Shaqir Salihu: Mesazh drejtuar shqiptarëve të Kosovës

Amerika

Shaqir Salihu: Mesazh drejtuar shqiptarëve të Kosovës

Më: 29 mars 2018 Në ora: 18:15
Shaqir Salihu

Së pari, e përgëzoj Policinë e Kosovës për shkathtësinë e saj profesionale që arriti të arrestojë kriminelin Gjuriç dhe ta sjellë atë në Prishtinë. Por unë nuk e kuptoj përse e kthyen në Serbi. Është dashur ta mbanin në burg të paktën një javë. 

Së dyti, kam një thirrje drejtuar Parlamentit të Kosovës:

Lista Serbe bëri shumë mirë që doli nga Parlamenti i Kosovës. Aty nuk ka vend për ta. Tani keni një rast të volitshëm për të mos i lejuar që të kthehen. Ata janë terroristë dhe nuk janë aty për të mirën e Kosovës. Ata janë kanceri i Kosovës dhe tani që janë larguar, le të kthehen në Serbi te shtëpitë e tyre. Ata janë dërguar në Parlamentin e Kosovës nga mentorët e tyre terroristë, Vuçiç-Putin. Janë dërguar për t’i futur kancerin Kosovës. Nuk kanë vend aty. Sa më shpejt që ta largohen, aq më mirë. Merreni me mend sikur ne, bijtë e viteve 60-70, të shkonim në Tiranë për t’u këshilluar me Enver Hoxhën, a thua se do të dilnim nga burgu ndonjëherë? Kurse këta terroristë serbë shkojnë dhe këshillohen me Vuçiçin dhe Putinin në Beograd. Marrin këshillat e tyre të veprimit dhe kthehen në Parlamentin e Kosovës. T’u besosh atyre dhe t’i mbash në Parlament është veçse çmenduri.
Së treti, ftoj krerët e të gjitha partive politike të Kosovës që të bashkohen e të veprojnë së bashku. Nuk është koha për përçarje e për lakmi pushteti. Rusia dhe Serbia ju kanë shpallur luftë. Duhet që edhe ju të vini këtu në Washington për këshillime me vendin tuaj mik. Por terroristët e Listës Serbe mos i lejoni më aty.

Përqafime vëllazërore, Shaqir Salihu, Washington

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat