SHBA: Nuk ka pista në zhdukjen e aktores shqiptare Adea Shabani në Hollivud

Amerika

SHBA: Nuk ka pista në zhdukjen e aktores shqiptare Adea Shabani në Hollivud

Beqir Sina New York Nga Beqir Sina New York Më 18 mars 2018 Në ora: 16:54
Adea Shabani

HOLLYWOOD - CA: Aktoret që dëshirojnë në ëndrrën e Hollivudit, është quajtur një emision “Mister Dateline” me emrat e atyre aktorëve që kanë pasur një ëndërr, për të arrirë por ajo është zhdukur shumë shpejt, tha Televizioni NBC, në një emision kushtuar, aktorve të humbur në Hollivud, duke folur për aktoren më të fundit që rezulton e zhdukur.

Në të gjithë qytetin e famshëm të artistëve Los Angelos, mbrëtërinë e filmave, vazhdojnë të shpërndahen kudo në vendet publike, posteret “Missing Person” me fytyrën dhe të dhënat e aktores së zhdukur, 24 ditë më parë, për të cilën thuhet se u pa për herë të fundit në bllokun 1700 të wilcox Avenue në Hollywood, njofton Bota sot nga Nju Jorku.
Bëhet fjalë për aktoren shqiptare Adea Shabani, e cila rezulton se është zhdukur në mënyrë misterioze në Los Anxhelos, pasi që ajo nuk është bërë e “gjallë” më, me familjen dhe miqtë e saj, të cilët thonë se kjo është shumë e pazakontë për 25-vjeçaren me një natyrë të qetë dhe ëndrrimtare për jetën e saj.

Image

Adea, thuhet se e la Maqedoninë, për të studiuar aktrimin dhe ka jetuar vetëm në Los Anxhelos, për dy vjet, njoftojnë mediat amerikane.
Departamenti i Policisë Los Anxheles, foli për emisioinin “Mister Dateline” të TV NBC për këtë realitet, për 25-vjeçaren shqiptare (nga Maqedonia) Adea Shabani, e cila është një aktore që aspirojë të jetojë ëdrrën hollivudiane në Los Anxhelos, por se tash 24 ditë, Adea që u pa për herë të fundit të premten më 23 shkurt 2018 në orën 11:00, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti i Policisë në Los Angeles, rezulton e zhdukur dhe ka hyrë në listën e perosnave të humbur “Missing Person”.

Deklarata e Policisë LAPD thotë se ajo nuk është parë apo dëgjuar prej atëherë, dhe familja e saj është e shqetësuar për sigurinë e saj, tha zëdhënsi për Departamentin e Marrëdhënieve me Median i LAPD, në Televizionin NBC, emisioni “Mister Dateline”.

Dateline po ashtu tha se ata nuk ishin në gjendje të lëshonin më shumë informacione për rastin e Adea, se sa ajo që kishin thënë më parë kur : "Ajo u pa për herë të fundit në zonën e apartamentit të saj në një video vëzhguese ajo u pa në një kafene lokale ku Adea e frekuentonte", tha për Dateline, Jayden Bryant, një hetues privat i punësuar nga familja e Adeas.

I vetmi informacion që kemi gjetur deklarojë, ai është se "Ajo ishte duke komunikuar me miqtë përmes tekst mesazhit në Facebook, në mënyrë të vazhdueshme gjatë atij mëngjesi dhe pasdite të hershme. Unë kam parë të gjitha mesazhet dhe gjithçka ishte shumë në përputhje me mynyrat e saj normale të komunikimit të mëparëshëm. Por pastaj, papritmas, komunikimi u ndal”, tha hetuesi Bryant, në emisonin Dateline, duke shtuar se “miqtë e saj, dhe ata që e njohën vazhduan të përpiqen për të kontaktuar Adea, por ajo nuk u përgjigj më”..

Image

"Miqtë ishin të shqetësuar, por ndoshta ishte një situatë ku ata mendonin, 'Mirë, ndoshta ajo u largua për fundjavën'," tha Bryant. Megjithatë, dyshimi u rrit, kur Adea nuk u paraqit për një klasë të rëndësishme aktrimi të hënën. "Kjo ishte klasa e parë e atij semestri kur ata caktonin rolet. Miqtë e kishin përshkruar atë si të gjetur për këtë rolë dhe tha se ajo po e kërkonte një rol të këtill të madh në atë klasë, “, tha hetuesi privat për Dateline.

Miqtë thanë për Mister Dateline se zhdukja e Adeas, është jashtë karakterit për të. "Ajo ishte shumë serioze për karrierën e saj", tha nji shoku i klasës, Christian Name. "Dhe e di që ajo donte të përfundonte shkollën për t'u përgatitur mirë.” Ai e përshkroi Adeën si "energjike" dhe "empatike", dhe tha se kurrë ajo nuk i kishte përmendur që dëshironte të largohej nga Los Anxhelos.

" Policia vazhdon të kërkojë në zonën e Hollivudit për Adean, tha zëdhënësi Luis Garcia i Departamentit të Policisë në Los Anxhelos, duke folur me TV KNBC-së pranë NBC-së menjëherë pas zhdukjes së saj.

Image

Hetuesi privat Bryant, beson se rasti i Adea, është duke u trajtuar si një person i zhdukur pa paramendim, për shkak se nuk ka pasur "ndonjë dëshmi se Adea ishte duke bërë një vetëvrasje me vetëdije ose e motivuar për tu zhdukur" ose e thënë ndryshe e humbur në mënyrë vullnetare. Megjithatë, theksoi ai, kjo nuk do të thotë që Adea është e vdekur.

"Në përgjithësi, ky është një hetim aktiv, ky është protokolli për mënyrën se si trajtohet," i tha ai Mystery Dateline. Akademia e Veprimtarisë dhe Teatrit të Stella Adler, ku Adea ishte një student, e ka ndarë historinë e Adeas në faqen e tyre në Facebook, duke kërkuar publikun për ndihmë. Familja e Adeas po ashtu po kërkon ndihmën e publikut dhe se ata janë duke ofruar një shpërblim prej 25,000 dollar për informacionin që çon në vendndodhjen e saj.

Image

 


Adea is described as having blonde hair and blue eyes. She is 5’5” tall and ëeighs around 130 lbs. If you have seen her, or have any information regarding Adea’s ëhereabouts, please contact LAPD Missing Persons Unit at (213) 996-1800. During non-business hours or on ëeekends, calls should be directed to 1-877-LAPD-24-7 (877-527-3247). Anyone ëishing to remain anonymous should call the LA Regional Crime Stoppers at 1-800-222-TIPS (800-222-8477) or go directly to www.lacrimestoppers.org.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat