"Rrugës për në Garden": Dy boksier të talentuar shqiptar në Kampionatin Mormon MGM në New York

Amerika

"Rrugës për në Garden": Dy boksier të talentuar shqiptar në Kampionatin Mormon MGM në New York

Nga: Beqir SINA - New York Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:00
Reshat Mati

Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit “ Finest Fitness”, Alex Vargas me “Vendim - Decision ” në raundin e fundit
NEW YORK CITY: Kan qenë 18 meçe emocionuese që sollën emocione të shumta deri në fund të turneut në ringun e famshëm Madison Square Garden më 20 prill 2018, përfshinë edhe dy boksierët e talentuar shqiptar Reshat Mati dhe Kristian Shytani.

Ky turne prestigjoz në këtë ring, ka bërë atë, që rreth 300 shqiptarë që ndoqën turneun e Finalistve "Rrugës për në MSG" të New York Metros, të entusiasmuar nga suksesi i dy boksierve shqiptar të duken sikur ishin tre mijë shqiptar, që inkurajonin vazhdimisht dy boksieret tanë dhe brohoritur e valvitur flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare.

Kampionati Mormon MGM, u zhvillua të premten, 20 prill në Madison Square Garden, ringun “ Hulu Teatri” e cila është konsideruar si sfida më e madh e boksierve të talentuar amerikan, për të hyrë në boksin profesionist amerikan.

Reshat Mati, 19-vjeçari shqiptar me origjinë nga Dibra e Madhe, i cili është konsideruar si një nga boksierët më të talentur, tash për tash për moshat e reja, në SHBA, ka fitur mbrëm meçin e Turneut “New York Metro’s “Road to the Garden” , "Rrugës për në Garden” në ringun e famshëm Medison Square Garden në Nju Jork.

Ishullori njujorkez Reshat Mati, mposhti mbrëm bokseirin latin pjesëtarin e klubit të boksit “ Finest Fitness” , Alex Vargas me “Vendim - Decision ” në raundin e fundit.

Fitoren ai au dedikojë të gjithëve, ndërsa tha për gazetën tonë se :”Ne fituam!!!!! Shpresoj se i kam bërë prindërit, familjen, shokët, trajnerët dhe tifozët e mi - të kënaqur !!

“Nuk mund ta bëja pa ju të gjithë, theksonë Mati,.duke shtuar se së pari dhe më shumë i faleminderohem Perëndisë, për të më dhënë kurajon dhe fuqinë për të fituar! Unë kam punuar aq shumë duke u kthyer aq i fortë pas lëndimit të shpatullës sime dhe kirurgjisë së hundës. Unë nuk mund të kisha bërë atë pa prindërit e mi, Trajnerët Aureliano Sosa Atlas NYPD Cops & Kids Boks Box Club Boks Box Akmal Zakirov HEADRUSH NY Sport Shkenca Lab, për të gjitha trajtimet terapi fizike, dhe atë mbështetjen e madhe të publikut shqiptar - vetëm kuq e zi. Ju Faleminderit!!!”

Më tej boksieri shqiptar që thirret “Ariu Shqiptar - Albanian Bear” thotë se : “ Unë gjithnjë besoj në aftësitë e mia që unë mund të fitojë dhe nëse do të ndiehesha mjaft keq”

Ai pranon se kundërshtari i tij ishte mjaft i fortë dhe kampion i peshës 165 pound, pro thotë Mati, kam përdorur grushtat e krahut të djathtë si rrallë ndonjë herë në ring me goditje të shpejta dhe të njëpasnjëshme.

“Në raundin e tretë unë pashë se ai po venitej dhe vetem po mbrohej pas litarve, ndaj unë shpeshtova goditjet edhe nga krahu i majtë”.

Tani Reshat Mati “Ariu Shqiptar - Albanian Bear”, pas kësaj fitorje të premten në turneun në ringun e famshëm Madison Square Garden më 20 prill 2018, pret të njihet me kundërshtarin e radhës në qershor meçin, i cili i hap atij rrugën për në boksin profesionist, dhe suksesin.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat