"Rrugës për në Garden": Dy boksier të talentuar shqiptar në Kampionatin Mormon MGM në New York

Amerika

"Rrugës për në Garden": Dy boksier të talentuar shqiptar në Kampionatin Mormon MGM në New York

Nga: Beqir SINA - New York Më: 23 prill 2018 Në ora: 14:49
Reshat Mati dhe Kristian Shytani

Kan qenë 18 meçe emocionuese që sollën emocione të shumta deri në fund të turneut në ringun e famshëm Madison Square Garden më 20 prill 2018, përfshinë edhe dy boksierët e talentuar shqiptar Reshat Mati dhe Kristian Shytani.

Ky turne prestigjoz në këtë ring, ka bërë atë, që rreth 300 shqiptarë që ndoqën turneun e Finalistve "Rrugës për në MSG" të New York Metros, të entusiasmuar nga suksesi i dy boksierve të duken sikur ishin tre mijë shqiptar, që inkurajonin vazhdimisht dy boksieret shqiptar dhe brohoritur e valvitur flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare.

Kampionati Mormon MGM u zhvillua të premten, 20 prill në Madison Square Garden, ringun “ Hulu Teatri” e cila është konsideruar si sfida më e madh e boksierve të talentuar amerikan, për të hyrë në boksin profesionist amerikan.

Boksieri shkodran Kristian Shytani, i cili ka arritur të fitojë dy meçe në boksin njujorkez, arriti të futet në grupin e 18 finalistve, e cila është edhe rruga për të hyrë në boksin profesionist amerikan, që tashmë, është shumë pranë arritjes së parë në këtë boks, e Kristianit, ose si e thërrasin adhuruesit e tij “Bisha”.

Pikërisht pas shpalljes si kampion i shtetit të Nju Jorkut, në muajin e kaluar në një sallë të mbushur me shumë tifozë, ndër të cilët edhe dhjetra shqiptarë, Kristian Shytani - “Bisha”, ka marrë më shumë forcë, për të arritur suksesin.

Duke boksuar për herë të parë në ringun e famshëm Madison Square Garden më 20 prill 2018, ku boksoi me shumë sukses edhe boksieri i talentuar shqiptar Reshat Mati - “Ariu Shqiptar”, dhe 35 boksier të tjer amerikan.

Meçi më 20 prill në sallën e famshme të boksit “”Medison Square Garden”, ku Shytani boksoi ndaj një kundërshtar të fort (El Maestro BC) përfundoi me fitoren me pikë nga Afunwa King dhe kështu Kristiani nuk arriti për t’u shpallur kampion i këtij turneu, por zhvilloi një ndeshje dinjitoze.

“Mirëpo, tha ai për gazetën Bota sot, kjo ishte një mundësi e mirë për tu promovuar për boksin profesionist, dhe për të rënë në sy të promotorëve të ndryshëm të këtij sporti të cilët ishin të shumtë në ringun e Madison Square Garden, i cili shpesh është quajtur "MSG" ose thjesht "The Garden”, e cila është një arenë shumë qëllimore , ose “Shtëpia” nga kan dalë Boksieret e famshëm, në qytetin e New Yorkut".

Duke folur për sfidën e së premtes për gazetën tonë, Kristiani, thotë se :”Kundërshtarin e kam njoft sepse të dy kena ba stërvitje tek e njëjta palester këtu në Brooklyn, klubin e boksit “Morris Park Boxing Club”

“Isha i bindur për fitore, por boksi ka të papritura ishte ndeshje e fort shumë, dhe e para e imja në në ringun e Madison Square Garden, dhe tani pres për meçin e rradhës, që besoj se do të jetë në Boksin Profesional, megjithse nuk asht datë ekzakte, por besoj se shumë shpejt do jetë depotimi i ndeshjes së parë në garën e boksierve profesionist amerikan”

Boksieri shkodran Kristian Shytani - i thirrur “Bisha”, nga simpatizantët e tij në krahun e majtë mban një Tatuazh të madh, që ka portrete me motive fetare të cilat thotë ai kan disa kuptime për jetën e tij, dhe e frymëzojnë atë në jetë.

Ai ka edhe një mesazh për të gjithë sportistat shqiptar “Asnji herë s'duhet të kënaqemi me arritjet momentale , por të këmbëngulim që të shtyjm arritjet tona “

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat