Agjenci e Kujdesit Shëndetësor “Five star Center” në Bruklin, shumë afër të moshuarve shqiptarë - Bota Sot
Agjenci e Kujdesit Shëndetësor “Five star Center” në Bruklin, shumë afër të moshuarve shqiptarë

Amerika

E diel, 27 maj 2018

Agjenci e Kujdesit Shëndetësor “Five star Center” në Bruklin, shumë afër të moshuarve shqiptarë

Beqir Sina Brooklyn NY Nga Beqir Sina Brooklyn NY Më 29 mars 2018 Në ora: 18:56
ilustrim

BROOKLYN NYC : Shumë pak e dinë se në qytetin e Bruklinit, është një Agjenci e Kujdesit Shëndetësor me pesë yje, “Five star Center”, e cila është një ofrues i shërbimit shëndetësor në shtëpi dhe në pronësi private në Bruklin - Nju Jork.

Kjo axhensi për fat të mirë ka edhe një specialiste shqiptare, Ermela Spahi CDPAS - Specialist, e cila është gatëshme t’ju orfojë çdo pacineti shqiptarë, ndihmën e nevojshme , bile edhe në përkthimin e dokmentave dhe komunikimin në gjuhën shqipe.

Ajo ofron një kujdes shëndetësor në shtëpinë tuaj, më një ndihmë profesionale, të përballueshme , për të moshuarit dhe invalidët në qytetin e Bruklinit, ku mendohet se jetojnë mbi 30 mijë shqiptarë.

Shërbimet e kujdesit që  ofronë Agjencia e Kujdesit Shëndetësor me pesë yje, “Five star Center”, u vjen në ndihmë familjeve, shqiptare, në rastin tonë,  duke marrë kohë për të kuptuar nevojat e të dashurve të tyre dhe pastaj të personalizojë një zgjidhje për kujdesin e tyre në përshtatje me buxhetin e tyre. 
Kujdestarët e kësaj agencie  janë tërësisht të angazhuar, shumë të kualifikuar për të zgjedhur me kujdes individët të cilët janë për t’u kujdesur për ta, dhe të siguruar.

Çdo njeri prej specialistve të kësaj kompanie thuhet se është i përkushtuar që të ofrojë shërbime të kujdesit shtëpiak me cilësi të lartë, të orientuar drejt klientit dhe të përballueshme. 

Image
Ermela Spahi

“Ne i ndihmojmë klientët tanë për të udhëhequr jetë dinjitoze dhe të pavarura në komoditetin dhe sigurinë e shtëpive të tyre. Nevojat e tyre individuale vlerësohen me kujdes, kuptohen dhe përmbushen nëpërmjet përzgjedhjes selektive të personelit të kualifikuar, të besueshëm dhe të mëshirshëm” thotë në këtë intervistë specialistia shqiptare, Ermela Spahi CDPAS - Specialist, e cila është gatëshme t’ju orfojë çdo pacineti shqiptarë, ndihmën e saj personale.

Kush është qendra"Five star care”?

Agjencia e Kujdesit Shëndetësor me pesë yje është një ofrues i shërbimit shëndetësor në shtëpi dhe në pronësi private në Bruklin. Përvoja jonë e viteve si një ekip na ka bërë të jemi një nga agjencionet më të besuara në shtetin e Nju Jorkut.

Ne jemi krenar që ne ofrojmë shërbime të shkëlqyera dhe të qëndrueshme për pacientët tanë, pavarësisht nga gjendja në të cilën ata janë. Profesionistët tanë të kualifikuar të kujdesit shëndetësor janë gjithmonë të gatshëm të ndjekin nevojat tuaja mjekësore.

Agjencia e Kujdesit Shëndetësor në pesë yje kupton që rikuperimi në një mjedis familjar mund ta shpejtojë rimëkëmbjen e tyre kur krahasohet me jetesën në një institucion pleqsh. Shfrytëzimi i kujdesit shëndetësor në shtëpi është gjithashtu më praktik dhe më pak i kushtueshëm për të marrë.

Politika jo-diskriminuese ?

Absolutisht po! Qendra jonë është një ofrues i shërbimeve të kujdesit shëndetësor në shtëpi dhe punëdhënës. Agjencia e Kujdesit Shëndetësor me pesë yje nuk diskriminon asnjë person në bazë të racës, ngjyrës, origjinës kombëtare, paaftësisë ose moshës në pranim, trajtim ose pjesëmarrje në programet, shërbimet dhe aktivitetet e tij.

Ajo eshtë një kompani e cila operon prej vitit 2009 në qytetin e Brooklyni ku dihet se jetojnë një pjesë e madhe e migrantëve nga e gjithë bota, përfshirë edhe shqiptarët.
Kjo është një qendër e cila nga vet emri home care - Kujdesi Shtëpiak, nënkupton kujdesin e pacientit, kur ai është në pamundësi për të kryer vetë aktivitete, nga përditshmëria. Si për  shembull nëse pacienti nuk është në gjendje për të i shërbyer vetvetes, bërë pazarin, ose për të bërë pastrimin e shtëpisë ose për ta shoqëruar tek doktori, varet nga shërbimet që i nevojiten pacientit… Dhe për këtë , kompania jonë “Five star Care”, gjen punonjësen  ose siç quhet ndryshe “home attendant” e paguan atë dhe e autorizon për t’i shërbyer pacientit….

Sa paguhet një ndihmës i pacientit?(home attendant)?

Pagesa për nji ndimës pacient është 16 dollar dhe 50 cent për orë

Kush mund të jetë në rolin e home attendant?

Programet që ne posedojmë janë homettand të përzgjedhur nga ne ose nga vetë pacienti...Programi në të cilin unë punojë pacienti ka të drejtë të zgjedhë një antar të familjes së tij, qoftë edhe një komshi, shokë apo të njohur të tij

A mundet burri ti sherbejë gruas apo gruaja burrit?

Kategorisht jo....bashkëshortët nuk munden t’i shërbejnë njeri tjetrit...pacienti nuk mundet të punësojë partnerin....

Përsa i përket binomit nënë fëmijë a është e mundur që pacienti të punësojë nënën e tij?

Në qendër na vijnë shpesh pyetje të kësaj natyre .. si kjo që na drejtuat ju, andaj dua të sqarojë edhe një herë se nëna nuk mund të punësohet për t’i shërbyer femijës nën 21 vjeç, ndërkohë mbi 21 vjeç po...ndërsa fëmija mundet të punësohet për prindin…vetëm që të ketë moshën për punë.

Kush dhe si mund të përfitoje nga programi juaj?

Nuk ka kriter moshe. Por, ngaqë shpesh njerëzit ngatrohen dhe ma bëjnë përherë këtë pyetje : “A kualifikohet mosha ime..?” do t’u thoja se përfiton nga programi ynë çdo pacient që vuan nga një x smundje ose paaftësi.

Si fillon procedura dhe sa zgjat për një pacient të fillojë duke marrë shërbimin tuaj?

Së pari pacienti njoftohet me një specialist të zyrës tonë...paraqet medicaid or medicare card and insurance card…Pastaj ne i japim formularët që i duhen për të çuar tek doktori familjes, deri në momentin që marrin formularin tek doktori i familjes vjen tek ne, dhe, ne vazhdojm procedurën me medicaid…
Takimi parë është me medicaid - kur shkon në shtëpinë e pacientit, athere ne përcaktojm a kualifikohet dhe më pas takimi rradhës pasohet nga infermierja e insurancës, për të dhënë orët që i takojnë....Pas takimit me infermierën bëhen procedurat e punësimit për atë që pacienti ka zgjedhur për t’i shërbyer

Kur dëgjon këtë pyetje në lidhje me mershirshmërinë si ndjehesh ?

Pa u menduar me bindje të plote them Po…! para gjithçkaje për mua personalisht si specialiste e këtij shërbimi humanizmi mëshira është numër 1 - kryesorja e çdo lloj rasti që më vjen në zyrë apo edhe jashtë saj...Nuk i shikoj si pacientë por si njerëz që vërtet kanë nevojë, për një ndihmë.Unë jam e gatshme t’i shërbej në dhënien e informacionit apo ndihmës në çfarë do lloj orari dhë mënyre. Kështuqë, çdo njeri që është i interesuar pa hezituar mund të telefonojnë ke të dy numrat e mi të telefonit, apo edhe duke më shkruajtur në rrjetet sociale, Facebook Tëeeter  apo Viber e ëhat's up … Unë për çdo shqiptarë në mënyrë vullnetare, i grantojë se ua bëj edhe përkthimin e çdo lloj paqartësie nga gjuha angleze në atë shqipe. Bëhet fjalë kryesisht për pacientët e mi që janë shqiptarë dhe vijnë nga vende të ndryshme të Shqiprisë, Kosovës apo viseve shqiptare..

Dhe, a kanë nevojë për përkthim..?

Jo të gjithë, por disa po. Kryesisht çdo pacient i imi është nën kujdesin tim maksimal. Për çdo herë që ata kanë nevojë nëse lypet një x pjestar i tyre i familjes, dhe nuk ka mundësi për ta shoqëruar qoftë edhe deri tek doktori, qoftë tek zyrat tona apo gjate intervistës së evaluimit, unë shkoj tek pacienti vet për t’i dhënë këtë ndihmë në mënyrë vullnetare...Pasi nëse një takim shtyhet merr shumë kohë për të përsëritur një tjetër datë evaluimi, apo kur infermierja lë takim për ti dhënë orët që i takojnë pacientit...

Çfarë ndjesie të jep takimi me pacientin a ka pacienta të cilët hezitojnë të regjistrohen tek ky program?

Duke marrë parasysh moshat e treta, pra të moshuarit (pleqt e plakat) kryesisht hezitojnë shumë të regjistrohen, pasi ndjejnë frikë, mos ndoshta është diçka ilegale që s’ju takon…Mirëpo, dua të sqarojë me këtë rast se ky shërbim ju takon pasi është i ofruar nga vetë sitemi shëndëttësor i shtetit të Nju Jorkut …
Kur unë ja u shpjegoj kështu kam pasur shumë raste kur pacienti i ri , menjëher qetesohet, dhe, në të njëjtën kohë lumturohen pasi jo çdo kush e ka kohën për t’ju përkushtuar totalisht, duke marr parasysh edhe kohën e familjarëve të tyre …

Dikush mund të jetë në punë e dashur pa dashur i neglizhon këto mosha...Kjo ndoshta sjell edhe një lloj mërzie, pasi ndjehen si në një vend të huaj dhe pa përkrahje….Mirëpo, ndjesia të cilën me japin këta pacienta, padyshim që është tepër pozitive… Agjencia e Kujdesit Shëndetësor “Five star Care” jep shpresë aty ku mungon… Unë vet si punonjëse e kesaj kompanie prej vitit 2009, kam shumë provojë, në raste që i kam përjetuar edhe vetë si të jem pasa më pranë me pacientin. Që ata të mos merziten, dhe së bashku me ta, qëndrojë deri sa të vijë dita, që ata të kenë marrë shërbimin, bëj maksimunin për të mos i vonuar proceduarat, të paktën ato që janë në dorën time...

Dhe, së fundi si mundet të kontaktojmë me ju? 

Në çdo kohë që nevojë mundet të thirrni pa hezitim në numërin tim të kontaktit : +1 (718) 304 - 3437 dhe +1 (347) 303 - 6911 adresa ime e e-mail është ermelaspahi26@gmail.com.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test