Nju Jork, Viti i Ri 2018; masa të papara sigurie

Amerika

Nju Jork, Viti i Ri 2018; masa të papara sigurie

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 31 dhjetor 2017 Në ora: 19:08
Nju Jork

Janë duke shërbyer çdo ditë e natë oficerët e policisë dhe punonjësit e ruajtjes së rendit, shqiptaro – amerikanët, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre, që quhet “NYPD Illyrian Society” me kryetar Ylli Dauti

NEW YORK CITY : Masat e sigurisë së lartë, për ruajtjen e qendrës së Nju Jorkut, “Times Square” ku vitin e ri, rënjen e globit pritet ta presin më shumë se 1 milion njerëz, janë sipas ekseperteve të papara ndonjëherë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Zyrtarët e policisë së Nju Jorkut, thonë se ndërsa nuk ka kërcënime specifike apo të besueshme ndaj qytetit, ata po premtojnë një siguri të shtrenguar, me detaje më të mëdha sigurie se kurrë më pare në kremtimin e Vitit të Ri, në Times Square.

Policia, shpërndau për shtypin njujorkez, një resume në detaje sigurie për sigurinë e kremtimit të Vitit të Ri 2018, i cili do të lë pas një vit me një numër sulmesh vdekjeprurëse, duke përfshirë edhe dy sulmet e fundit në Nju Jork.
NYPD, thotë në kumtesën për media se përveç uniformave blu të zakonshme, do të jenë të angazhuar në ruajtjen e sigurisë së Nju Jorkut, edhe trupa nga garda kombëtare, ushtria (marinsat), skuadra të snajperistëve, oficerëve të inspektimit të sendeve të dyshimta, kontrolle me dyer të detektorëve metalikë, dhe do të mbështeten në ndihmën e një korpusi të qenëve nuahtës "vapor wake", të cilët janë trajnuar për të nuhatur gjurmë të grimcave eksplozive dhe të ndjekin prapa nëse dikush mban një çantë ose në trupë bombë.

Të gjitha 125 garazhet e parkimit në afërsi të Times Square do të zbrazen përpara festës dhe do të mbyllen, kështu që askush nuk ka asnjë shans të të hyjë me ndonjë bombë në makinë, tha policia.

Detectives, hetuesit me veshje civile( si qytetar të zakonshëm) tashmë janë caktuar në të gjitha dhjetëra hotelet, restorantet, stacionet e trenit, autobusve, trageteve, dhe lëvizin gjatë gjithë kohës në zonat e qytetit me rritje të lartë të sigurisë, me qëllim parandalimin e çdo llojit të sulmit që mund të ndodhi. 

Policia do të jetë e pranishme në çdo hotel – tha komisioneri i policisë James O'Neill duke shtuar  se oficerët tashmë po punojnë me sigurinë e hotelit.

"Kjo do të jetë një nga ngjarjet e vitit më të mire mbrojtura në një nga vendet më të sigurta në të gjithë botën siç është qyteti i 9 milion banorve Nju Jorku", tha numëri 1 i NYPD, komisioneri James O'Neill.

Masat paraprake shtesë janë marrë tha aim bas dy sulme të fundit terroriste në qytet:” Një njeri ku shpërthye një bombë në sistemin e metrosë të qytetit më 11 dhjetor, duke plagosur vetëm veten e tij. Dhe njeri në Halloween, një sulmues i frymëzuar nga shteti islam sulmoi me kamjoçin, duke vrarë njëmbëdhjetë vetë para se të hidhte kamionin e tij në erë, u qëllua nga policia”.

Sheshi i Times Square ishte vënë në shënjestër të një sulmi nga një I droguar në maj nga një burrë, i cili tha se policia ishte përdorues i drogës, duke sulmuar një turmë këmbësorësh për më shumë se tre blloqe, duke vrarë një turist 18 vjeçar nga Michigani. Automjeti i tij përfundimisht u ndalua nga një prej pengesave metalike që janë instaluar rreth sheshit të këmbësorëve në Times Square.

Këto sulme ishin përkujtues se masat e larta të sigurisë në New York City duhej vënë në përdorim, dhe zyrtarët e qytetit premtojnë se do të jenë në gjendje t'i mbajnë njerëzit të sigurt në prag dhe gjatë Vitit të Ri.

"Fakti është, ata do të jenë absolutisht të sigurt", tha kryebashkiaku I Nju Jorkut, Bill de Blasio.
Departamenti i policisë nuk jep numërin e forcës së policisë në masat e larta të sigurisë për Vitin e Ri, për çështje sigurie por dha disa detaje rreth operacionit në një konferencë shtypi.

Zyrtarët thane se do të kenë ndihmë afërsisht 1,000 kamera të sigurisë të instaluara përreth Times Squares.
Një zonë e qendrës së qytetit rreth 22 blloqe, Street të gjata dhe 6 blloqe Avenue të gjera do të mbyllen nga trafiku i automjeteve dhe këmbësorëve me blloqe çimentoje, kamionë me rërë dhe automjete të tjera që bllokojnë rrugët që të çojnë në zonën Times Square.

Të gjithë njerëzit që do të hyjnë në atë zonë të sigurt do të shfaqen në pikat e aksesit do të ndeshen me detektorë metalik, qentë nuhatës dhe oficerët me detektorët portativ të rrezatimit, Ndërkohë nuk do të lejohen njerëzit me çanta shpine të mëdha. Të gjitha çantat e vogla do të kontrollohen.

Masa të larta të sigurisë NYPD gjithashtu do të ketë në Brooklyn, Coney Island, ku muzika live dhe fishekzjarret pritet të tërheqin turma të mëdha dhe në mesnatë.

" Njerëzit do të jenë të sigurt dhe ata duhet të ndihen të sigurt," tha O'Neill. "Për shkak se NYPD dhe partnerët tanë janë të përgatitur mire, të sigurojnë një Vit të Ri të sigurt dhe të gëzueshëm".

Natyrisht, që me shërbim në këto masa të larta sigurie, por edhe gjatë gjithë vitit në New York, janë të inkuadruar në unifromat blu, dhe janë duke shërbyer çdo ditë e natë oficerët e policisë dhe punonjësit e ruajtjes së rendit, shqiptaro – amerikanët, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre, që quhet “NYPD Illyrian Society” me kryetar Ylli Dauti.
“NYPD Illyrian Society”, thuhet se ka rreth 350 anëtarë, vetëm në New York, ndërsa në gjithë Amerikën rreth 897 anëtarë.

Të gjithë ata janë kryesisht punonjës policie, por kanë edhe pozita të tjera në shërbimet e sigurimit amerikan.
Ata apo prindërit e tyre, thuhet se janë me prejardhje nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Në ceremoninë e fundit të 28 Nëntorit, ata ishin të pranishëm 35 policë shqiptaro – amerikanë të NYPD (New York Police Department), në ceremoninë festive në Hotel Hilton në Westchetser New York.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat