Shqiptari me restorantet më të mira në Nju Jork - Bota Sot
Shqiptari me restorantet më të mira në Nju Jork

Amerika

E enjte, 18 tetor 2018

Shqiptari me restorantet më të mira në Nju Jork

Më: 25 dhjetor 2017 Në ora: 20:22
Alban Benjamin Prelvukaj

Alban Benjamin Prelvukaj tregon për “Pasdite në Top Channel” historinë e jashtëzakonshme të një shqiptari të suksesshëm në Amerikë.

Nga kamarier, në pronar të restoranteve ndër më të mirët në Nju Jork, e tashmë prezent edhe në Japoni.

“Sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri tani”, tregon Prelvukaj.

“Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim”, shton Prelvukaj, i cili thekson se shumicën e të punësuarve e ka shqiptarë.

“300 punërtorë i kam shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork”, shprehet Prelvukaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test