Shkolla “Thornton-Donovan”në New York “Një Rilindje Shqiptare”

Amerika

Shkolla “Thornton-Donovan”në New York “Një Rilindje Shqiptare”

Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:20
Douglas E. Fleming

 Këtë vit akademik Shkolla “Thornton-Donovan” në New Rochelle, New York, është përkushtuar në temën e saj: “Një Rilindje Shqiptare”

Të dashur Shqiptarë të Amerikës

Çdo vit shkolla “Thornton-Donovan”, në New Rochelle (New York), ja dedikon programin akademik një vendi, kulture apo një personaliteti të shquar. Vitin e kaluar, tema mësimore ishte “Fluturim me Shqipet e Andeve” me fokus tek Peruja, Ekuadori dhe Andet. Temat e T-D  e kanë zanafillën e tyre që në vitet‘70 dhe shumë eksplorime studimore e udhëtime interesante janë realizuar me sukses përgjatë kësaj kohe. Këtë vit lajtmotivi i shkollës ka superuar vetveten dhe përvojat e mëparshme.

Për vitin akademik 2017-18, T-D, i është kushtuar ekzaminimit të subjektit “Një Rilindje Shqiptare” dhe nxënësit e shkollës tonë, që nga klasa e parë e fillore e deri në maturë, ndjekin kurse (kryejnë lënde kurrikulare) që kanë si objekt studimi e njohje analitike historinë dhe kulturën e këtij vendi,  nga më të vjetrit e autentik në gadishullin e Ballkanit.

Çdo kurs, (lëndë e programit mësimor), zhvillohet në pesë ditët e javës, për 40 minuta, dhe në mënyrë konstante gjatë gjithë vitit akademik.

Më poshtë po rendisim disa prej 25 kurseve me temë nga Shqipëria:

Shqiponja, gjarpri dhe kënga ( Muzikë), Veshët e sytë e Shqiponjës (Muzikë  dixhitale), Letërsi Ballkanike, Perandoritë në perëndim, Instrumente muzikore ekzotike, Arti i mitit, Arkitektura e mikpritjes, Kuzhina Shqiptare, Filmi në Ballkan, Histori e Ballkanit, Arkeologjia e Ballkanit, Shqipëria nëpërmjet artit, Moda Shqiptare, etj.

Aventura e çdo viti akademik konkludon me një udhëtim dhe eksplorim në terren, në perputhje me misionin dhe objektivat didaktike që i kemi vënë vetes në programin mësimor, duke pasur si qëllim ndërthurjen e asaj çfarë kemi studiuar teorikisht me përvojën empirike dhe ballafaqimin në realitet.

Në prillin e këtij viti T-D do të vizitoj për dhjetë ditë Shqipërinë, si dhe për disa ditë vende përreth rajonit të Ballkanit. Përpjeket më të mëdha për këtë udhëtim  gjeografik e kulturor, janë bërë të mundur në sajë të ndihmesës dhe mirëkuptimit të Z. Joe DioGuardit, Z. Richard Lukaj dhe Ambasadores Shqiptare të Kombeve të Bashkuara në qytetin e New Yorkut.

T-D është krenare të përfaqësojë të vetmen shkollë ne Amerikë, që i dedikohet me përkushtim temës së Shqiptarisë dhe diversitetit historik e kulturor që ajo përcjell.

T-D uron qe  Shqiponjat e te dy vendeve te fluturojnë se bashku si një e vetme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat