Venerime kulturore - Bota Sot
Venerime kulturore

Amerika

E martë, 19 qershor 2018

Venerime kulturore

Më: 6 janar 2018 Në ora: 23:08
Skender Karaqica

Pse në programet festive për Vitin e Ri në Kosovë munguan artistët nga Shqipëria?

Padrejtësitë historike ndaj kombit shqiptar dhe grabitja e trojeve tona nga fqinjët sllavë,na krijuan kufinjë shqiptaro-shqiptaro që është një rast i veçantë në Evropë dhe në botë.Në kurthat dhe ora e tradhëtive të mëdha,bëri që Serbia fashiste të pushtoj Kosovën dhe për një shekull breza të tërë nuk ia ndalën pushkën pushtuesit,që asnjëherë në këto vite të pushtimit,shqiptarët nuk e konsideruan për shtet të vetin(Jugosllavinë dhe Serbinë).

Atdheu i shqiptarëve u bë copa-copa dhe faqinjët tanë grabitqarë,serbët,malazezët,grekët dhe maqedonasit  u bënë pronarë të tokave shqiptare.Nëpër vite,Kosova dhe Shqipëria u ndanë me një kufi të hekurt ushtarako-policor dhe nga viti 1912-1999,rrallë e për mallë e kemi parë nga afër shtetin amë Shqipërinë tonë!

Pas vitit 1974 kur Kosova u bë me Kushtetutë dhe pjesë e federatës së Jugosllavisë,atëherë filloi të ,,hapet,,kufiri shqiptaro-shqiptar dhe Kosova ishte më afër me Shqipërinë në të gjitha rrafshët e bashkëpunimit kulturorë,universitar, shkencorë dhe nga të dyja anët filluan të shkojnë e të vijnë Ansambli i Këngëve dhe Valleve,artistë të teatrit dhe të këngëve nga Shkodra,angazhimi i profesorëve nga Universiteti i Tiranës në Univesitetin e Kosovës dhe shkuarja nga Kosova e këngëtarëve të Radio-Prishtinës,shkrimtarë,
gazetarë të gazetës,,Rilindja,,dhe familje të shumëta që me vite nuk ishin parë si dhe artisti shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu.

Kujtesa kolektive shqiptare në Kosovë,na sjellë kohën kur vinin ansamblet e këngëve dhe valleve popullore nga Shqipëria dhe parakalonin në të gjitha qendrat e kulturës dhe nuk kishte vend për të gjithë sa ishte i madh interesimi për artin e bukur të kohës dhe mesazhin që dërgonte shteti amë për Kosovën martire.

Njëqind vjet Kosova ishte në vetmi dhe e ndaluar nga regjimi i Serbisë për të parë tokën e vet Shqipërinë.Njëqind vjet Kosova mendoj për Shqipërinë Etnike!
Tashti nuk e kemi të qartë se nga koha e lirisë së Kosovës(1999),bashkëpunimi shumëpalësh dhe veçmas në fushën e kulturës thuaja po mungon fare.Në rrethanat e reja kombëtare kë po e pengon ky bashkëpunim dhe pse nuk po kemi bashkëpunim reciprok të ansambleve dhe,për qudinë tonë po na duket sikur përsëri është vënë ndonjë,,kufi,i ri,,në mes të dyja vendeve tona  apo (dikush)shpejt u ngi me shtetin amë Shqipërinë(!?).

Për të hedhë dritë në (mos)organizimin e jetës kulturore dhe mungesa e artistëve shqiptarë Shqipëri-Kosovë,është parë sivjet më rastin e programeve festive për Motmotin e Ri 2018 në të gjitha TV në Prishtinë dhe Tiranë,ku nuk u panë fare artistët nga të dyja anët e atdheut.Programet festive u organizuan pothuajse të ndarë nga njëri tjetri dhe kështu të ndarë programet festive ishin tejet të varfëra.

Pse jemi larguar kaq shumë njeri prej tjetrit?Tirana dhe Prishtina janë bërë aq ,,larg,,njëra prej tjetrës sikur ato janë në ,,kontinete,,të ndryshme dhe kështu të ndarë dëshirojnë të na shohin vetëm armiqtë shekullor të kombit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan.

Pa shikuar anash,koha na thërret që Shqipëria dhe Kosova të jenë më afër njëra tjetrës në të gjitha programet e jetës shqiptare,ndonëse për këto trajta të bashkimit e të përafrimit tonë nuk ka kush që të na kërkojë ,,vizë,,kalimi në ,,kufijtë,,që na i bënë të tjerët .Programet festive në Prishtinë e Tiranë në të gjitha TV  është dashtë të këndojnë e të hedhin valle bashkarishtë artistët shqiptarë nga të dyja anët e atdheut që një ditë do të frymojnë të bashkuar në BE dhe në një Atdhe.

Jo larg njëra tjetrës Tirana dhe Prishtina!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test