AOK nuk ka të ndalur!!!

Amerika

AOK nuk ka të ndalur!!!

Beqir SINA New York Nga Beqir SINA New York Më 21 prill 2018 Në ora: 15:42
Klubi Astronomy Outreach of Kosovo organizoi një aktivitet astronomik në bashkëpunim me Konsulatën e Përgjithshme të Kosovës në New York

Klubi Astronomy Outreach of Kosovo organizoi një aktivitet astronomik në bashkëpunim me Konsulatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.

NEW YORK CITY : Protagonistja e këtij eventi shkruajti në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Pranvera Hyseni, se “KOSOVO's STAR PARTY" mbajti një aktivitet me 20 prill 2018, i cili përfshinte astronomë dhe profesorë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Aktiviteti thotë fotografja e programit astronomik,AOK, Astronomy Outreach of Kosovo” u përqëndrua gjithashtu në historinë e astronomëve të Kosovës gjatë dekadave të fundit.

Po ashtu ajo në emër të stafit AOK, ka falenderuar shumë Ambasadoren Teuta Sahatqija, diplomatin Butrint Ymeri , si dhe tërë stafin e Konsulatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, për bashkëpunimin.

Mikëpritësja, e këtij eventi “KOSOVO ’s STAR PARTY” në mjediset e Konsullatës së Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në New York, Ambasadorja Teuta Sahatqija,me satfin e saj diplomatik, ka mbetuar e ngallëzyer nga kjo pritje me trupin e ekipit të “KOSOVO ’s STAR PARTY” kryesuar nga fotografja kosovare Pranevera Hyseni.

Ajo shkruan në statusin e saj në rrjetin social Facebook,se : “Mbrëmë në mjediset e kësaj konsullate, erdhën astronom, profesor, fotograf profesional të astronomisë, prodhues të teleskopeve, adhurues të astronomisë për të shfaqur fotografi profesionale të Henës dhe trupave qiellor, për të biseduar për spektroskopinë dhe përbërjen e yjeve, për nevojen e popullarizimit të shkencës në mes të popullatës.”

Të gjithë erdhën këtu, thotë ambasadorja, sepse Pranvera Hyseni i ka inspiruar me tregimin e saj për Kosovën, për historinë e vështirë, për dëshirën e kosovareve, për t’u njohur me astronominë dhe për punën e palodhur të cilën ajo po e bën.

Pranvera po e bën dy punë shumë të rëndësishme thëksonë Ambasadorja Sahatqija, ;“Po e përhapë dashurinë për astronominë dhe shkencën nëpër Kosovë, dhe po e shënon Kosovën në hartën boterore të astronomisë, kudo që po shkon. Se fundmi edhe literalisht me shënimin e një Asteroidi me emrin e saj”.
Konsullia e Përgjithshëme e Republikës së Kosovës në New York, Ambasadorja Teuta Sahatqija,e ka vlerësuar Pranvera Hysenin, duke thënë se ajo është Ambasadorja më e mirë e Kosovës në botën e astronomisë dhe të shkencës.

"Vetë unë si adhuruese e flakët e astronomisë mund të them vetëm falemnderit dhe : Të lumtë Pranverë!" shkruan Ambasadorja Sahatqija. ( Krediti : fotografite dhe informacioni nga Facebook, Teuta Sahatqija dhe Pranvera Hyseni).

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat