Krishtlindje dhe Viti i Ri në Nju Jork, janë një mrekulli

Amerika

Krishtlindje dhe Viti i Ri në Nju Jork, janë një mrekulli

Nga: Beqir SINA - New York Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 16:03
Nju Jork

Nju Jorku është, qyteti më i bukur në botë. Mund të vizitohet si në verë ashtu edhe në dimër.Është, i përshtatshëm për ata që preferojnë expensive “shopping" dhe për ata që duan të “gjejnë shopping simbas buxhetit”. Të gjejnë kudo nëpër hotele dhe restorante një shërbim mjaft të mirë dhe me kulturë.

Njohur si Big Apple; "Qyteti, që s'flen kurrë"; Gotham City, "orar dhe pa orar" mundet ta vizitosh më e pakta për disa ditë, duke filluar nga vizitat në qendër të qytetit i rrethuar nga gradacielet deri në "kupë të qiellit" : Midtown Manhattan, Times Square, Unisphere në Queens, Brooklyn Bridge, Lower Manhattan me One World Trade Center, Central Park, selia e OKB-së, dhe do të zbresësh me autobus, tren ose taksi në Downtown, District in Financeiar, deri sa të marrësh një traget për te Statuja e Lirisë, dhe Muzeumi i Emigracionit.

Amerikanët thonë se :"Koha më e mirë për të vizituar Nju Jorkun është në çdo kohë":

Sepse, gati çdo sezon në Nju Jork, u ofron vizitorëve shumë arsye për të vizituar. Vjeshta, si per shembull ; Rënia e hershme e gjetheve, dhe ndyshimi i ngjyrave te gjetheve ne të kuqe ofron breza të freskëta, diell të ndritshëm dhe temperatura të rehatshme.

Ndërsa po vjeshte njujorkezet bëhen të gëzuar me Paradën e Ditës së Falënderimeve të Macy dhe dekorimet që nisin në qytet në vjeshtë dhe mbyllen në "zemrën" e dimrit në janar me ardhjen e Vitit të Ri.

Dimri "i thellë" që fillon në dhjetor, vazhdon gjithë janarin dhe shkurtin - i cili është më i ftohtë, por kjo gjithashtu nënkupton norma më të mira për të vizituar qytetin e Nju Jorkut, sepse kushtet këtu kudo janë jashtë zakonishtë të përshtashme, ato janë të paisura në çdo ambjent me sistem ngrohje dhe ajrimi kudo që të shkosh.

Pranvera, si pranvera kudo në planet nxit në një mot të ngrohtë - temperaturat mesatare të larta variojnë nga 40-të e sipërme në mars deri në 60 deegre e sipër. Kjo është një tjetër kohë e bukur në Nju Jork.

Pranvera ashtu si ka edhe emrin edhe në qytetin e Nju Jorkut, është e bukur dhe njujorkezët dinë të gëzojnë çdo stinë. Në pranver ata dalin çdo ditë në mëngjes dhe mbrëmje, shtetin ose vrapojnë, ngasin biçikleta, dalin me familje dhe fëmijët nëpër parqe dhe në rrugë, kënaqen me lulëzimin e pemeve dekorative, dalin duke blerë në tregjet e jashtme, dalin duke luajtur në Central Park dhe duke ngrënë jashtë, gati çdo ditë.

Sezoni më i nxehtë në Nju Jork, eshte në verë, por gjithashtu një kohë jashtëzakonisht popullore për të vizituar qyetin, sidomos në mesin e te afermeve te tu, familjeve dhe fëmijëve të cilët janë jashtë shkollës, dhe kan kohe tju shoqerojne.
Vera vertet është e nxehtë, por edhe këtë nuk e kupton, se në veturat, autobusë, trenat, tragetet, restorantet, kinemat, teatrort, pallatet e sportit, muzeumet, e të tjera, institucione kanë te gjitha sistemin me kondicioner ajrimi, kështu që nuk e kupton se është vapë përjashta , dhe keshtu të paktën ky është Nju Jorku per çdo vizitor.

Krishtëlindje dhe Viti i Ri në Nju Jork, janë një mrekulli.......!

Vizita juaj mund të nisë nga pema tradicionale e Qendrës Rockefeller, dhe deri në dritaret e veshura me një dekor dritash të mahnitshme përgjatë rrugës "Fifth Avenue", çka nuk ka asgjë të ngjashme me bukurinë e Krishtlindjeve në Nju Jork.
Çmimet e hoteleve gjatë dhjetorit janë gjithashtu shumë frymëzuese, dhe me këtë, keni buxhet e të kaloni pushimet dhe vizitoni deri në fund të dhjetorit,e ditët e para të janarit.

Nju Jorku, në vjeshtë tregon veten në të gjithë bukurinë e saj

Mbasi, nuk është rastësi që shumë filma janë xhiruar në qytet vetëm këtë kohë të vitit. Mos e humbisni një shëtitje në Central Park për të admiruar gjethet shumëngjyrëshe, liqenin dhe njerëzit që lexojnë dhe relaksohen ne park.

Shtator-nëntor

Nëse e rezervoni pushimin tuaj në nëntor, ju mund të qëndroni në disa evente . Dita e Falenderimeve, kur vizitorët përmbytin NYC-në për paradën e Ditës së Falënderimeve të Macy-t. Dhe nëntori gjithashtu ka festën Halloween .

Teksa ecën përgjatë rrugve të gjera dhe rrethuar nga gradacielet kudo si bletët lëvizin njerzit. Sheh njerëz të të gjitha racave të botës, të cilët shijojnë çdo ditë edhe bukurinë që të ofron çdo cep i Nju Jorkut, me dekorimet e ndryshme të festave.

Times Square, Rockefeller Center, dhe Downtown janë natyrisht pjesët e qyteti ku nuk mundet ta besoni se sa njerëz ka 24 orë. Aty mblidhen turistët nga e gjithë bota, që vijnë para Krishtlindjeve, duke i shndërruar vendet turistike në sheshe magjik, ku lëvizin qindra mijëra vizitorë nga gjithë bota, që vijnë posaçërisht për t’i pritur edhe festat e fundvitit në Amerikë.

Qendra e famshme Rockefeller, është një ndër zonat më të njohura të qytetit, ku çdo vit vendoset me ceremoni një pemë gjigante dhe e zbukuruar me mijëra drita shumëngjyrëshe, që të krijon iluzionin e një bote imagjinare dhe të bind se asgjë nuk është e pamundur për t’i bërë njerëzit të besojnë se ëndrra mund të bëhen realitet në Amerikë.

Krishtlindjet dhe Viti i Ri në Nju Jork, janë koha më e ngarkuar për turizmin, por dhe vetë njujorkezët, sepse i shijojnë në maksimum këto festa, duke filluar nga zbukurimet dhe gjithçka që përcjell fundviti, sidomos dhuratat janë tradicionale çdo njeri pret një dhurat.

Sheh njerëz teksa përgatiten për dhuratat e të dashurve e familjarëve të tyre, sepse dy javët e fundit të dhjetorit, janë periudha më e bukur për amerikanët, që mezi i presin pas Krishtlindjeve e tani Vitin e Ri dhe nuk kursehen në blerjet që bëjnë.

Nëse dikush është akoma në dilemë se cilin qytet të botës të zgjedhë për të shijuar ejani vizitoni Nju Jorkun, bukuria e të cilit të mahnit çdo kohë të vitit, shkruan shtypi lokal në këto ditë gëzimi në qytetin e Nju Jorkut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat