Shqiptarët në Amerikë, kremtuan Krishtlindjet - Bota Sot
Shqiptarët në Amerikë, kremtuan Krishtlindjet

Amerika

E hënë, 23 prill 2018

Shqiptarët në Amerikë, kremtuan Krishtlindjet

Nga: Beqir SINA New York Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 15:36
Shqiptarët në Amerikë kremtuan Krishtlindjet

Me shumë “Dashuri respekt, paqe dhe lumturi për të gjithë besmitarêt katolikë në mbarë botën, të gjithë shqiptarët e Amerikës, i përcollën me shumë dashuri e kënaqësi këto Krishtëlindje me urimin e përbashkët :”Për shumë mot Krishtlindjen!”

Ndërkohë, sikundër gjithë katolikët e botës që keremtuan Krishtëlindjen, edhe shqiptarët e të krishter në SHBA, celebruan Meshën e Madhe në kishat e tyre në Kishë Katolike “Zoja e Shkodrës” Hartsdale - New York, Meshtar Dom Pjetër Popaj, Kisha e Shën Palit me Meshtar Dom Fredi, dhe Kisha e Zonjës Pajtore të Shqiptarëve, me famullitar Dom Ndue Gjergji, Kisha Katolike shqiptare në Toronto - Kananada.

Nata e Krishtlindjeve, ishte një natë e veçantë, për të gjithë besimtarët e të krishterë shqiptarë këtu në SHBA-së. Të pranishëm në kremtimine Krishtëlindjeve kanë qenë besimtarë, të të gjitha moshave, fëmijë me prindërit e tyre dhe të moshuar, nga Shqipëria, Kosova e viset shqiptare, të cilët kan emigruar në vite.

Ceremonia kryesore u mbajtë në Nju Jork, ku më shumë se 5 mijë besimtarë katolik shqiptarë, kcelebruan meshat e Krishtlendjes në Kishën Katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, ku famullitar i kësaj famullie është i përndershmi Dom Pjetër Popaj.

Kisha Katolike shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës”, e cila ndodhet në një mjedis të bukur natyror, provincën e Hartsdale – Nju Jork, sipas traditës mban tre mesha të cilat kremtuan lindjen e Krishtit, : Mesha e Madhe e mesnatës, mëngjesit dhe mesdrekës, mbajtur nga meshtarët Dom Pjetër Popaj dhe Dom Victori.

Në clebrimin e tij Doma Pjetri, sipas një vido të trasmentuar nga kjo kishë live, tha se :“Lutemi që forca e Betlehemit – Krishti Zot t’ju sjell hir paqe dhe bekim – dashuri ju dhe familjet tuaja – Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindja!! – Paqja e Krishtit kjoft mbi ju”.

Në mesazhin e tij, i përndershmi Dom Pjetër Popaj thotë se Krishtlindjet na e japin mundësinë të ndalohemi pak dhe të meditojmë për Dritën dhe Shpresën që hyjnë në botë nëpërmjet Lindjes së Krishtit. Jezusi vjen për të na prua shëlbimin. Ai vjen për të na çliruar prej mëkatit që të kthehemi te përqafimi i Atit. Ai vjen për të na prua dritën në terrin tonë, shpresën e jetës së re dhe premtimin e parrizit. Lindjes së Krishtit, thekson Popaj, i ka prij hylli ndriçues që ka shndritur tre mbreten që prej sa miljesh larg shkojnë pas hyllit deri që e gjejnë Krishtin Foshnje. E njajta dritë na ndriçon edhe ne sot. Në Jezusin fëmijë të fjetur në grazhd është krejt pranija e Zotit. Ai vjen që ne të kemi jetën më të begatshme.

Më tej Dom Pjetri thotë “le të lutemi që të gjithë, por sidomos ata që besojnë në Krishtin, tu përngjajnë tre mbretërve prej lindjes, që e kanë parë hyllin, kanë besuar dhe janë nisur pas tij. Bëje që Krishtlindjet të na mbushin me mrekullin e misterit të Krishtit Foshnje, Birit të Zotit”. Në fund të mesazhit ai thotë përsëri “I lutemi Zotit që të ju bekojë ju dhe familjet e juaja për Krishtlindje dhe gjatë Vitit të Ri e gjithmonë”. “Bën që të ju mbushin zemrat tuaja me praninë e Tij që ta tregoni dashurinë e Tij ndër të tjerë. Gëzuar Krishtlindjet! ka përfunduar mesazhin famullitari i kishës Katolike Shqiptare ‘Zoja e Shkodrës’”, Dom Pjetër A. Popaj.

Në fund të meshës dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork”, faleminderojë, me këtë rast meshtarin Dom Victorin për mbajtjen e meshës, të gjithë besimtarët dhe ata që u përkujdesën për këto Krishtlindje, vullnetarët, ata që mbajnë rregullin, dhe zbukuruesin e kishës.

Të gjithë shqiptarët e Amerikëss, i përcollën me shumë dashuri e kënaqësi këto Krishtëlindje me urimin e përbashkët :”Për shumë mot Krishtlindjen!”

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test