Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz e shpalli zyrtarisht 17 Shkurtin 2018, Ditë të Pavarësisë së Kosoves në Bronx!

Amerika

Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz e shpalli zyrtarisht 17 Shkurtin 2018, Ditë të Pavarësisë së Kosoves në Bronx!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 shkurt 2018 Në ora: 13:57
Teuta Sahatçija

Në festimin e madh të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Nju Jork, Presidenti i Bronxit, dhe miku i shqiptarëve Ruben Diaz Jr, i dorzojë Ambasadores së Kosovës Teuta Sahatçija një Proklamat e cila shpalli 17 Shkurtin si ditën e Pavarësisë së Kosovës për qytetin e Bronxit.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në emër të shtetit të Kosovës e ka pranuar këtë Proklamt të Presidentit Diaz këtë në ditën e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, në prezencën e këshilltarit të Bashkisë së Nju Jorkut, të Distriktit 13-të, në Bronx, z Mark Gjonaj, i cili festoi pavarësinë e Kosovës  së bashku me 15 Shoqatat Shqiptare në këtë komunitete që shënuan 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

"Shqiptarët në Bronx janë komunitet i madh, punëtor dhe lojal ndaj shtetit amerikan. Atat janë të integruar plotësisht dhe krenar se jan shqiptar dhe amerikan. Komuniteti shqiptar gjithmon është i mirëorganizuar, ata për herë të parë janë organizuar dhe kanë zgjedhur z. Mark Gjonaj si përfaqësues të tyre, në këtë komunitet mjaft vital - dhe dinamik duke shënuar fillimin e fuqizimit politik të shqiptarëve në këtë qytet të madh" tha Presidenti i qytetit të Bronxit Ruben Diaz Jr. ku jetojnë më së shumti shqiptarët. 
Ambasadorja Sahatçija duke marrë këtë Proklamat, në emër të shtetit të Kosovës, faleminderojë së pari z. Mark Gjonaj për këtë kujdes, dhe drejtojë një faleminderim të veçantë në emër të popullit të Koosvës Presidentit Ruben Diaz për këtë nder! "Kosova është më e nderuar dhe krenare për këtë Proklamatë! tha Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatçija.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat