Sondazhi: Shumica e shqiptarëve mbështesin Shqipërinë Etnike - Bota Sot
Sondazhi: Shumica e shqiptarëve mbështesin Shqipërinë Etnike

Amerika

E hënë, 23 prill 2018

Sondazhi: Shumica e shqiptarëve mbështesin Shqipërinë Etnike

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 26 dhjetor 2017 Në ora: 13:46
Ilustrim

Sondazhi i Gallup, është mbajtur shtatë vjet më parë dhe ka treguar se 62.8 për qind në Shqipëri dhe 81 për qind në Kosovë e mbështesin personalisht idenë e Shqipërisë Etnike. Ao që konsiderohet surpriza, është se 51.9 për qind e banorëve të Maqedonisë, qofshin shqiptarë apo maqedonas e përkrahin këtë ide.
Dëshira e shprehur së pari nga Naum Veqilharxhi, dhe e vazhduar nga apostulati i Mbretit të Shqiptarve Zogu i I-rë, për një Shqipëri Etnike, ku flitet, lexohet dhe këndohet vetëm shqip, duket se nuk ka reshtur kurrë së ekzistuari në mendjen e bashkëkombësve tanë, deri në ditët e sotme. 

Realizimi i një shteti mbarë shqiptar, ku do të përfshiheshin të gjitha trojet shqiptare, po gjen gjithënjë e më shumë, pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri, lirisë e pavarësisë së Kosovës liritë e të drejtat e shqiptarve në viset shqiptare të okupuara, duke pasur përkrahjen e pjesës më të madhe të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, që për surprizë, gjen përkrahje edhe nga maqedonasit. Të rinjtë janë më patriotë, në ndryshim nga grup-mosha mbi 55 vjeç ( kjo ndoshta ka të bëj me atë se ndjenja patirotike u rritë shumë me rënjen e regjimit sllavo komunist, si n? Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare për rreth).

Megjithatë, këto janë rezultatet e sondazhit të kryer nga Gallup International dhe të publikuara më 25 Dhjetor 2010, si pjesë e projektit ‘Balkan Monitor’.
Pro.

Sondazhi që është kryer në të gjitha vendet e Ballkanit, në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë ka pyetur të intervistuarit edhe mbi idenë e Shqipërisë Etnike, me pyetjen e formuluar: “A do ta mbështesnit personalisht idenë e Shqipërisë së Madhe”? Në bazë të këtyre rezultateve në Shqipëri, 62.8 për qind janë pro, 29.7 për qind janë kundër, 4.4 janë përgjigjur “nuk e di” dhe 3.1 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

Në Kosovë, situata duket më pro bashkimit, pasi 81 për qind e kanë përkrahur këtë ide, 12.6 për qind janë shprehur kundër dhe 2.9 për qind kanë “abstenuar”, ndërkaq 2.6 për qind nuk janë përgjigjur.

Surpriza e këtij sondazhi është Maqedonia, ku janë pyetur nëpërmjet sondazhit rreth 1000 persona, prej të cilëve 66 për qind ishin maqedonas dhe 25.7 për qind ishin shqiptarë. Por idenë e bashkimit të trojeve shqiptare me Shqipërinë e kanë përkrahur 51.9 për qind e të intervistuarve, çka do të thotë se një pjesë e mirë e maqedonasve janë shprehur pro kësaj ideje. Ndërkaq 35.1 për qind e kanë kundërshtuar, 9.1 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë dhe 3.7 për qind kanë refuzuar të japin mendimin e tyre.

Nëse nesër do të kishte referendum

Nëse nesër do të kishte një referendum për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve shqiptare në Maqedoni, duket se përgjigjja do të ishte “PO”. Ndër ata që kanë mendim pozitiv dhe negativ, në Shqipëri referendumi do të triumfonte me raport 7:3, ose më saktë 67.9 për qind pro dhe vetëm 32.1 për qind do të votonin kundër bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet.

Në Kosovë fitorja e bllokut pro do të ishte edhe më e thellë, pasi më shumë se 8 në 10 banorë të Kosovës do të votonin pro bashkimit. Në këtë mënyrë, sipas sondazhit të Gallup International, 86.3 për qind do të ishin pro bashkimit dhe vetëm 13.7 për qind do të votonin kundër. “Lufta” do të bëhej në Maqedoni, por çuditërisht edhe këtu, sipas sondazhit, do të fitonte “Po”-ja, pasi 59.7 për qind do të votonin pro dhe vetëm 40.3 për qind do të ishin kundër.
“Çalon” Shqipëria e Mesme

Sondazhi ka dhënë edhe rezultate mbi rajone të veçuara, duke treguar se cilat janë zonat që janë më shumë pro dhe cilat janë ato që e kundërshtojnë Shqipërinë Etnike. Në ndryshim nga sa mund të pritej, Shqipëria nuk ka ndonjë ndryshim Veri-Jug në këtë aspekt, por është Shqipëria e Mesme ajo që, ndonëse është pro, ka një numër të konsiderueshëm personash që e kundërshtojnë bashkimin.

Kështu, në Shqipërinë e Veriut, 68.5 për qind janë pro, përkundrejt vetëm 23.1 për qind kundër (74.8 dhe 25.2 ndër ata që kanë dhënë mendim), përafërsisht e njëjtë me Shqipërinë e Jugut, ku 65.6 për qind janë pro dhe 26.2 kundër (71.5:28.5). Ky hendek ndryshon kur vjen puna në Shqipërinë e Mesme ku vetëm 53.8 për qind janë shprehur pro Shqipërisë Etnike dhe 37.7 për qind janë shprehur kundër.

Në Maqedoninë Veriperëndimore që ka shumicë shqiptare, 66.5 për qind janë pro dhe 22.2 janë kundër, ndërsa në pjesën tjetër 34.3 për qind janë pro dhe 50.7 për qind janë kundër. Për sa u përket kryeqyteteve, ato nuk variojnë shumë nga njëra-tjetra. Në Tiranë 62.4 për qind janë shprehur pro dhe 30.6 për qind janë shprehur kundër, jo shumë larg perceptimit në Prishtinë ku 69.7 janë pro dhe 25 për qind janë kundër. Në Shkup 41.2 për qind janë shprehur pro, 8.8 për qind kundër, ndërsa 41.2 për qind kanë zgjedhur “Nuk e di”.

E ardhmja është bashkimi

Nëse do të shohim drejt së ardhmes, atëherë me siguri mund të themi që trendi është në rritje. Ndërkohë që 62.8 për qind janë pro Shqipërisë Etnike, më shumë se 70 për qind katapultohet kur vjen fjala tek individët nën 55 vjeç. Sipas sondazhit, të moshuarit nuk janë dhe aq të dhënë pas kësaj ideje, pasi në grup-moshat mbi 55 vjeç, vetëm 54.2 për qind janë pro bashkimit dhe 40.7 për qind janë kundër.

Në të kundërt, nëse nesër do të ishte një referendum, grup-mosha 15 me 24 vjeç do të votonte 72.2 për qind pro, ajo 25 me 39 vjeç, 71.3 për qind pro dhe personat ndërmjet 40 dhe 55 vjeç do të votonin 71.2 për qind pro.

Ky fenomen vërehet edhe në Maqedoni dhe në Kosovë, ku sa më e re është mosha e të intervistuarve, aq më pozitiv ndaj bashkimit kombëtar janë ata. Në të kundërt, moshat e mëdha duket se nuk janë dhe aq të dhëna pas kësaj ideje, ndoshta edhe për shkak të izolimit komunist që kanë pasur me pjesët e tjera të kombit tonë.

Trende të ndryshme

Por trendet se si ndryshon ky fenomen janë të ndryshme. Në krahasim me një vit më parë, duket se ka një rënie të lehtë të shqiptarëve të Shqipërisë që mbështesin bashkimin, pasi vjet përqindja ishte 70. Krejt e kundërta ndodh në Kosovë, ku vetëm dy vjet më parë, personat që ishin pro bashkimit ishin vetëm 54.7 për qind dhe vjet ishin 74 për qind, një trend rritjeje që u ruajt edhe këtë vit.

Surpriza me emrin Maqedoni, dy vitet e kaluara ishte në nivelin 13.9 dhe 13.6 pro idesë së bashkimit, shumë herë pra më poshtë se niveli prej 51 për qind që është sivjet në sondazhin e përvitshëm të Gallup International.

A do ta mbështesnit personalisht idenë e Shqipërisë Etnike?

Raporti Po/Jo
Rajoni
Po
Jo
Nuk e di 
Refuzoj
Po
Jo
Shqipëri
62.8
29.7
4.4
3.1
67.9
32.1
Shqipëri e Jugut
68.5
23.1
5.5
2.9
74.8
25.2
Shqipëri e Mesme
53.8
37.7
4.9
3.6
58.8
41.2
Shqipëri e Veriut
65.6
26.2
2.9
5.3
71.5
28.5
Tiranë
62.4
30.6
3.5
3.5
67.1
32.9
Kosovë
81
12.6
2.9
2.6
86.5
13.5
Prishtinë
69.7
25
2.6
2.6
73.6
26.5
Maqedoni
51.9
35.1
9.3
3.7
59.7
40.3
Rajoni me shumicë shqiptare
66.5
22.2
7
4.4
75
25
Rajoni me shumicë maqedonase
34.3
50.7
11.2
3.7
40.4
59.6
Shkupi
41.2
8.8
41.2
8.8
82.4
17.6
Shqipëri
Mosha
15-24
64.8
25
72.2
27.8
25-39
64.9
26.1
71.3
28.7
40-55
66.7
27
71.2
28.8
55+
54.2
40.7
57.1
42.9
Kroatët kundër BE-së?
Në përgjithësi studimi i Gallupit tregon se mbështetja e përgjithshme për integrim në BE është e lartë në Ballkanin Perëndimor. Në të gjitha vendet, me përjashtim të Kroacisë, gati dy të tretat e qytetarëve do të votonin në një referendum pro anëtarësimit në BE. Fakti që në Kroaci, në vendin më pranë anëtarësimit të BE, janë vetëm 38% e të pyeturve, që do të votonin pro anëtarësimit, ndërsa 43% madje janë kundër anëtarësimit në BE, ka shpjegime të ndryshme. Andrew Pirk, një analist i Gallupit, i pyetur nga DW mendon se kjo ka të bëjë ndër të tjera me faktin se njerëzit në Kroaci janë më të ndërgjegjshëm për vështirësinë e reformave të kërkuara nga BE, si kusht për vazhdimin e procesit integrues.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test