SHBA: Zeqir Berisha, ose “Ziggy” – “Njeriu flamur- amerikan”

Amerika

SHBA: Zeqir Berisha, ose “Ziggy” – “Njeriu flamur- amerikan”

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 shkurt 2018 Në ora: 17:17
Ziggy (Flamuri) Berisha

Ziggy (Flamuri) Berisha, ka qënë në spitalin Yale-New Haven për 3 javë duke u rikuperuar nga një operacion i skajshëm në këmbë për shkak të komplikimeve nga diabeti. Ky imazh u dërgua në gazeten lokale Observer nga djali i Ziggjisë, Ali Berisha dhe djali tjetër, Richard Berisha të cilët e përcjellën imazhin me mesazhin, "Unë thjesht doja të ndaja foton me familjen dhe gazeten Observer, Ziggy - Flamuri Amerikan do të kthehet së shpejti, ai ende po e mban flamurin Amerikës në gji” shkruan gazeta lokale Observer e Waterbury në Connecticut .

Për shqiptarin nga Kosova Ziggy (Flamuri) Berish (   Ziggy (The Flagman) Berisha ), ka shkruar shumë shtypi amerikan, por shumë pak dhe për të mos thënë hiç fare shtypi shqiptarë, mbasi ai jo vetëm në çdo veprimtari u dallua me flamurin amerikan por Zeqir Berisha, si e ka emrin e vertet për më shumë se pesë dekada në SHBA, pothuajse nuk la demostrat kundra sllavo komunizmit pa dalë në New York, dhe Washington, me flamurin tonë kombëtar kuq e zi - pa yllin e komunizmit.

Berisha ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti Joe Geary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, “është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”. “Ziggy është e njohur në të gjithë vendin tonë,” ka thënë Geary , “Unë do të doja të falënderoj atë për të demostruar në sheshet e rrugëve në Waterbury – për të festuar dhe treguar dashurinë e tij ndaj Amerikës.
Amerikanë se harrojnë asnjeher Zeqir Berishën ose   Ziggy (The Flagman) Berisha, si i thërrasin ata, kur vejn 4 Korriku – që është festa e pavarësisë në të gjithë Amerikën – dhe ata kan parë ritualet e përvitëshme të festimit të amerikanëve të cilat shoqërohen në Waterbury, qytetin ku ai banon, me veshjen e tij me ngjyrat e flamurit të SHBA, dhe flamurin amerikan.

“Për disa, amerikan kjo është një festë që kan dëshirë vetëm t’a shijojnë me mënyrat që ata kan zgjedhur. Për të tjerët, kjo është një datë që i “obligon” të dalin në rrugë për të festuar me mënyrën e tij që tërheq edhe vëmendjen e qytetarëve të tjerë” ka thënë zoti Joe Geary.

Ndërsa, Dita e Pavarësisë së SHBA, është e lidhur si zakonisht me hedhjen e qiellin e Edorados të miljona tonaletave fishekzjarre, qindra paradave, miliona organizimeve shplodhëse nëpër parqe, paradave të karnavaleve, panaireve, pikniqe, koncerte, lojërave të ndryshme sportive, bashkime familjare në plazhe, liqene, vizita turistike, fjalime politike dhe ceremonitë me ngjarje nga më të ndryshmet të gjitha në vende publike dhe private, nuk mungon asnjëherë edhe mënyra se si e feston ky shqiptar nga Kosova, emigruar pesë dekada më parë në SHBA.

 Ziggy (The Flagman) Berisha, është i dalluar për mënyrën e të festuarit festat Amerikane, dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan dhe gazetarëve amerikan – është pikërishtë një emigrant shqiptar nga Kosova, Zeqir Berisha, quhet, i cili, me veshjen e tij tashmë është bër protogonistë i disa nga festat e tri ngjyrave – kuq, bardh -blu - Flamurit të SHBA.

Simbas, shtypit lokal thuhet se :”Në gati çdo 4 Korrik, për më shumë se 5 dekada, Berisha, ka qëndruar në sheshet e rrugëve, në New Haven, Waterbury, New York dhe Washington i veshur me një kosutm sportiv me të gjitha ngjyrat dhe simbolet e flamurit Amerikan – duke valëvitur një flamur të madh Amerikan – duke vallëzuar, e tërhequr vëmendjen e amerikanë në njgyrat e tyre kombëtare të kuqe, të bardhë dhe blu. Pra, duke i ftuar edhe ata të marrin pjesë në festë – edhe fituar kështu admirimin e shumicës së njerëzve.

Një gazete lokale, më e lexuara në Waterbury, shkruante vite më parë se : “Zeqir Berisha – ose  Ziggy (The Flagman) Berisha, si ai është i njohur “affectionately” prej atyre që tashmë e njofin mirë atë – nuk është i arsimuar – por, është veçanërisht elokuent. Një herë, flet me theksin e tij të trashë ballkans dhe më pas me një anglishte të papërsosur, që të bënë shumë të vështirë për të kuptuar atë”.

Megjithatë, shkruan gazeta “The Republican-American”, ai është një njeri që flet të vërteta të thjeshta pa lustrim rreth tmerreve, që ka parë në të kaluarën e tij në Kosovë, gjatë sundimit sllavo – komunist dhe tani shpreh kudo dashurinë e tij për Amerikën.

Në fytyrë, në veshje, në sjelljen e tij, në të folur, “kokë e këmbë” ai kullon patriotizmin e tij amerikan : këmishë, pantallona e tij dhe një mantel i palosur tek xhepi i xhaketës, janë të shtypura me simbolet e flamurit amerikane. Makina e tij është zbukrurua me simbolet patriotike amerikane, në të kuqe, të bardhë dhe blu dhe është e stolisur me stickers në parakolp të cilat deklarojnë mbështetjen për ushtarët amerikanë kudo që ata luftojnë.

Për Zeqirin,   Ziggy (The Flagman) Berisha, thuhet se pasi kreu në ish-Jugosllavi shërbimin e detyruar në ushtri për dy vjet, Berisha u arratisë duke kërkuar azil politik në fillim në vitin 1964 në Austri, dhe duke lënë familjen e tij pas në Kosovë. Disa vjet më vonë, në moshën 27 vjeçare, Berisha, pati aplikuar për një kartë jeshile dhe erdhi në Amerikë.

Ai ka punuar në punët më të vështira duke filluar prej nga larja e enëve nëpër kuzhina, dhe ka punuar në fabrika.Ai vendos në Waterbury, ku jetonte një komunitet i vjetër shqiptarësh, aty ku u takua me një vajzë, e cila tani është gruaja e tij dhe kan fëmijë, së bashku, natyrishtë, të rritur tani.

Duke punuar në ndërtim pjesën më të madhe të jetës së tij, Berisha nuk është një njeri i pasur. Por disi, ai ndjen një lidhje me një vend që ai ka lindur dhe më një vend ku ai jeton tani. Kjo lidhje është mjaft e fortë në mënyrë që ai është i sigurtë se do të mbaj gjithmonë flamurin amerikan pranë atij të kuq e zi.
Zeqir Berisha, Zeqir – ose “Ziggy” si ai është i njohur ” këtu në Kenektikët – Connecticut, ka emigrante nga Kosova, dhe ka dy fëmijë që kan shërbyer si marinsa në ushtrinë Amerikane.

Zeqir Berisha, i njohur më së mirë në qytetin Waterbury si “Ziggy”, ka qenë i pranishëm në çdo festim në këtë qytet për të nderuar pavarësinë e Kosovës, ka thënë një zyrtar i lart i këtij qyteti – zoti JoeGeary, drejtor operacionet për qytetin e Waterbury, duke shtuar se “ Ai është si një ikonë ndërkombëtare për patriotizëm”. “Ziggy është e njohur në të gjithë vendin tonë,” ka thënë Geary , “Unë do të doja të falënderoj atë për të demostruar në sheshet e rrugëve në Waterbury – për të festuar dhe treguar dashurinë e tij ndaj Amerikës.”

Ai ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të luftës kundra terrorismit në Irak dhe Afganistan në kohën e administratës së Presidentit Bush, dhe përkrahjes dhe mbështetjes amerikane për Kosovën. “Këtë vend e ka parë Zoti – është vend i bekuar” therriste ai më të madhe, në mes të turmave së protestuseve, një dekadë më parë, të cilët, kish dalë të mbeshtetnin athëhere presidentin Bush kur SHBA sulmuan Irakun dhe rrëzuan Sadam Huseinin .

“Çdo të mirë e kam parë nga ky vend – unë dhe gruaja ime “, thërriste ai ndërsa gazetarët i ndiqnin veprimet e tija në atë protestë. Ai u tregonte gazetarve se kur ishte nën “Ish Jugosllavi” e cila nuk egzistone më, pasi ajo u shkërmoq, atij çdo gjë i ishte mohuar, dhe se ka jetuar nën frikën dhe presekucionin policor, vetëm e vetëm se ai ishte shqiptarë. Çka dhe e detyrojë atë dhe familjen e tij të emigrojë – vjet më parë, në SHBA-së.

Mirëpo, me urrejte ai flet edhe për regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha në Shqipëri, megjithse ai nuk ka jetuar në Shqipëri, por ka pasur shumë miq dhe shok nga legaliteti dhe Balli kombëtar, patriot e atdhetar të vërtet që e kan motivuar të ishte gjatë asaj kohe edhe kundërshtar i perbetuar e Enver Hoxhës në Shqipëri.

Po ashtu, mund të thuhet se ky nuk është rasti i parë, që shqiptarët të tregohen se kanë një dashuri të madhe për Amerikën, dhe se janë populli më pro amerikanë i botës. Siç është shprehur dhe ish Presidenti i Kosovës Rugova : “….. në miqësi të përhershme me SHBA-të”.

Një gazetari i huaj i akredituar në Departamentin Amerikan të Shtetit, thuhet se i ka thënë, zëdhënsit të shtetit Amerikan se SHBA-së i konsiderojnë: “Shqiptarët, si ‘populli i zgjedhur‘ i SHBA-së.” Ndërsa, pro amerikanizmin e popullit shqiptarë, e ka shprehur edhe vetë Presidenti Bush, senatorë, kongresmen dhe zyrtarë të lart amerikan.

Me 8 janar 1918, Presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson, publikoi një deklaratë mbi qëllimet e Luftës, e përbërë prej 14 pikash. Deklarata e Presidentit amerikan u dha kurajo mbarë patriotëve shqiptarë në Amerikë të : “Thërrisni rroftë Amerika / Madhëria e Tij Wilsoni / Me katërmëdhjetë pika / I thotë Evropës ndaloni”, do shkruante rilindasi i madh Fan Noli në ato vite.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat