Dita e Shën Patrikut Parada 2018 në Westchester County, Irlandezët bejnë me duar simbolin shqiptar Shqiponjën

Amerika

Dita e Shën Patrikut Parada 2018 në Westchester County, Irlandezët bejnë me duar simbolin shqiptar Shqiponjën

Beqir Sina New York Nga Beqir Sina New York Më 25 mars 2018 Në ora: 00:30
Irlandezët bejnë me duar simbolin shqiptar Shqiponjën

YONKERS NY : Të shtunën, në Yonkers - NY (24 mars 2018 në orën 13:00) në një ditë të bukur është mbajtur Parada e Shën Patrikut. Parada e Ditës së Shën Patrikut të Yonkers, është bashkuar me paradën e shoqatave të tregtarëve të rrugës së njohur McLean Avenue, kështu që parada tani njihet si Paradë e Ditës së Shën Patrikut të Yonkers, në McLean Avenue. Ky kombinim fillon në një epokë të re për Yonkers të New Yorkut.

Parada e Ditës së Shën Patrikut të Qarkut Yonkers, është një traditë që daton që nga viti 1963 dhe ka qenë gjithmonë më e madhja në këtë zonë. Që nga fillimi i saj parada ka qenë parada e dytë më e madhe e Shën Patrikut në New York State - pas asaj që mbahet në New York City. 

Image

Kjo Parada e Ditës së Shën Patrikut, siç u mbajt edhe këtë vit, u dallua për pjesëmarrjen edhe të shumë pjestarve të komunitetit shqiptarë, që jetojnë në këtë qark, dhe që kan shtëpit dhe bizneset e tyre, në Qarkun e Yonkersit në Nju Jork.

Nik Beqi, nënkryetar i Organizatës Rrënjët Shqiptare, ka marrë pjesë në Paradën e Ditës së Shën Patrikut të Qarkut Yonkers, Nju Jork, dhe me një grup instrumentistësh të Bandës frymore me veshjet karakteristike folklorike Irlandeze, kan pozuar duke bërë me dy pëllëmbat e duarve - simbolin shqiptar të Shqiponjës me dy krena.

Dita e Shën Patrikut në Westchester County, NY dhe Luginën Hudson për çdo vjet në këtë sezion sjell një gjelbërim simbolik kudo në qytet dhe zbukurimet, duke lajmëruar ardhjen e Verës.

Image

Gjatë viteve parada është rritur për të përfshirë mbi 3000 pjesëmarrës dhe kënaqur mbi 100.000 spektatorë nëpër gjithë rrugën e saj nëpër qytetin e Westchester County - Yonkers NY. 

Komuniteti Irlandez, organizatorët thonë se janë krenar për rritjen që ka marr kjo ngjarje dhe që ka treguar gjatë viteve se iralandezet ne Nju Jork,  janë të përkushtuar të vazhdojë të promovojë zgjerimin e paradës që shenon ardhjen e sesionit të ri- me  Paradën e Ditës së St.Patrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat