojnë më 25 dhjetor Krishtlindjen dhe më pas të festojnë ardhjen spektakolare të Vitit të Ri!

Kudo këto ditë shikon njerëz të qeshur dhe të gëzuar,  takohen në pritje të bukura prag feste, ku të gjithë mblidhen së bashku dhe ndajnë momente më të mira të vitit, që po lëmë pas në frymën e respektit, miqësisë, e dashurisë dhe të gëzimit e argëtimit të madh.

Me një feste tradicionale - një festë dashurie  me ushqim dhe pije, muzikë dhe urime , organizojë mbrëmë në një restorant të bukur në qytetin e Bronxit, “Don Coqui on the Water”, i ndodhur në ishullin Long Island City, ish-deputeti i Kuvendit të shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj (D-Bronx), i cili prej 1 janarit 2018, do të jetë përfaqësuesi i Qarkut 13-të, anëtarë në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut.

Qindra të ftuar, mes tyre edhe udhëheqës lokal, koleg të tij, liderë e veprimtar të komunitetit, aktivistë të qytetit, diplomatët e të dy vendeve tona në Nju Jork, Shqipërisë e Kosovës, u bashkuan në këtë fest dhe shpërndar urimet më të ngrohta që sjell  festa,  duke festuar e gëzuar së bashku me familjen Gjonaj, mbrëmjen festive me rastin e Krishtlindjeve, e cila paraqet festimin e saj me një shumëllojllojshmëri gëzimesh nga të gjithë pjesmarrësit.

Gjatë festës mysafirët kërcenin në ritmin e muzikës, ndërkohë që restoranti i bukur “Don Coqui on the Water” në ishullin Long Island City, ishte zbukuruar me dritat shumëngjyrshe dhe pemën e Krishtlindjes, si dhe të tjera zbukurime tradicionale që i përkasin festës së Vitit të Ri.

Image

Mbrëmja vjetore e Krishtlindjeve e cila ngado që të shikosh e ka ndezur atmosferen festive dhe është bërë një traditë e gjatë edhe e familjes Gjonaj, emigruara këta nga Reçi - Ulqinit, dekada më parë, spjegon Mark Gjonaj,  është bër për çdo vit që ne të presim së bashku mbarë miqt dhe të dashurit tonë, por edeh anëtar të komunitetit, veprimtar dhe aktivist  të qytetit, në këtë  event të bukur të mbushur  vetëm me gëzim dhe me argëtim. Pra, për tju ju dhënë të gjithë të ftuarve tanë, me këtë rast edhe një mirënjohje dhe respekt të veçant, në këto festa, Krishtëlindjen, Hanukah dhe Vitin e Ri” tha ai, ndërsa para hyrjes së lokalit priste së bashku me bashkëshorten Roberta të gjithë mysafirët e tij në këtë festë.

Në fjalën e tij përshëndetse Mark Gjonaj, mikëpritësi i kësaj mbrëmje të bukur, tha mes tjerave se :“Mbasi po mbyllim një vit të suksesshëm, unë së bashku me ju që më përkrahët dhe ishit me mua gjatë gjithë fushatës, dëshiroj të gëzojmë në k?të mbrëmje të bukur,  dhe me këtë rast të ju falënderoj të gjithëve ju dhe kolegët e mi, që bëmë këtë udhëtim të mundshëm për mua, që me 1 janar zyrtarisht të jem anëtar i Këshillit të Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Qarku 13-të. Koleg të nderuar, miqë, ju pjestar të familjes Gjonaj, ju vullnetarët dhe përkrahësit e mi –, fitorja dhe suksesi im, këtë vit nuk do të ishin të mundur pa ju, dhe unë sot më shumë se kurr u jam të gjithëve mirënjohës për mbështetjen tuaj, duke ju uruar të gjithëve ju :" Gëzuar Krishtlendjet dhe Vitin e Ri ”, u shpreh zoti Gjonaj.

Image

 

Këto ditë kur atmosfera e festive shkëlqen kudo në qytetin e New Yorkut, Senatori i shtetit Jeff Klain dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë së qytetit , Mark Gjonaj,  kan organizuar një serë aktivitetesh në qytetin e Bronxit, distriktin ku ata shërbejnë, në përhapjen e gëzimit të Krishtlindjes, Hanukah, dhe Vitit të Ri, shpërndarjen pakove  dhe lodrave, edhe për familjet skamore dhe fëmijët e sëmurë , lidnur me të meta, mendore.

Ata këto ditë ishin në spitalin e fëmijëve paralegjikë, me pako dhe dhurata të bukura shpërndar për fëmijët të Institutit për Edukimin Special të NY-së dhe Lagjes Pediatrike të Spitalit Jacobi!

“Gëzuar Krishtlindjet! nga Mark Gjonaj, ishte kartolina e cila shkruan :” Krishtlindja, është një ditë e lumtur që ne festojmë midis familjes dhe miqve tanë. Është koha e adhurimit dhe reflektimit, duke e ndarë atë gëzim me të gjithë ata që duam".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat