Dokumente origjinale 111-vjeçarja shqiptare, fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti i SHBA, Gerald Ford - Bota Sot
Dokumente origjinale 111-vjeçarja shqiptare, fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti i SHBA, Gerald Ford

Amerika

E mërkurë, 19 shtator 2018

Dokumente origjinale 111-vjeçarja shqiptare, fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti i SHBA, Gerald Ford

Nga: Beqir SINA - New York Më: 25 maj 2018 Në ora: 16:54
Mrika Mrnaçaj, dëshira e nënës shqiptare në Amerikë, për të jetuar dhe vdekur në një vend të lirë me pashportën amerikane, si qytetare amerikane

Dokumenti orgjinal i Shtëpisë së Bardhë, mbi Dokumentet e Presidntit Grelad Ford, gjendet në kutinë(plikon) 36, dosja "12/23/75 HR10555 Relief of Mrika Mrnacaja”, të Zyrës së Regjistrit të Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë dokument të ashtuquajtur “de classified - de klasifikuar”, Legjislacioni në rastin Gerald R Ford - Biblioteka Presidenciale, thuhet se : “Ligji për të Drejtën e autorit i Shteteve të Bashkuara (Titulli 17, Kodi i Shteteve të Bashkuara) rregullon marrjen e fotokopjes ose riprodhime të tjera të materialit vetem me të drejtë autori”.

Aty sqarohet se si Gerald Rudolph Ford Jr, një politikan amerikan i cili shërbeu si Presidenti i 38-të i Shteteve të Bashkuara nga gushti 1974 deri në janar 1977, dhuroi Librarisë së tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të gjitha të drejtat e autorit, të gjitha dokumentat me nënshkrimet e tij, të pabotuara, që të kalojnë në koleksionet e arkivave kombëtare të SHBA.

Image

Me sqarimin që : “Punët për të përgatitur materialet arkivore t’u besohen punonjësve të qeverisë së SHBA, si pjesë e detyrave të tyre zyrtare për të u njohur me këto dokumenta, që janë edhe për publik . Supozohet, se të drejtat e autorit për materialet e shkruara nga individë ose organizata të tjera duhet të qëndrojnë të shoqëruar me origjinalin”.

Kjo librari presindenciale, po ashtu thotë se nëse mendoni se ndonjë nga informacionet e paraqitura në PDF, është subjekt i një dyshimi të vlefshm, bëni një kërkesë për të drejtën e autorit, duke kontaktuar në rastin konkret me Bibliotekën Presidenciale Gerald R. Ford, për origjinalin në se ju aprovohet.

Ata thonë se zyrtarët e Bibliotekës Presidenciale Gerald R. Ford, kan, Kopjet e sakta brenda kësaj dosjeje, që nuk u digjitalizuan, por me kërkesë zyrtare dhe nga persona të autorizuar, ato mund të jepen vetem për tu skenuar me të drejtë vetem nga Biblioteka Presidenciale Gerald R. Ford, dhe askush tjetër.

Bota sot, në Washington, ka gjetur këtë dokument zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, në të cilin bëhet fjalë për një nënë shqiptare, e quajtur Mrika Mrnaçaj, nga Malësia e Mbi Shkodrës - Tamara e Kelmendit, , e cila ishte 110-vjeçare, kur, në vitin 1974, mbërriti në SHBA, dhe kërkoi strehim politik, për të jetuar në liri dhe si amerikane, si ka deklaruar ajo atehere

Sipas, rrëfimeve të atyre që e njohën këtë familje thuhet se :”Ajo dhe anëntar të tjer të kësaj familje, duke përfituar edhe nga afërsia me kufirin, sakrfikojë në atë kohë, duke gjetur rastin të arratisej nga Shqipëria. Në kohën e një diktature të egër - sllavo komuniste, dhe izolimi total të Shqipërisë, vendin e saj që kishte lënë pas në atë kohë, ku mbretëronin frika, kërcënimi, arrestimet masive, demaskimet publike në sallat e kuqe, poshtërimet e të tjera, dhe plot dukuri të kësaj natyre makabre për ata që i perjetuan për 45 vjet të sundimit komunist në Shqipëri”.

Image

Në New York, Mrika Mrnaçaj, jetoi disa vjet me dy djemtë e saj, Marash dhe Pjeter Mrnaçaj, ndërkohë, që djali tjetër i saj, Nikolla, i mbetur në Shqipëri, kaloi mbi 25 vjet në burgjet e tmershme komuniste. Kurse, familja e tij u dërgua me forcën e policisë në kampin e internimit në Savër të Lushnjes simbas parktikave të ndjekur në këto raste prej atij rregjimi të egër komunist, me të gjitha famijet e presekutuara.

Kjo ishte edhe ajo ngjarje e bujshme e asaj kohe në SHBA, e cila tregojë se çfarë mund ta bëjë një nënë shqiptare, megjithse e moshuar dhe rrezikun e asaj kohe arratiset nga Shqipëria. Aji ishte anti komuniste , një nënë patriote dhe pinjolle e një familje me tradita shqiptare, e cila ka mbrritur mbi 4 dekada më parë në “Tokën e Premtuar – Eldoradon” Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin kampion në të gjithë rruzullin të Lirisë, Demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut, që të hyjë në librin e histrorisë së emigracionit amerikan .

Ky pra është një rast i veçantë, ku gjithçka filloi në vitin 1974

Vit, ky kur Mrika Mrnaçaj, atëherë mbi të njëqind vjetët, së bashku me fëmijët e saj – erdhi në SHBA, dhe, kërkoi strehim politik, për të jetuar në liri e sigurt, me shpresën se një ditë ajo dhe djemtë e saj do të ngriheshin kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës, duke iu bashkuar emigracionit anti komunist dhe liria dhe demokracia si gjithë Europa do të vinte një ditë edhe në vendin e saj Shqipërinë komuniste.

Me ardhjen e saj dhe anëtarve të tjer të kësaj familje, bashkimi dhe lidhja me familjet e tjera, të të arratisurve, thuhet se : “Aq shumë do të ngrisej ndjenja antikomuniste, saqë edhe një prej nipave të saj – Nick Mrnaçaj, i biri i Marrashit, dhe Mrisë N. Mrnaçaj, humbi jetën e tij me 22 Janar, të vitit 1990, në moshen 31 vjeçare, gjatë një aksidenti teska kthehej nga një demostrat në “luftë” kundër regjimit të Tiranës”, do të trasmetonte Radio programi “Zani i Atdheut” në Nju Jork, një radio program ky anti komunist, i drejtuar nga të arratisurit në atë kohë, Rasim Sina dhe Hysen Mulosmani.

Image

Ndërsa, sot, në SHBA, në Nju Jork, prefektura e Uestçeterit(Westchester), nipin e saj Nick Mrnaçaj, e kanë si simbolin anti komunistin shqiptaro – amerikan – duke e quajtur atë dhe ” Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij, të lindjes”.

Kjo prefekturë, ku 111 vjeçarja shqiptare , një malësore, trime dhe fisnike, aty ku ka jetuar në zonën e Nju Jorkut, ka caktuar një ditë fund prilli ditë përkujtimore e dedikuar: “Ditës se lirisë shqiptare – Nik Mrnaçaj.”

Kurse, Shqipëria e lirë dhe demokratike, me 1993, i akordoi nipit të kësaj nënës, 111-vjeçares shqiptare, që fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Ford nga dëshira e nënës shqiptare në Amerikë, për të jetuar dhe vdekur në një vend të lirë me pashportën amerikane, me një vendim të posaçëm nga ish Presidenti i parë demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me morivacionin :” Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për liri e demokraci”.

Edhe, një shkollë fëmijësh e ciklit të mesëm në Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodrës) ka marrë emrin e tij, dhe quhet Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj” duke nderuar veprimtarin dhe aktin e atij në SHBA.

Ndërkaqë, dokumenti orgjinal i Shtëpisë së Bardhë mbi Dokumentet që gjendet në kutinë(plikon) 36, dosja "12/23/75 HR10555 Relief of Mrika Mrnacaja “ të Zyrës së Regjistrimit të Shtëpisë së Bardhë, është një ngjarje, e bujshme e asaj kohe, e cila ka ndodhur pikërishtë, kur në Shqipëri, ishte një nga periudhat më të rrezikshme, 1970 – 1985.

Image

Periudhë, kjo, në atë kur, për të gjithë ata të dënuarit në burg, e familjet e tyre që i dërguan në kampet e interrnimit si dhe të dënuarit e shumtë me punë të detyrueshme, kanë përjetuar vuajtjet nga më të tmershme të kohës së diktaturës në Shqipëri.
“Frika e madhe, kërcënimi, arrestimet masive, demaskimet publike në sallat e kuqe, poshtërimet e tjera dhe forma të kësaj natyre, kishte gati çdo dite, në vend-banimet e të interrnuarve, në Shqipërinë e atëhershme, në Shqipërinë e çerek shekulli më parë” shkruan shtypi shqiptar pas rënjes së komunizmit.

Duke shtuar se : “Kur dihet se çdo të thoshte në se kish një të arratisur në Perendim, SHBA, për të gjithë ata që e përjetuan, dihet se më shumë kjo periudhë që preku në këtë lloj fushate politike, familjet më të mira të kombit shqiptar, patriot, atdhetar, fisnik e tjer, fushata të nxitur nga lufta e klasave, kampet e inetrnimit, dhe burgjet politike, deri te pushkatimet pa gjyqe”.

Pikërisht, në këtë kohë në botën e lirë – drejt perendimit – në dhjetor 1974, arratiset nga kufri shqiptaro – shqipëtarë, edhe një nënë shqiptare Mrika Mrnaçaj, 110 vjeçe, së bashku me disa anëtarë të familjes së saj.

Një nënë e vjetër shqiptare, kjo që kur erdhi në Amerikë, ajo është cilësuar nga shtypi amerikan si “Një emigrante shqiptare 111 -vjeçare, në atë kohë, e cila donte për të votuar në zgjedhjet e SHBA, para se ajo të vdiste ,duke u bërë shtetase amerikane.

Nëna shqiptare 111 vjeçare, Mrika Mrnaçaj, u bë në atë kohë, edhe një lajm dite në SHBA, axhensitë prestigjoze perendimore, kryelajm në gazetat, radiot dhe televizonet e kohës, në të gjithë botën.
Ishte ky një rast i rrallë që me ligj të veçantë 111 vjeçarja shqiptare Mrika Mrnaçaj, fitoi edhe shtetësinë amerikane, të firmosur drejtëpërsëdrejti nga Presidenti i 38të i Shteteve të Bashkuara Gerald R. Ford.

Një rast i rallë ky, dhe i pari në historinë e emigracionit amerikan – kur vetë një Presidentë i SHBA, firmos shtetësinë e një qytetari të huaj – që kërkonte të bëhet shtetase amerikane.

Lajmi se një emigrante në moshën 111 vjeçare, fiton shtetësin amerikane nga Presidenti i SHBA, ishte botuar fillimisht nga një gazetë lokale, në New York, por pati jehonë të madhe në te gjithe shtypin amerikan, axhensitë më prestigjoze të lajmeve dhe televizioneve më kryesore në vend dhe mbar botën pas ngjarjes.

E para që “zbuloi” lajmin ishte Gazeta e njohur njujorkeze më e lexuara e asaj kohe “The Brownsville Herald” (5 November 1975 – Page 16) ne New York.

Image

Ajo ishte e para që do të shkruante, 43 vjet më parë, se :”Edhe pse më të “sigurt” politikisht (sipas saj) në Jugosllavi(të asaj kohe) , Znj Mrnacaj – përfundimisht, kishte kërkuar për të lënë atë vend – dhe emigruar në SHBA, duke i thënë avokatit të saj se kishte qenë dëshira e saj për të vdekur në një vend të lirë – dhe të jetonte në një vend të lirë . Keshtu te pakten i pati deklaruar ajo avokatit të emigracionit J. Michael Greenberg, do te shkrunate atëhere “The Brownsville Herald”.

Kështuqë, koha tregoi se ajo u vendos në Nju Jork , që të jetojë e alternuar me djemtë e saj , Marash dhe Pjeter Mrnaçaj. Ndërkohë, që djali tjetër i saj – Nikolla, i mbetur në Shqipëri, kaloi 25 vjet nga burgu ne burg, në burgjet e tmershme të Shqipërisë, kurse familja e tij- u interrnua në kampin e interrnimit në Savër të Lushnjes.

Dënimi më i fundit i tij – kishte të bënte edhe me lajmin se “në dhjetor 1975, Mrika Mrnaçaj , një emigrante shqiptare 111 -vjeçare, në atë kohë, pra donte për të votuar në zgjedhjet e SHBA, para se ajo të vdiste, duke fituar kështu shtetësinë amerikane të firmosur drejtëpërsëdrejti nga Presidenti i 38të i Shteteve të Bashkuara Gerald Ford.”

Nje nga nipat e saj, në Yonkers – New York, kujton sot se me të mbrritur në Amerikë, unë shkova në zyrën e avokatëve, dy ditë mbasi ajo arriti këtu në Amerikë. Avokati im kur pa datën e lindjes së saj – më tha se ky është lajm sensasional dhe gazetat duhet të i njoftojmë për këtë, televizionet dhe radiot amerikane! Ai fillimisht bëri një telefonatë në një gazetë lokale “The Brownsville Herald”, e cila, e botoi menjëher lajmin, të cilin e “përpinë’ menjiher , gazetat, radiot, televizionet, si dhe axhensitë në të gjithë SHBA, e mbarë botën, tregone ai.

“Prej, nga ajo telefonatë dhe nga lajmi i botuar në atë gazetë, më shumë se 10 kanalet e lajmeve dhe gazetat anembanë SHBA, kan kontaktuar me dy djemtë e saj,( Marash dhe Pjeter), duke na kërkuar si familje informacione në lidhje me nënën e tonë”, rrefehet ai, duke thënë se “Ne nuk e dinim se ishim bërë aq të “mëdhenjë e të rëndësishëm’ atë ditë. Aq sa në këtë histori, u përfshi edhe një kongresmen, i cili ishte me ndikim atëhere në Uashington – pikërishtë, kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Mario Biaggi”, tregojnë anëtarët e kësaj familje.

Sipas tyre, Kongresmeni Mario Biaggi, thuhet se ka kontaktuar drejtëpërsëdrejti me Presidentin Ford me telefon, në Shtëpinë e Bardhë, dhe e informoi atë që ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në New York, dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane .
Ndërkohë, simbas, gazetës “The Brownsville Herald”, Presidenti Gerald Ford, i ktheu menjëherë përgjigje kongresmenit të Nju Jorkut, Mario Biaggi – ku shkruhej se ai kishte miratuar kërkesën e saj, për shtetësinë amerikane, dhe brenda 1 jave ajo mori shtetësinë amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit në Shtetet e Bashkauar të Amerikës.

Image

Aqsa, edhe vetë shtypi amerikan i asaj kohe, kur ndodhi ngjarja, ka thënë se :“Ky është një rast i rallë, dhe i pari e i vetmi deri tani në historinë e emigracionit amerikan – kur vetë Presidenti i SHBA, firmos shtetësinë e një qytetari të huaj në moshën 111 vjeçe, që kërkon të bëhet shtetase amerikane – dhe ajo e fiton qytetarinë amerikane”.

Mirëpo lajmi nëpërmjet kanaleve të spiunazhit (Misonit të Përhershëm Shqiptarë pranë OKB-së në New York) mbrriti “vetëtimthi”, menjeher, edhe në Shqipërinë komuniste, nepermjet kanaleve te sigurmit te Shtetit. Dhe, natyrishtë, që kjo nuk u kapërdi kollaj nga regjimi diktatorial në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Mbasi pasojat e tij, do t’i vuante djali i saj, ai i mbetur me gjithë familje në Shqipëri, Nikolla, që ishte duke vuajtur burgun dhe me pas interrnimin në një kamp interrnimi në Savër të Lushnjes.

Ngjarja në Amerikë, ishte aq e bujshme, në atë kohës sa që e drithërojë regjimin enverian dhe veglat e tyre. Ka qenë vetëm çështje ditësh, dhe kur në Savër, i biri i kësaj nëne, Nikoll Mrnaçaj, do ta paguante tërbimin e veglave të regjimit diktatorial - sigurimit të Shtetit.

U dëshën vetëm tre deshmitar fallso dhe Nikolla, u arrestua dhe u dënua, për agjitacionë propogandë, me 10 vjetë heqje lirie në burg. Nga të cilat, ai bëri 9 vjet e disa muaj – deri sa u lirua për një arsye të fort shëndetësore, mbasi vuante nga një sëmundje e rëndë tumor në “Zorrën e Trash”, sipas diagnozës, dhe, nga një operacion “kafshësh”, ai nuk jetoj më, teksa vdiq më në fund në shtratin e vdekjes së tij në kampin e internimit në Savër të Lushnjes.

Nikolla, vdiq në Shqipëri, pasi kishte kaluar 25 vjetë burg në burgjet e tmerrshme dhe 13 vejt inetrrnime në kampet e presekutimit poliitikë, duke ju bashkuar kështu asaj listës së gjatë të Shqipërisë, së 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqendrimit të rregjimit sllavo komunist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test