Mimoza Dajçi: Stop arma e dhuna ndaj grave

Amerika

Mimoza Dajçi: Stop arma e dhuna ndaj grave

Nga: Yllka Baxhaku Më: 14 mars 2018 Në ora: 09:22
Mimoza Dajçi

Nën kujdesin e Ambasadores së Misionit Shqiptar pranë OKB në New York, Besiana Kadare, Organizata e Gruas "Hope & Peace" morri pjesë në një nga konferencat që u mbajt pak ditë më parë, për gratë e zonave rurale në botë, realizuar nga Misionet Fiji, Estonia, Chili dhe Shqipërisë.

Gjatë punimeve të kësaj konference fjalën e morën përfaqësueset e shteteve organizatore, të cilat mes urimit të festës së gruas paraqitën me video jetën e gruas në zonat rurale të vendeve përkatëse, folën për sakrificat, anën social-ekonomike si dhe angazhimet e tyre në politikë, biznes, parlament apo deri në drejtuese shteti.

Si pjesë e Organizatës "Hope & Peace" pata rast të bisedoj me Zj. Mimoza Dajçi (aktiviste e njohur në Shqipëri dhe SHBA për të drejtat e gruas dhe fëmijëve) se si e vlerëson ngjarjen aktuale e në veçanti rolin e të drejtat e femrës shqiptare. Gjatë prononcimit ajo tha: "Në rradhë të parë falenderoj Ambasadoren Besiana Kadare për mundësinë që na krijoi si organizatë për të qenë pjesë e kësaj konference dhe vendimeve të saj të rëndësishme për të drejtat e gruas në botë. Përsa i përket Shqipërisë dhe Kosovës do të thoja pasi nuk mund ti shkëpus kurrë nga njëra tjera do të jepja thirrjen "Stop armëve e dhunës ndaj gruas". Krijueseve të jetës. Eshtë shumë e dhimbshme të shikojmë sot fëmijë jetim, vrarë nënat e tyre jo vetëm nga makineria serbe, por edhe nga dora kriminele e babait të tyre. Dhuna ndaj femrës shqiptare çdo ditë po merr përmasa dhe shifra alarmante. 10 gra të vrara kemi në Shqipëri nga dhuna në familje vetëm në vitin 2017. Mbi 2600 femra në vit kërkojnë urdhër mbrojtje, janë katër mijë raste dhune në vit nga bashkëshortët, sipas statistikave 9 femra dhunohen vetëm në një ditë. Përderisa atje dhuna është tepër agresive, ligjet duhen rriparë, forcuar, pasi dhuna ndaj nenës ndikon direkt në shëndetin e jetën e fëmijës".

Përsa i përket zonave rurale për gruan në biznes, vendimarrje e politikë Zj, Dajçi u ndal tek rasti konkret i njerës prej femrave aktive në biznes e jetën sociale të vendit me të gjitha kapacitetet e saj. "Eshtë Griselda Loku, tha ajo, nëna e re dhe blegtoristja e palodhur në Mirditë, e cila krahas kujdesit familjar punon e shton edhe gjedhin në biznesin e saj sëbashku me bashkëshortin në fshatin ku jetojnë. Ajo vërtetë është për tu marrë në konsideratë si femër intelektuale, studiuar në Universitetin LaSapienca në Rome për diplomaci.

Unë gjithashtu edhe më parë kam deklaruar se nuk tregohen vetëm me valle e muzikë vlerat, arritjet e femrës shqiptare, që sigurisht edhe ato duhen, por jo të tepruara, e përsëritura në çdo event, pasi nuk duhet të harrojmë se mes tyre kemi edhe gra që kanë halle familjare, apo dhunë familjare edhe pse jetojnë në SHBA.

"Faktet kanë treguar vijoi më tej Mimoza, se femrat shqiptate nuk janë të afta jo vetëm si nëna e gra shtëpiake, por të japin e shkëmbejnë ide, e të venë në shërbim të vendit të gjitha kapacitetet e tyre intelektuale. Mos të harrojmë fizikanten e shkenctaren shqiptare - amerikane Laura Mersini Houghton. Pra ka ardhur koha që vendi Shqipëria nga ana presidenciale të drejtohet nga një femër".

Gjatë seancave të pushimit në hollin e sallës ku zhvilloi punimet konfereca u takuam e shkëmbyem biseda me gra e vajza nga vende të ndryshme të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat