Shqiptari nga Kosova ftohet nga Trump për Mëngjesin e Lutjes

Amerika

Shqiptari nga Kosova ftohet nga Trump për Mëngjesin e Lutjes

Më: 6 janar 2018 Në ora: 13:43
Berat Gegaj

Aktivisti nga Suhareka, Berat Gegaj, është ftuar për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjes në Washington DC, e cila organizohet nën patronatin e Presidentit të SHBA-së – Donald Trump.

Në lidhje me këtë fakt, vetë Gegaj është shprehur i kënaqur, marrë parasysh se një ftesë të tillë e ëndërrojnë madje edhe shumica e politikanëve në vend.

“Unë Berat Gegaj, jam krenar dhe i nderuar që do e përfaqësoj familjen time, qytetin tim dhe shtetin e Kosovës. Faleminderit shumë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet ai në një postim në Facebook.

OJQ e tij njihet për programin e shkëmbimit të nxënësve dhe mjekëve mes Kosovës dhe Amerikës.Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat