17 shkurt 2008 - në sheshin Times Square në New York

Amerika

17 shkurt 2008 - në sheshin Times Square në New York

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 17 shkurt 2018 Në ora: 16:07
New York

10 vjet me parë , ndërsa Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia të dielën me 17 Shkurt 2017 , shumë flamuj amerikanë dhe shqiptare u valvietn në metropolin e botës qytetin e Nju Jorkut, sheshin Times Square, ku shqiptaret në ekstazë tundnin flamuri amerikan në shenjë mirënjohje, kjo për atë çka bën SHBA, për lrinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Në orët e shpalljes zyrtare të Pavarësisë së Kosovës - përshëndetur menjëher nga Perëndimi, SHBA, dhe fuqitë e mëdha, kundërshtuan me forcë nga Serbia dhe aleati i saj Rusia - 15 mijë njerëz vetëm në qytetin e Nju Jorkut, vërshuan me makina, kua mbain  flamurin e Kosovës, Dardanisë, flamurin e kuq e zi me një shqiponjë të zezë, në Times Square, për të festuar shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Kosova, shpalli pavaresinë e saj nga Serbia, mbasi shqiptarët e Kosovës, luftuan me dekada gjatë sundimit serb, dhe në vitet 1998, shqiptarët rrokën armët kundër një fushate të spastrimit etnik, e cila kishte për qëllim të pastrojë Kosovën prej shqiptarëve të saj me shumicë etnike.

Lufta  kulmoi në një perballje të armatosur, e cila nxiti një  fushatë të udhëhequr nga SHBA me aleatët e saj, duke nisur bombardimet 78 ditore të NATO-s, që detyroi edhe tërheqjen serbe nga Kosova, duke vendosur më pas edhe pavarësinë de facto e Kosovës, si një shtet i cili sot njihet nga 113 shtete.

Më 17 Shkurt 2008, ishin shqiptarët, në Nju Jork, të cilët më Pavarësinë e Kosovës, janë mbledhur spontanisht për të ndarë gëzimin e kësaj feste, të cilën shqiptarët e Amerikës, e kanë quajtur atë  si Nëntori i dytë, i cili vjen afro një shekull - mbas 28 Nëntorit 1912, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Mirëpo, megjithse, vitet kan për të kaluar, por ato momente historike, kanë për të mbetur gjatë në mendjet tona,  ashtu të gjalla, dhe të paharrueshme - nëpërmjet, episodeve, shkrimeve dhe kujtimeve,  foto - arshivat, dhe fletëve të historisë së diasporës shqiptare në Amerikë, te cilat janë të pershkruara, pikërisht edhe nga fotograftië e asaj dite, marr nga Nju Jorku.

Më 17 Shkurt 2008, më shumë se 15 mijë shqiptarë, dolën ketu në sheshin e famshëm Times Square - qytetin e Nju Jorkut, për të festuar së bashku me popullin e Kosovës, shqiptarët kudo nëpër botë, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Edhe, për çdo përvjetor fotografit e asaj dite, të cilat janë nga ato fotografi që flasin  “më shumë se 1000 fjalë”, përshkruajnë atë entusiasmin dhe gëzimin e papërshkrurar të shqiptarëve në Nju Jork.

Ata u mblodhën ashtu spontanisht dhe bën historin, mbasi edhe sot ato fotografi bëjnë su çdo përvjetor xhiron e botës, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, Facebook,Twitter, Flicker, Instagram, e të tjera media e mediat sociale. 

Mes atyre dhjetra fotografive  nga fotoalbumi im personal - gjej ditën të shkëpus me rastin e 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, keto fotografi, mes tyre edhe ato  fotografi, të cilat tregojn emocione e krenari, gëzime të veçanta, se si e pritën shqiptarët e Amerikës, më 17 Shkurt 2008, Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Më 17 Shkurt 2017,  diçka aty nga ora 12:00 e mesdrekës, në mos gaboje,  me orën lokale këtu në Nju Jork,  dhjetra mijëra shqiptar, po mblidheshin në sheshin e famshëm Times Square, duke “pushtuar” për disa orë bulevardin e famshëm, aqsa dhe policia NYPD - do të "bashkohej" me gëzimin e madh të shqiptarëve, duke thyer edhe rregullat, për qetësinë publike, të “imponuara” nga gëzimi i madh shqiptarëve, i cili ishte i papërmbajtëshëm - 

Ndërkohë, që në Prishtinë, mes deputëtve të  Kuvendit të Kosovës, pjesëmrrësve te saj, në seancën e hapur me Himnin Shtetëror të Kosovës dhe diplomatëve të gjitha shteteve në Prishtinë, të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, anetarve te Familjes së Adem Jasharit, dhe familjeve të tjerë, të dëshmorëve të Kosovës, përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Familjes së Presidentit historik Rugova, do të deklarohej nga ish Kryeministri i Kosovës  : “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë e lexuar nga atëherë nga kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Republikës së Kosovës, mirja njerëz shpërthyen në Times Square në lotë gëzimi , brohoritje të fuqishme , “Kosova - Kosova - USA USA - UCK - UCK - Rugova - Rugova “.

Ndërsa, këto fotografi janë vetem një pjesëzë e atij gëzimi  - asaj feste, mbarë shqiptare, të cilat janë percjell në një nga ato momentet, kur njerëzit derdhën me të vërtet lotë gëzimi - takohen mes vetit dhe i urojnë përzemërsisht njeri tjerit……! Gëzuar Pavarësinë Kosovë ! 

Në njërën prej tyre duket veprimtari i dalluar i komunitetit, Vatrani i vjetër, një patriot e atdhetar me traditë, në diasporë, zoti Sejdi Husenaj - duke u përqafuar dhe i uruar një bashkombasin e vetë në Ditën e Pavarësinë e Kosovës - më 17 Shkurt 2008, në Times Square - Nju Jork.

Në atë festë që morën pjesë më shumë se 15 mijë shqiptarë, për të festuar dhe gëzuar së bashku  pavarësinë e Kosovës - - në mesin e shumë shqiptarve,  ishte edhe Uk Lushi , një ish- luftëtari i Batalionit luftarak Atlantiku, i cili ka qenë me bijët e bijat më të mirë, nga shqiptarët e Amerikës, të cliët më të drejtë kan pse edhe të festojnë - sespse, ishin ata që sakrifkuan por edhe luftuan për këtë ditë, të shenjtë, që u derdh gjak për ta fituar.

Fotografitë janë te gjitha eskluzive të bëra 8 vjet më parë në New York, me diçuturën - :”Gëzuar Pavarësinë Kosovë - Krenar që jemi shqiptarë!” dhe autori i tyre, u lutet edhe sot të gjitha medieve, kur të përdorin këto foto, të ruajnë edhe të drejtën e autorit, (copy right) Photo credite Beqir SINA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat