Komuniteti shqiptar në Waterbury, nderon për heroin kombëtar George Kastriot - Skënderbeu

Amerika

Komuniteti shqiptar në Waterbury, nderon për heroin kombëtar George Kastriot - Skënderbeu

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 11 shkurt 2018 Në ora: 17:22
Waterbury

Shqiptarët në Waterbury të Kenektikët, për të nderuar luftëtarin që sfidoi perandorinë otomane, mbajtën një mbrëmje festive, ku morën pjseë kongresistë dhe senatorë amerikan - Mikëpritës i këtij aktiviteti ishin dy  xhamitë shqiptare në Waterbury dhe qendrat kulturore të këtij komuniteti që u mblodhën të festonin "Vitin e Skënderbeut", duke nderuar heroin tonë mbarë kombëtar shqiptar dhe themeluesin e identitetit tonë kombëtar

WATERBURY CT: Ndërkohë, që dy qeveritë tona, Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, e ka shpallur vitin 2018 "Viti i Skënderbeut”, në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare , kudo ku janë shqiptarët në të gjithë globin, po kremtohet 550 Vjetori i vdekjes së Heroit tonë mbarë kombëtar Gjergjë Kastrioti Skëndërbeu. 

Në kuadrin e këtyre aktiviteteve edhe në SHBA, qytetet e mëdha, vazhdonë të ketë festime, përfshirë edhe atë që u mbajt qytetin e vogël të Connecticut  Waterbury, javën e fundit,  ku dy qendra kulturore shqiptare, e kan pritur këtë aktivitet si një festë të madhe në lokalin “La Belle Vista” më 26 janar në Waterbury CT.

Mikëpritës i këtij aktiviteti simbas njoftimeve ishin dy  xhamitë shqiptare në Waterbury dhe qendrat kulturore të këtij komuniteti që u mblodhën të festonin "Vitin e Skënderbeut", duke nderuar heroin tonë mbarë kombëtar shqiptar dhe themeluesin e identitetit të tyre kombëtar, do të shkruante për këtë ngjarje, shtypi lokal - gazeta më e madhe në qytet konservativja :”Republican-American”

"Deri tani, ai është heroi ynë gjithë kombëtar", thotë Visar Tasimi, një ish kryetar  i Bashkësisë Myslimane Shqiptaro-Amerikane, në qytetin e Waterburyt, "Ai për ne shqiptarët është si një lloj i versionit tonë të George Washingtonit të Shteteve të Bashkauara të Amerikës"

Visar Tasimi, duke folur për aktivitetin në përkujtimin e Skëndërbeut, në qytetin e tyre, i tha gazetës tonë, se Bashkësia Shqiptaro-Amerikane e Waterbury e kremtojë Vitin e Skënderbeut, me një pjesmarrje ku më shumë se 250 pjesëtarë të komunitetit që erdhen të merrnin pjesë në përkujtimin historik. 

Veprimtaria, tha ai u organizua bashkërisht nga të gjitha qendrat e komunitetit shqiptar në Waterbury nën kujdesin e  "Komuniteti Musliman Shqiptaro-Amerikan" dhe "Qendra Shqiptare Amerikane e Kulturës  Islame Hasan Prishtina".

 Kurse, mysafirë të veçantë që morën pjesë në këtë aktivitet të kremtimit të 550 Vjetorit i vdekjes së Heroit tonë mbarë kombëtar Gjergjë Kastrioti - Skëndërbeu, ishin kongresistja e SHBA Elizabeth Esty (Connecticut, qarku i 5-të), Senatori Shtetëror i Connecticut Joan Hartley (rajoni i 15-të), dhe avokati i njohur Peter Lumaj. 

Presidenti i Bashkësisë Myslimane Shqiptaro-Amerikane, Sali Barolli, hapi evenimentin me një respekt të veçantë për mysafirët e nderit të cilët erdhën të përcjellin edhe një respekt e nderim për Heroin tonë mbarë kombëtar Gjergjë Kastrioti Skëndërbeu.

Kongresistja Esty, gjatë fjalës së saj theksoi rëndësinë e festimit të trashëgimisë dhe historisë së Shqipërisë, dhe mbajtjen e lidhjes së shqiptarëve të Amerikës, me atdheun e vet. 

Kongresistja Esty më pas për mbështetjen e saj të vazhdueshme të komunitetit shqiptaro-amerikan në zonën më të madhe të Waterburyt, dhe lidhjet e saj të mira me këtë komunitet u nderua nga komuniteti shqiptar, me rastin e këtij kremtimi, me një pllakë e cila në sfond ishte me kadife të kuqe, të punuar me dorë nga gurët të kristaltë në qender të saj statuja e Gjergj Kastrioti Skenderbeut në kalë,

Senatori i Shtetit, Joan Hartley, një mik i gjatë i Bashkësisë Shqiptare, i dorzojë z. Barolli një Proklamatë nga senati i shtetit të Konektikët, me një citim zyrtar në emër të Asamblesë së Përgjithshme të Konektikatit, për të përkujtuar Gjergj Kastrioti Skenderbeun si një figurë e shquar në historinë shqiptare.

Peter Lumaj, iu drejtua audiencës si kandidati i parë shqiptaro-amerikan në Connecticut, i cili ka zgjedhjet e veta këtë nëntor. Z. Lumaj përmendi rëndësinë e detyrës qytetare për të votuar dhe duke u përfshirë në komunitetet lokale.

Këshilltari i parë shqiptarë në Bashkinë e Qytetit Waterbury,  Alderman, Jetlir Kulla, ishte i pranishëm me familjen e tij(Z. Kulla, i cili është Alderman i parë shqiptaro-amerikan në historinë e qytetit, u emërua në bordin e Aldermenit në vitin 2016 për të plotësuar mandatin e mbetur të një vendi të lirë dhe fitoi rizgjedhjen e tij në nëntor 2017).

Kremtimin për 550 Vjetorin e vdekjes së Heroit tonë mbarë kombëtar Gjergjë Kastrioti Skëndërbeu e bënë me interpretimin e tyre virtuozë edhe  muzikantët e njohur shqiptarë, dy  yjet e estradës shqiptare këngëtarët Merita Halili, dhe Kino Gara, me mjeshtrin e madh të fisarmonikës Raif Hyseni, të cilët u bashkuan me festën duke ofruar talentet e tyre muzikore për komunitetin në kremtimin e e Skënderbeut.

Anëtarët të këtij komuniteti i cili është mjaft patriotik thotë se imazhi i Skënderbeut zbukuron shtëpitë dhe vendet e punës të mijëra shqiptarëve kudo që jetojnë këtu në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe familjet shqiptare në Waterbury, ku jeton një komunitet me rreth 15 mijë shqiptar. 

Shqiponja me dy kokë të kreshtës së simbolit, të familjes Kastrioti e cila është  edhe sot flamur i Shqipërisë të cilin shqiptarët e Amerikës, e mbajnë në shtëpi, në lokalet e dyqanet, zyrat e punës, varset, dhe asesoret e tejra , në makinat e tyre, tatuazhet e të rinjëve dhe bluzat e shumë shqiptarëve etnikë të është të tregojnë se sa krenarë është me qenë shqiptarë.

 12,000 deri në 15 mijë shqiptarë thuhet se jetojnë në Waterbury, qytetin i cili ka një nga popullatat më të mëdha të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Disa erdhën më shumë se 50 vjet më parë, dhe ishin kundërshtar të përbetuar të sllavo - komunizmit , mbretëror dhe ballistë, por një fluks i madh i shqiptarëve erdhi duke kërkuar mundësi më të mira, në vitet 1990 kur Shqipëria hapi kufijtë e saj dhe rregjimi i Enver Hoxhës u rrëzua.

Mijëra shqiptarë etnikë erdhën në Waterbury erdhën më pasë për t'i shpëtuar vështirësive të luftërave ballkanike kur Jugosllavia shpërbë, dhe në Kosovë filloi lufta për liri.

Shqiptarët kanë migruar në Waterbury për më shumë se një shekull. Ashtu si shumë grupe të tjera etnike dhe kombëtare, ata së pari kërkonin punë në fabrikat e njëpasnjëshme të Waterbury. Ata u ndoqën nga të afërmit dhe miqtë që kërkonin punë dhe prosperitet. Këta emigrantë erdhën njeri pas tjetrit në këtë qytet ku ata mund të gjejnë strehim, punë dhe mbështetje nga komuniteti në rritje i shqiptarëve.

Popullsia u rifreskua me dy buma të migrimit në vitet 1990, të nxitura nga rënia e komunizmit, pasuar nga Lufta e Kosovës.
Gazeta Republic American, shkruan se :”Vendi ballkanik në mënyrë të përsëritur ka pasur luftra për ekzistencën e saj. Ishte gati shkruar jashtë hartës nga fuqitë europiane fitimtare pas Luftës së Parë Botërore. Shqipëria, ndoshta nuk do të ishte gdhendur në mesin e fqinjëve të saj, por për këmbënguljen e Presidentit U.S. Woodrow Wilson për ruajtjen e tij e kufinjëve të saj eshtë edhe kjo Shqipëri, e ndarë në pesë shtete".

Shqipëria u pushtua nga Italia dhe Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pushtuesit u nxorën jashtë, por vendi ra mbas çlirimit nën sundimin e një diktatori komunist të egër, Enver Hoxhës, Shqipëri, fitoi lirinë vetëm në vitin 1990.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat