Falimenton kompania më e vjetër e armëve në SHBA

Amerika

Falimenton kompania më e vjetër e armëve në SHBA

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:54
Foto Ilustrim

Kompania më e vjetër e prodhimit të armëve në Amerikë “Remington Outdoor”, ka dorëzuar dokumentet për falimentim pas rënies së shitjeve.

Kjo kompani, e cila ishte themeluar rreth 200 vjet më parë, ka dorëzuar dokumentet për falimentim në mënyrë që të arrijë një marrëveshje me kreditorët e saj.

Zyrtari financiar i Remington ka deklaruar së shitjet e kësaj kompanie kanë rënë dukshëm përgjatë vitit të fundit para falimentimit.

Kjo vjen pas kërkesave të fundit në SHBA për kontroll më të madhe të armëve në këtë vend.

Të shtënat në shkollën e mesme në Florida në shkurt të këtij viti, kane nxitur debatin për kontrollin e armëve. Të shtunën qindra mijëra qytetarë kanë protestuar nëpër rrugët e qyteteve të SHBA-ve për këtë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat