15 vjet nga vrasja e Kolonel Zemajt - Bota Sot
15 vjet nga vrasja e Kolonel Zemajt

Amerika

E martë, 16 janar 2018

15 vjet nga vrasja e Kolonel Zemajt

Nga: Harry Bajraktari Më: 5 janar 2018 Në ora: 06:14
Nga e majta, Kolonel Tahir Zemaj, kushëriri i tij Hasan Zemaj njëherit edhe ish-kryetari i degës së Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, si dhe Enis Zemaj, djali i Kolonel Tahir Zemajt. Të gjithë këta të vrarë në atentatin e 4 janarit të vitit 2003

Nga Sot, para pesëmbëdhjetë vjetësh, më 4 janar 2003, nga një dorë mizore u vra Kolonel Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij Enisin dhe kryetarin i Forumit të Rinisë së LDK në Deçan, Hasan Zemajn. Edhe pas një dekade e gjysmë, vrasisit e kolenel Zemajt nuk u zbulaun. Qeveria e Kosovës dhe organet e drejtësisë, për kaq kohë, u treguan indiferent ndaj këtij rasti tragjik e të pa zbardhur, duke mos kapur akterët e këtij krimi të rëndë dhe për t’ i sjellë para drejtësisë.

Qeveria e Kosovës dhe organet e drejtësisë duhet të bëjnë çdo gjë të mundshme për t’ i zbardhur të gjitha vrasjet që kanë ndodhur. Përndryshe, do të mbetet njollë e zezë për Kosovën.

Kontributi i kolenel Zemajt është vlerësuar lartë për veprën heroike që bëri si udhëheqës i Brigadave të Republikës së Kosovës, në një kohë të vështirë, duke iu kundërvënë forcave të motorizuara të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Me strategjinë dhe vullnetin e tij, ai tregoi se betejat mund të fitohen edhe kundër ushtrive shumë më të armatusura, siç ishte ajo serbe.

Kolonel Tahir Zemaj është i njohur sidomos për udhëheqjen dhe strategjinë e betejës në Loxhë të Pejës, kundër masakrave serbe në vitin 1998, ku demonstroi një vijë të fortë luftarake.

Zemaj do të kujtohet si një udhëheqës, luftëtar, strateg dhe një njeri që iu përkushtua me gjithë vullnetin dhe forcën e tij lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Për veprën e tij, Tahir Zemaj u shpall hero i Kosovës, nga ish presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kolonel Zemaj, u dekorua edhe nga Presidenti i Shqipërisë Z. Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”, në shkurt të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test