Rilindja projekt për të përçarë Diasporën në SHBA - dhe Kanada

Amerika

Rilindja projekt për të përçarë Diasporën në SHBA - dhe Kanada

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 21:41
Kreshnik Çollaku - Ish ambasador i Shqipërisë ne Washington

NEW YORK:  Turi i Ministrit të Diasporës në SHBA, duket përmbante një mision të fshehur, në "axhendën" e drejtuesve të Partisë Socialiste për përçarjen dhe kapjen e diasporës, sipas skemës komuniste "përça dhe sundo" që veproi për 50 vjet. Misioni i tyre tani duket qartëzi se ka qënë në bashkërendimi i ri-organizimit të një rrjeti në diasporë, përmes krijimit të të ashtuquajturave Komitete të Diasporës, nëpërmje kontogjenteve të tyre përfshirë atyre të kohës së komunizmit dhe azilantët e rinjë. 

Mbas krijimit të Shoqatës së ish Ushtarakve të komunizmit( larguar nga detyra dhe tani azilant politik në SHBA e Kanada ), dhe ish atyre, që shërbyen në Sigurimin e shtetit për vite me rradhë, vitin e kaluar në Nju Jork, Komitetet siç i quajnë socialistët,  duket se janë duke projektuar të funksionojnë si celula partiake ( kometete), të padeklaruara, të cilat nën petkun e aktivizimit të diasporës, dhe statusit të tyre që kan përfituar në SHBA, si azilant politik, do të nxisin e mbështetin në mënyrë selektive individë, apo grupe të diasporës simpatizantë apo në mbështetje të Rilindjes, Partisë Socialiste - Edi Ramës, si kan vepruar në Greqi, Itali, Angli dhe Gjermani e Zvicer. 

Sipas dëshmive të shumta nga diaspora në SHBA, kusht për pjesëmarrjen në këto Komitete të Diasporës, është antarësimi në PS, ose rekomandimi nga eksponente të PS, të gjithë atyre që kan shërbyer komunizmit, dhe kan fëmijët ose janë vet në SHBA, me status azilinati ose me green cards.
 
Komitetet e Diasporës do të mbështeten financiarisht nga qeveria shqiptare(Edi Rama), ndërsa aktiviteti thelbësisht do të jetë ai i mbështetjes dhe i krijimit të një rrjeti klientele në diasporë që do t'u shërbejë socialistëve për propogandë në mesin e komunitetit shqiptarë në Amerikë.
 
Fakti më i rëndë është se Ministri i Diasporës së Shqipërisë refuzon të takojë dhe injoron Federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra, e cila është më e vjetra dhe u takon të gjithë shqiptarëve. Unë e ftoj Ministrin e Diasporës të ruajë imazhin e patriotit, që ka krijuar dhe të mos e përziej atë më partinë që ai përfaqëson, kur vjen puna te diaspora, që duhet të jet e po politizuar. 

Këto aktivitete selektive e përçarëse në diasporë mund të jenë në favor të interesave të partis, por e sigurtë që janë në dëm të madh interesave kombëtare, bashkimit tonë kombëtar. Ministri është në kohë të ndërpresë ketë aktivitet pa dinjitet e të panatyrshëm. 

Në shërbim të këtij programi përçarës mes diasporës është vënë dhe ambasada shqiptare në ëashington DC( Ambasadorja është kushurira e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë). Përfaqesues të diasporës që përçmojnë këtë aktivitet na kanë vënë në dispozicion një korrispondencë të bollshme mes ambasadores në Uashington dhe emisareve të saj të besuar nga Partia Socialiste, ku instrukton krijimin e këtij rrjeti klientelist rilindas nën petkun e mbështetjes së diasporës. 

Ftoj Ambasadorën e Shqipërisë në ëashington DC,  të qëndrojnë në lartësinë e detyrës së rëndësishme që përfaqësonë ajo, jashtë politikës, dhe partisë në pushtet. Të bëjë atë që ka për nder dhe të kryej detyrën të përfaqesojë Shqiperinë dhe jo të mbështesë projektet përçarëse të Rilinjdes ,apo grupeve politike me pushtet në Tiranë. 

Se fundmi në shërbim të kësaj skeme përçarese e korruptive në diasporën shqiptare në SHBA, është vënë dhe një Konsull nderi i Shqipërisë, Konsull me datë prej kohësh të skaduar. 

Konsulli që prej kohësh shërben biznesve të tij në Shqipëri,  si sekser pushteti sot është bashkësponsor i këtij projekti përçares e rekrutues të Rilindjes me diasporën. 

Konsulli i Nderit me datë të skaduar duhet të mos harrojë se titulli që mban dhe që i sjell jo pak përfitime, i është dhënë për të nderuar Shqipërinë, dhe jo për t'i bërë shërbimet partisë e ofiqarëve të saj. 

Konsullit i premtoj se ndër vendimet e para që do të marrë diplomacia shqiptare e çliruar nga Rilindja, do të jetë revokimi i titullit që në mënyrë abuzive ky individ mban.
 
Gjithashtu strukturat e ish sigurimsave të infiltruar në mes të diasporës shqiptare në SHBA, dhe të aktivizuar si aktorë të dorës së parë në këtë projekt, duhet të kenë të qartë se është e mundur hapja e berja publike e dosjeve të secilit, dhe është mision i çdo qytetari të ndershëm t'a bëjë këtë, dhe i siguroj ky proces do të fillojë së shpejt si një detyrim ndaj historisë dhe ndaj perpjekjeve për t'a mbajtur sa më të bashkuar të pastër e patriote diasporën fisnike të shqiptarëve në SHBA e Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat