Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi”: Festoi 7-8 Marsin dhe 25 Vjetorin e themelimit

Amerika

Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi”: Festoi 7-8 Marsin dhe 25 Vjetorin e themelimit

Nga: Beqir Sina Më: 7 mars 2018 Në ora: 15:50
Foto nga takimi

Këtë vit Orginzata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” nderoi tre gra që me mënyrën e tyre kan ndryshuar jetën tonë, me Çmimin “Gruaja e Vitit” Ms. Merita Halili, Çmimin “Mësuesja e Vitit” Ms.Vjosa Nikçi– dhe me Çmimin “Arritjet Jetësore” Nënën Bahrije Bytyçi 7-8 Marsi, dy ditët të shënuara për mësuesit dhe nënat e gratë shqiptare nga Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” në New York, është bërë tashmë për më shumë se dy dekada (25 vjet) një traditë shumë e bukur festimi në komunitetin shqiptar në Nju Jork.

Të mësuar nga vendlindja sot nuk gjen një grua apo mësuese shqiptare, të mos këtë mall dhe nostalgji për këto dy festa që ndër vite u shndërruan në ditë nderimi për mësuesin dhe nënën dhe të marra së bashku për dijen, sakrificën, vetëmohimin e rolin vendimtar që nëna dhe mësuesi luajnë në të ardhmen e shoqërisë, pavarësisht se këto festa nuk i shpëtuan në atë kohe ideologjisë së partisë.

Për më shumë se dy dekada Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qirjazi” , vazhdon me këtë celebrim në misionin e saj të rëndësishëm aq dhe human të nderimit të mësuesve dhe nënave me një dëshirë e përkushtim të admirueshëm për të nderuar tre gra që me mënyrën e tyre kan ndryshuar jetën tonë, Çmimin “Arritje Jetësore” Nënat, “Mësuesia e Vitit” - Mësueset, dhe gruan e suksesshme shqiptare: “Gruaja e Vitit” kudo ku ajo ndodhet, këtu në Amerikë.

Kështuqë, edhe këtë vit mbremja e bukur dhe më e dashur grave dhe mësuesve u zhvillua në 10 Mars në lokalin luksoz “Battery Gradens Restaurant” me një panoramë mahnitëse të këtij ishulli njujorkez, me pronar shqiptar Paul Nicaj.

Ambjentet e restorantit, ku u zhvillua festa e grave dhe e nënave ishte e mbushur me pamjen festive, me muzikë shqiptare të përgatitura me shumë kujdes nga këto gra shqiptare, orkestra e drejtuar nga mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyseni , dhe këngëtarja e njohur Merita Halili - Soprano Dëshira Ahmeti - Kerliu, Bariton Rijad Ymeri, dhe këngëtarja Ludmillla Baballiku, të cilët së bashku krijuan një atmosferë shumë familjare, të dashur e të ngrohtë për gjithë pjësmarreset dhe pjesëmarrësit.

Një moment tepër prekës, dinjiteti dhe krenarie në këtë fest ishte nderimi që iu zonjës Bahrie Bytyçi, Nënës, së tre djemëve të saj dëshmor të lirisë së Kosovës, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi.

“Një Nënë e madhe e lirisë së Kosovës të cilës të gjithë do t'ja kujtojmë sakrificën", tha Znj. Beti Beno, Esq., Presidentia e Organizatës Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qirjazi” duke vlerësuar Bahrije Bytyçin, për punën e saj dhe veprimtarinë e madhe humanitare në kohën e luftës në Kosovë.

Ndërsa, folësit thanë se ajo është : “Një Nënë e guximshme dhe humanitare, zëmërmadhe, që lindi dhe ia dha Kosovës tre djemtë e saj, të cilët së bashku me djemt e vajzat nga Amerika, Batalionin”Atlantiku”, shkuan e luftuan në Kosovë, për çlirimin dhe liirinë e Kosovës”.

Mbrëmjen festive e përshëndeti Znj. Beti Beno, Esq., Presidentia e Organizatës Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qirjazi” e cila i uroi miresëradhjen të ftuarve në emër të saj dhe të Bordit Drejtues, ndërsa faleminderojë të gjithë vullnetaret dhe shtypin shqiptaro amerikan Televizionin Albanian Culture, Illiriapress dhe Bota sot.

Ndërsa fjalën kryesore e mbajti Kryesuesia e Bordit Këshillëdhënës të Organizatës Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qirjazi”, znj. Alda Mosko, ishin Dëshira Ahmeti - Kërliu, Raza Sinanaj dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, që ndanë çmimet dhe përshëndetën festën e grave dhe të mësuesit.

Në këtë festë morën pjesë mbi 260 mysafirë dhe mbështetës të AAWO, “Motrat Qiriazi”, për të nderuar Merita Halilin, “Gruaja e Vitit” 2018, Vjosa Nikci, “Mësuesja e Vitit” 2018, dhe Znj. Bahrije Bytyqi, Marrëse e Çmimit të “Arritjes Jetësore” 2018.

Fëstën e 7 dhe 8 Marsit, po ashtu e nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe shumë personalitete të njohura të komunitetit : Anëtari i Këshillit të Bashkisë së NYC, Mark Gjonaj dhe Znj. etij Roberta Gjonaj, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatqija dhe z. Dukagjin Sahatqija, z. Albert Fundo dhe Familjet e Beno - Foundos, Fathër Nathan Preston, Isejn Marku, Esq., Z. Isidoros Tsamblakos, Esq., Z. Dritan Mishto dhe përfaqësues të VATRA-s, z. Adem, Moza, dhe Vera Belliu nga Televizioni i Kulturës Shqiptare, Familja Ilir Bytyqi, Znj. Shqipe Malushi, Znj. Anna Marku Walsh dhe Z. Frank Walsh, Z. Fatos Dervishi, Esq dhe Znj. Keti Dervishi, Joana Kaso, Esq, Dr. Lydra Tapia, Dr. Fjona Fundo dhe Ilirjan Fundo, Z. dhe Znj. Adem dhe Rita Saliu, Z. dhe Znj. Ismer dhe Vera Mjeku, Anëtarët e Bordit të AAWO dhe shumë veprimtar, artistë, afaristë dhe diplomatë të tjerë, morën pjesë në këtëmbrëmje Gala për të festuar 7 dhe 8 Marsin.

Presidentia e AAWO, znj. Beti Beno, Esq. gjatë fjalës së hapjes së saj falënderoi donatorët, anëtarët, vullnetarët dhe mbështetësit e vazhdueshem të organizatës dhe vlerësoi punën e bërë nga AAWO në shërbimin e komunitetit, grave dhe fëmijëve në nevojë.

Kurse, Alda Mosko, Kryesuese e Bordit Këshillëdhënës të AAWO, falënderoi anëtarët e Bordit të Drejtorëve për angazhimin dhe shërbimin e tyre për organizatën dhe secilës prej tyre iu dha një pllakë Mirënjohje me një dhurat në këtë përvjetor të veçantë të 25 vjetorit të kësaj organizate.

Mbrëmja Gala e 7 dhe 8 Marsit organizuar nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi, u prezantua nga dy artistët shqiptar Rejhan dhe Luan Bexheti, të cilët me paraqitjen e tyre elegante dhe elokuente të mbrëmjes i dhanë edhe më shumë bukuri kësaj feste.

Dr. Shpresa Xhakli, dhuroi për festën buqeta të freskëta lule për tre gratë e nderuara për këtë vit.

Duke përcjellur falënderime të veçanta për përpjekjet për mbledhjen e fondeve nga Zhuljeta Bujaj nga Brothers Taverna, për ngritjen e fondeve për kujdesin mjekësor të Laurent Muratit, znj. Alda Moska, tha se:” Përfitimet në mbrëmjen e kësaj feste do të shkojnë për rritjen e fondit për shërimin e artistit kosovar Laurent Murati, i cili ka pësuar dëme të organeve gjatë operacionit të zemrës”.

Mbrëmja Gala e 7 dhe 8 Marsit. organizuar nga Organizata e Grave Shqiptaro-Amerikane Motrat Qiriazi, në “Battery Gradens”, vazhdoi me gëzim dhe haren e madhe të këtyre grave që gëzonin e festonin nën tingujt e bukur të këngës e valles shqiptare, deri në orët e vona të saj.

Surpriza e Organizatës Shqiptaro – Amerikane te Grave “Motrat Qiriazi” ishte, për këtë natë dhe loja e fatit në fund duke mbyllur edhe këtë festë tradicionale të këtyre grave të shquara shqiptare në SHBA, të cilat e festojnë për 25 vjetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat