Bob Doll merr Medaljen e Artë të Kongresit, ndërsa shqiptarët e Amerikës nderojnë mikun e madh

Amerika

Bob Doll merr Medaljen e Artë të Kongresit, ndërsa shqiptarët e Amerikës nderojnë mikun e madh

Më: 19 janar 2018 Në ora: 18:11
Pamje nga ngjarja

WASHINGTON D.C: Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në Washington, ekselenca e saj Vlora Çitaku, thotë se është takuar dje gjatë ceremonisë së dekorimit nga kongresi amerikan, të mikut të madh të shqiptarve senatorit Bob Doll, me filantropistin e njohur Xhim Xhema, i cili ka marr titullin “Nderi i Kombit “ nga ish presidenti i Shqipërisë z. Bujar Nishani, dhe së bashku me veprimtarin Elmi Berisha erdhë në Uashington të nderojnë mikun e të gjithë shqiptarve senatorin Bob Doll.

Ish-senatori i Kansasit, ish kandidati për president të SHBA, miku i madh i shqiptarëve, ish Ambasadori Nderi i Kosovës në Washington, nga Presideni Rugova, Bob Doll, për nji kohë të gjatë ishte dhe udhëheqësi i shumicës në Senat, mori medaljen e artë të Kongresit të mërkurën - “Congressional Gold Medal”, në Capitol Hill - Kongresin e Shteteve të Bashkauara.

Në një ceremoni, ku mori pjesë edhe Presidenti Donald Trump, i cili gjithashtu foli për trashëgiminë politike të Doll, kryetari i kongresit  Paul Ryan, udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, udhëheqësi i pakicës në Senat Chuck Schumer dhe udhëheqësia e pakicave në kongres, Nancy Pelosi, se bashku me nen presidentin Mike Penc .

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe dy miqtë më të afërt dhe të dëshmuar të senatorit  Bob Doll, dhe të vetëmit si shihet nga shqiptarët të ftuar nga vet miku i madh i shqiptarve  Bob Doll, dhe kryesuesi i kesaj ceremonie Kryetari i te dyja dhomave Paul Rayn, filantropisti i njohur nga Presheva, në SHBA,  Xhim Xhema dhe veprimtarin e njohur nga Kosova, biznesmenin e suksesshëm Elmi Berisha.

Në një mesazh të saj në statusin e saj personal në rrjetin social Facebook,, Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në Washington, ekselenca e saj Vlora Çitaku, e ka quajtur Jimm Xhemën - Heroi i heshtur!

Ndërkohë, që Çitaku, shkruan :” Sa prej jush keni dëgjuar për Xhim Xhemën? Shqiptarin zemërmadh, i cili dha miliona për lirinë e Kosovës? Besoj që shumë prej jush keni dëgjuar për të. Por, nëse ju pyes sa prej jush e dini se si duket Xhim Xhema? Shumë pak prej jush, ose asnjë prej jush.”

Kjo , thotë ambasadorja Çitaku sepse Xhim Xhema, asnjëhere nuk ka promovuar veten.

“Nuk ka dashur, dhe vështirë ka pranuar mirënjohje. “ E kemi detyrë ta duam Kosovën, e kemi amanet” m? pat thënë Xhimi kur e pata takuar për herë të parë. “ Dhe të lutem mos më falendero se më vë në siklet” shkruan ajo.

Para ca ditësh, në adresë të Ambasadës së Kosovës pranova 10.000 dollar për studentët e AUK, nga Xhimi, thotë Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në Washington, ekselenca e saj Vlora Çitaku, duke shtuar se ai sërish nuk pranoi mirënjohje. Po, kësaj radhe, shkruan ajo teksa ka psotuar edhe nje kujtim të bukur me Xhemë, nuk kërkova leje për ta falenderuar dhe thënë njëkohësisht - Faleminderit Xhim Xhema!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat