Urime 10 Vjetorin e Pavarësisë Kosovë!

Amerika

Urime 10 Vjetorin e Pavarësisë Kosovë!

Nga: Gjonë Gjokaj Më: 18 shkurt 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Pavarësinë e Kosovës e kanë krijuar breza të tërë me veprën e tyre jetësore, me punë të palodhshme dhe me sakrifica e vetëmohim. Asnjëherë nuk duhen harruar ato përpjekje që i paraprinë kësaj dite të jashtëzakonshme. Përulemi me respekt, para Emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  

Përkulemi për herojtë dhe dëshmorët e lirisë, për Heroin Legjendar Adem Jasharin, dhe për të gjithë ata që luftuan e dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Përulemi para vizionarit dhe liderit historik, Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugoves! Perulemi para nënave dhe baballarërëve, të burgosurve politik dhe viktimave të ndryshme të cilët përjetuan vdekjen dhe vështirësi të papërshkrueshme, që populli i Kosovës të jetoi një ditë lirënë e vet.  

Mos të harrojmë se Pavarësia e Kosovës, vjen edhe pëmes mundit dhe sakrificës së shqiptarëve të Diaporës nëpërgjithësi, e Diaspores Shqiptare të Amerikës në veçanti, veprimtarëve dhe aktivistëve të ndryshëm të Amerikës, të cilët për dekada demonstruan dhe lobuan për ndërkombëtarizimin dhe sensibilizimim e çështjes së Kosovës tek zyrat e Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit Amerikan, përmes presidentëve, senatorëve dhe kongresistëve amerikanë.  

Pa këta, Presidenti George H. W Bush, nuk do ti terhiqte vërejtjen Milloshevitit të Serbisë -VIJEN E KUQE për Kosovën;  Pa këta, Senatorët dhe Kongresmenët Amerikanë nuk do të aprovonin rezoluta të shumta për të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës;  Pa këta, Presidenti Bill Clinton nuk do të urdhëronte bombardimin e okupatorit serb, dhe përjashtimin e trupave ushtarake të Serbisë nga territori i Kosovës. Pa këta, përfundimisht nuk do të njihej Pavarësia e Kosovë në vitin 2008, nga Presidenti Amerikan George W. Bush!  

Gëzuar Kosovë - 10 Vjetë Pavarësi! - Gjonë Gjokaj - New York 17 Shkurt 2018.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat