Maj 1999 - Ditari "TF krahëhapur" i refugjatve të Kosovës në Fort Dix, New Jersey

Amerika

Maj 1999 - Ditari "TF krahëhapur" i refugjatve të Kosovës në Fort Dix, New Jersey

Nga: Ramazan Bekteshi Më: 5 maj 2018 Në ora: 13:42
Pamje nga lufta e fundit në Kosovës

Në këtë ditë para 19 vitesh 1999 ishte dita e 43 e fushatës ajrore të NATO-s në ish Jugosllavi.

Dy ditë më herët mora lajmin e gëzueshëm nga (LSA) se do të jem pjesë e pritjes së refugjatëve të Kosovës në Fort Dix, NJ, së bashku me zonjën e parë të SHBA-se, H.Clinton, Guvernatoren Ch. Ëhitman, Sen. F.Lautenberg, dhe Gjeneralin M. Zais.

Aeroplani i parë ateroi ne McGuire Air Force Base, NJ. 5 maj, 1999. Operacioni ishte koduar “Task Force Open Arms” (TF krahëhapur) mikpritësit theksuan: “Sot Amerika hap zemrat dhe shtëpitë për këta njerëz. Këta nuk janë refugjate, këta janë mysafirët tanë”.

Me 6 maj, 1999 në ora 15:00 mora një telefonatë nga zyra e Nënsekretarit Amerikan i Shtetit. Pyetja ishte se a kisha dëgjuar për vrasjen e Fehmi Aganit, për konfirmim. Përgjigja ime ishte se dëgjoja për herë të parë për këtë lajm tragjik nga ata. Ishte një moment tronditës, bashke-ideologu dhe bashke-arkitekti i Pavarësisë së Kosovës ishte vrarë nga forcat serbe. Aganin e vranë, por jo veprën e tij, sepse Agani e shtyri Jugosllavinë në vetëvrasje!

Me 9 maj 1999 u lindi foshnja e parë Lebibe dhe Naim Karaliut, e pagëzuan me emrin Amerikan, në shenjë mirënjohje për Amerikën. ”Po të lindte ne Kosove do të quhej Klinton dhe nëse do të na lindte vajze do të ishte Albright emri saj”, thanë prindërit krenarë të Amerikanit. Ata dëshirojnë të kthehen në atdhe nëse lufta do të ndalet…

Ditët në vijim në kamp ndodhi edhe martesa e parë, edhe vdekja e parë… Kështu vazhdon jeta në “Village & Hamlet”, në Kampin Fort Dix, NJ, me e qetë dhe më e lumtur në krahasim me vendin nga vinin refugjatet. Kampi mund të pranojë 4000 refugjate, ndërsa marrëveshja është që të pranohen 20.000. Tri javë qëndrojnë në kamp, derisa sistemohen nëpër shtete të ndryshme, përmes sponsoreve apo programeve për sistemim.

Çka me ra në sy nga eksodi këtu, në US. Sponsoret kryesore ishin te krishterët dhe hebrenjtë. Zoti i bekoftë!

Shpresoj se politikanet do te reflektojnë dhe s’do t’i harrojmë mundimet e miqve dhe tmerret e popullit.

Politikane, mos luani me fatin e popullit! Çdo e mirë, ashtu siç vjen, edhe mund te humbet, sa çel e mishël sytë!
 
(Autori ka qenë kryetar i degës se LDK-se ne Chicago e Illinois (1990-95), Koordinator i degëve të LDK-së për Amerike e Kanada (1992-2000), aktivist i NAAC-ut (1996-2000), përkthyes i nëntë gjeneralëve amerikane ne kapin ushtarak Bondsteel (2000-2009), i angazhuar ne Universitetin e Prishtinës 2013-2017. Tani punon ne Ëashington DC. Jeton ne Alexandria)

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat