Ky është shqiptari që Trump e bëri milioner, historia e tij është e vështirë për t’u besuar

Amerika

Ky është shqiptari që Trump e bëri milioner, historia e tij është e vështirë për t’u besuar

Më: 19 mars 2018 Në ora: 08:01
Donald Trump dhe Paul Nicaj

Paul Nicaj është një emigrant shqiptar, i cili prej dekadash jeton në Nju Jork. Ai është me origjinë nga Mali i Zi.

Fillimisht Pauli gjeti një punë në hotel “PLAZA” në kohën që administrohej nga Trump, ku arriti të bëhej pas një pune të përkushtuar, nga një ndihmës kamerier në menaxherin kryesor të tij.

E kam nisur punën në hotel si zëvendës kamerier e më pas më kanë bërë menjëherë menaxher”, shprehet Paul Nicaj.

Siç thotë Nicaj, Donald Trump i ka ndihmuar gjithnjë shqiptarët dhe aktualisht ka të punësuar në bizneset e tij qindra prej tyre.

Ka shumë shqiptarë që punojnë për të. Ai i ka ndihmuar shumë shqiptarët. Ramiz Alia ka qenë i pari. Dhe flamurin e Shqipërisë e kanë vendosur për një javë në hotel”,- tregon edhe më tej Nicaj.

Pauli tani ka hapur biznesin e tij të hotelerisë, ku sigurisht që ka punësuar mijëra shqiptarë, por për gjithçka ai i detyrohet presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat