Liria: Kujton gjithmonë guximin e atyre që i rezistuan nën diktaturën komuniste

Amerika

Liria: Kujton gjithmonë guximin e atyre që i rezistuan nën diktaturën komuniste

Nga: Beqir Sina - Washington D.C. Më: 9 qershor 2018 Në ora: 14:08
Washington

 Në një ceremoni që u zhvillua dje në Uashington, Fondacioni Memoriali për Viktimat e Komunizmit, ndau Medaljen e Lirisë Truman-Reagan të vitit 2018, për figurën e opozitës kubane  pas vdekjes ish-disidentit kubanez Oswaldo Paya. Anëtar të familjes së disidentit, e bija, Rosa Maria dhe e veja e tij Ofelia Acevedo shfrytëzuan rastin që t'ia kushtonte çmimin "të gjithë ish të burgosurve politikë , dhe të përndjekurve politik nga mbarë bota” .
Fondacioni Memoriali për Viktimat e Komunizmit, i cili ndan edhe Medaljen e Lirisë Truman-Reagan, thotë se komunizmi premton t’i bëjë të gjithë të barabartë, por jep pabarazi radikale. Sa herë që  komunizmi provohet, ai përfundon ose në kolaps ekonomik ose në një shtet policor.  Nga uria, spastrimet dhe gulagët e Rusisë Sovjetike deri te Shpërthimi i Madh i Maos dhe Fushat Vrasese të Khmer Ruzhit nga Masakra e Sheshit Tiananmen në vitin 1989 , pushkatimet dhe burgosjet , interrnimet në kampet e punës, në të gjithë vendet e ish- kampit socialist, në Europën lindore, përfshirë Shqipërinë, që kaloi një nga rregjimet më të egra për afro gjysmë shekulli, dhe deri te vrasja nga  regjimi  Kastros në vitin 2012 e aktivistit të demokracisë kubane Oswaldo Payá, janë vrarë më shumë se 100 milion njerëz gjatë shekullit të kaluar. 

Lee Edwards, që është Kryetari i Fondacionit të Viktimave të Komunizmit,  tha se ngritja e këtij Fondacioni dhe e Permendores së Memorialit të Viktimave të Komunizmit, është fruti i mbështetjes nga anëtarët e Kongresit dhe të trupit diplomatik . Më shumë se dhjetra vende nga kombet dhe popujt e botës kanë qenë të përfaqësuar gjatë ngjarjeve të kaluara vjetore, në nderim dhe përkujtimoret që janë organizuar në Qershor, këtu në Uashington, të më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit. 

“Ndërkohë, që të panumërt janë ata qe vuajnë më shumë, pasojat që la pas komunizimi në disa vende dhe vuajnë ende. Është turp që bota e lirë nuk kërkoi kurrë një llogari morale për krimet e regjimeve komuniste. Ata dëshmitarë me një kujtim të gjallë të komunizmit të shekullit të 20 po e lenë këtë botë prej moshes dhe vujatjeve të tmerrshme. Dhe një brez i tërë amerikanësh është i hapur për idetë kolektiviste, sepse ata nuk e njohin të vërtetën.Në Fondacionin për Përkujtim të Viktimave të Komunizmit, tregohet e vërteta për komunizmin sepse vizioni  I fondacionit është për një botë të lirë nga shpresa e rreme e komunizmit.Misioni i fondacionit është të edukojë këtë gjeneratë dhe brezat e ardhshëm për ideologjinë, historinë dhe trashëgiminë e komunizmit” thotë zoti Lee Edwards.

Kurse, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit, Marion Smith, i cili moderojë edhe këtë përkujtimore, tha se Payas, iu dha medalja pasi ai ia përkushtoi jetën opozitës paqësore ndaj regjimit autoritar të Partisë Komuniste të Kubës dhe ishte kampion i demokracisë liberale pluraliste në ishullin që vuajti për afro gjysmë shekulli nën grushtin e hekurt të Vëllezerve Castro.
“Paya ishte themelues i Lëvizjes të Çlirimit të Krishterë dhe fitues i çmimit të Parlamentit Evropian, Sakharov për Lirinë e Mendimit - Ai vdiq para gjashtë vjetësh” tha ai.
Medalja e Lirisë Truman-Reagan ,u krijua në vitin 1999 për të nderuar personat dhe organizatat që kanë demonstruar një angazhim të përjetshëm për lirinë dhe demokracinë dhe kundër të gjitha formave të tiranisë.

Medalja Truman-Reagan e Lirisë i jepet çdo vit nga Fondacioni Memorial i Viktimave të Komunizmit për ata individë dhe institucione që kanë demonstruar një angazhim të përjetshëm për lirinë dhe demokracinë dhe kundërshtimin ndaj komunizmit dhe të gjitha formave të tjera të tiranisë.
Fondacioni çdo vit paraqet Medaljen e Lirisë Truman-Reagan në një ngjarje që nderon kundërshtarët e komunizmit dhe është përdorur për të mbledhur fonde për ndërtimin e memorialit.

Marrësit e kaluar të Medaljes së Lirisë  - Truman-Reagan përfshijnë Myroslav Marynovych, Chen Guangcheng, Tom Lantos, Papa Gjon Pali II, Vaclav Havel, Fr. Nguyen Van Ly, Yelena Bonner, William F. Buckley, Jr., Richard Pipes, Guillermo Fariñas, Lane Kirkland, Armando Valladares, János Horváth, Lech Wa??sa, Ana Walentynowicz, National Endowment for Democracy, ish Skeretarin e Mbrojtjes Donald Ramsfeld, dhe Henry "Scoop" Jackson.

Në ceremoninë e së premtes, më 8 qershor 2018, Fondacionit Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit iu bashkuan dhe përfaqësues të qeverisë amerikane,  kongresit, senator, anëtar të Parlamentit Europian, ambasador që përfaqësonin ish kombet e robëruara dhe organizatat e të drejtave të njeriut, lider e veprimtar të komunitetit shqiptar.

Me këtë rast më shumë se dyqind vetë nga SHBA, dhe vende të tjera të botës, u bënë bashkë për të përkujtuar 11-vjetorin e ngritjes së përmendores kushtuar viktimave të komunizmit. 

Në këtë ceremoni si edhe në të kaluarën, u fol edhe për Shqipërinë, si vendi që përjetoi një ndër regjimet më të egra komuniste në botë. Disa ish të burgosur politikë dhe anëtarë të familjeve të presekutuara gjatë regjimit komunist, bënë thirrje që shoqëria dhe politikanët shqiptarë të tregojnë më tepër ndjeshmëri , respekt dhe falje ndaj viktimave të komunizmit.

Ambasadorët dhe diplomatët nga vendet ish-komuniste, ishin pjesëmarrës në këtë ceremoni së bashku me disa nga udhëheqësit e amerikan, grupe të ndryshme politike anti komuniste, përfaqësues (të arratisur) nga disa prej vendeve ende-komuniste si Kuba, Kina, Vietnami, Koreja e Veriut dhe Tibeti, aktivistë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut, të cilët dhe vendosën kurora me lule pranë Shtatores së Viktimave të Komunizmit në Uashington. 

Ceremonia, ishte një procesion i gjatë, e cila u mbyll me vendosjen e kurorave me lule nga përfaqësues të vendeve që kanë vuajtur nën komunizëm, nga e kaluara e tyre dhe e tashmja, dhe organizatave që punojnë për të luftuar komunizmin në botë. Mes tyre edhe ish të përndjekur politikë të Evropës Lindore të Azisë Qendrore, Amerikës së Jugut, Afrikës, dhe të tjerë,  të cilët kish ardhur për të kujtuar së bashku viktimat e komunizmit nga e gjithë bota.

Një kurorë me lule të freskëta – në emër të të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, vendosën në këtë ceremoni, edhe Ambasada e R.Shqipërisë, përfaqësuesi i saj diplomati Visar Zhiti.

Më pas vendosi kurorë me lule të freskta edhe Këshilli Shqiptar Amerikan - (Haxhi Dauti Kalosh Sela), Balli Kombëtar Demokrat ( Pëllumb Lamaj dhe Freddy Tollja), Dega e Vatrës, në Washington, Washington ( Dr. Gjon Buçaj dhe Profesor Mithat Gashi) Vatra në Tampa - Florida, (Tasim Ruko), Familja e Madhe Ndreu ( Cezar Ndreu) dhe Organizata “Shtëpia e Lirisë Shqiptaro – Amerkiane”, me qendër në Washington, Mustafa Xhepa.

Në mesin e të pranishëmve në ceremoninë e 11 vjetorit i ftuar nderi nga  Shqipëria, ishte dhe Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Disa anëtar të ish familjeve të burgosurve politikë, ish të internuarve, gjithashtu edhe të familjeve të pushkatuar nga komunizmi; nga Shqipëria, kishin udhëtuar nga Florida, Bostoni, New Yorku dhe New Jersey, përfshirë edhe ish të burgosurin politik, Pëllumb Lamaj, i cili ka vuajtur 12 vjet në burgun famëkeq të Spaçit, qysh në moshën më të re, 19 vjeçare, do të provonte vuajtjet e tmerrshme të burgjeve politike të Enver Hoxhës në atë kohë.

Pjesëmarrës gjatë diskutimeve të tyre sulmuan komunizmin si “një ideologji që mund të mbahet vetëm me anë të frikës, frikësimet dhe indoktrinimit si dhe hiporkizisë , duke shtuar se Komunizmi i shkatërroi gjithëçka atyre njerëzve që dëshironin demokracinë dhe lirinë, ai u shkatërroi atyre njerëzve edhe shpirtin.

Ata mendojnë se ne të gjithë që kan jetuar në një shoqëri si komunizmi e dinë mirë se ai sistem nuk kishte prosperitet, ai nuk ishte në dispozicion për të gjithë, dhe se pabarazia e madhe dukej në presekutimin që ju bë njerës shtres, ndërsa vendi u zhyt në varfëri, uri, dhe marrjen e pasurisë. 
“Por, idealet e këtij sistemi të pafe e qeverisë krejtësisht – me angazhimin komunist për të privuar njerëzit nga ajo që është më e vlefshme, dhe e vetmja gjë që është e natyrshme, demokracia jonë: liria jonë e mendimit, e veprimit, e besimit, dhe të zgjedhjes”,  thanë ata teksa diskutonin me njer tjetrin.

Ndërsa të tjerë në këtë ceremoni të përvjetëshme, folën mbi të keqen e komunizmit, traumat, si në kaluarën dhe tek tashmja, e të miliona njerëzve të përvuajtur nga komunizmi.

Joseph DioGuardi, ish kongresisti New Yorkut, ish kandidati për në Senatin amerikan, i cili është njëkohësisht dhe Presidenti dhe themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, ka qenë për shumë vite ka qenë zëri dhe avokati i shqiptarëve në Washington, ka qenë njeri prej atyre që ka folur më shumë në lidhje me vuajtjet e shqiptarëve gjatë një nga diktaturat më të egra komuniste të botës, atë që hoqën shqiptarët nga Enver Hoxha dhe regjimi i tij dhe për atë se çfarë kaluan shqiptarët nën sundimin sllavo – komunistë të Titos dhe Millosheviqit.

Ai dhe gruaja e tij, Shirley Cloyes, një studiuese njohur e Çështjeve të Ballkanit, e cila ka shkruar një artikull kushtuar kësaj ngjarje “Mohimi i Kujtesës: Është koha që Shqipëria të përballet me të kaluarën e saj komuniste”, kan mbështetur dhe përkrahuar vazhdimisht ish të përndjekurit politik në Shqipëri.

DioGuardi dhe i ndjeri Tom Lantos,  kujtohen sot sepse ata kan qenë zyrtarët e parë amerikanë në pesëdhjetë vjet për të hyrë në shtetin e Shqipërisë, atëhere kur ai vend ende ishte nën bagazhin e komunizmit. 

Ai me mikun e tij Tom Lantosh ka qenë ndër të parët, që shkruan në Shqipërinë komuniste. Ata shkuan me një mesazh të fortë, pasi kaluam kufirin nga Kosova, e cila ishte nën okupimin brutal të regjimit komunist serb. 

“Ne i tham diktatorit komunist në atë kohë Ramiz Alias, se Muri i Berlinit ishte rrëzuar në tetor (1989), dhe se ishte koha e Shqipërisë për të shemb perden e hekurt Komuniste që ende e ndante Shqipërinë dhe popullin shqiptar nga demokracia, me Evropën, dhe pjesën tjetër të botës” është shprehur DioGuardi në një event të kaluar.

Mirëpo simbas DioGuardit, qëllimi i Enver Hoxhës, ishte që të vriste shpirtin liridashës të popullit shqiptar dhe për të shkatërruar shpirtin e tyre, për ndërtimin e një shteti totalitar nën sundimin e Partisë së tij Komuniste. 

“Regjimi i Hoxhës, ishte për të futur terror në çdo familje me anë të frikës së të huajve, nga frika e autoritetit, madje edhe frika e tradhtisë nga familja, miqtë dhe fqinjët, nga ata që kërkoninë favorin e e tyre me zyrtarët komunistë. Regjimi i Hoxhës krijoi një mungesë çnjerëzor të besimit në të gjithë dhe gjithçka. Sa që bashkëshortët nuk mund të besonin gratë e tyre, prindërit fëmijët e tyre, dhe vëllezërit e motrat njëri-tjetrin, duke thyer nderin e lashtë shqiptare dhe kodin besimit e të BESËS,” ka thënë DioGuardi, i cili ka marrë  pjesë pesë vjet më parë në këtë ceremoni në Washington së bashku me anëtarët e LQSHA.

Joseph DioGuardi, ish kongresisti New Yorkut, ish kandidati për në Senatin amerikan, i cili është njëkohësisht dhe Presidenti dhe themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka qenë një zë i fort për të apeluar në qeverinë e Shqipërisë, për të vendosur demokracinë e vërtetë në Shqipëri, dhe ai është së bashku me gruan e tij, Shirley Cloyes, një studiuese njohur e Çështjeve të Ballkanit, për atë që ata gjithmon e thonë, për të kërkuar falje zyrtarisht për viktimat e komunizmit dhe familjet e tyre, dhe për të ngritur një komision të së vërtetës dhe pajtimit, dhe në fund për të hapur arkivat komuniste për të gjithë dhe për t’i parë ato, në mënyrë që në Shqipëri të fillojë një proces i gjatë, i cili do të shërojë plagët dhe do të rivendosë besimin në qeveri dhe udhëheqësve të saj.

Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, shkroi një artikullin në tetor 2011, me titull “Rënia e zgjatur e komunizmit ne Shqipëri”: ku thuhej se “Ajo kishte ardhur në përfundim kohët e fundit se gabimi më i madh në Shqipërinë post-komuniste ishte se kriminelët e kohës së Hoxhës, nuk u sollën në gjyq dhe se vendi nuk krijoi një komision të nxjerrjes së vërtetës dhe pajtimit

“Varrosja e së kaluarës komuniste shqiptare, sipas tyre nuk ka sjellë as drejtësi as shërim e plagëve të atyre që pësuan. Nëse ndonjë gjë ka ndryshuar pak, shprehen ata ajo ka vazhduar vuajtjet e tyre.

Në Shqipëri, ka thënë DioGuardi është në nevojë për të filluar procesin e shërimit të plagëve të dhimbjes së kaluarës (a kaluara që është shumë e gjallë sot) me marrjen nga qeveria shqiptare si kontabilitetit të plotë sa të jetë e mundur të kohës së Hoxhës. Emrat e atyre që kanë persekutuar, burgosur dhe ekzekutuar gjatë regjimit të Hoxhës duhet të jenë të hapura për si për publikun shqiptar dhe komunitetit ndërkombëtar dhe Shqipëria duhet të kaloi patjetër në një proces trasparent të dekomunistizmit të saj në se e do me të vërtet demokracinë dhe të shkojë në Europë.

Shirley Cloyes Dioguardi, këshilltare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka thënë se në Shqipëri, shumë nga persekutorët e së kaluarës shëtisin rrugëve dhe disa janë sot në qeveri.

Nuk jam për hakmarrje në masë por disa nga këta njerëz duhet të identifikohen, sepse kjo shoqëri nuk mund të ecë përpara pa një ndryshim thelbësor në këtë aspekt.

Viktimat e njërit prej diktatorëve më të egër stalinistë që kanë ekzistuar ndonjëherë në botë, nuk u shëruan kurrë nga plagët, kurrë nuk patën rastin të bëhen pjesë e rëndësishme e zhvillimit të vendit. Unë mendoj citohet të ketë thënë ajo në një ceremoni në Uashington pësë vjet më parë, se : “Ne duhet jo vetëm të bëjmë njohura vuajtjet e viktimave por edhe të kuptojmë se ky realitet, në shumë aspekte e ka dëmtuar psikologjinë dhe zhvillimin e kombit shqiptar”.

Po ashtu, kur flitet për Shqipërinë, si vendi që përjetoi një ndër regjimet më të egra komuniste në botë, edhe ish të burgosurit politikë, dhe të përdjekurit politik, janë ata që bëjnë vazhdimisht thirrje që shoqëria dhe politikanët shqiptarë të tregojnë më tepër ndjeshmëri ndaj viktimave të komunizmit. 
Ata mendojn se në Shqipëri, duhet sa më shpejt të bëhet ligji i lustracionit me të cilin luajnë të dyja anët e politikës, po luajn për 28 vjet. “Të bëhet sa më shpejt dhe t’u kërkohet falje të persekutuarve dhe të burgosurve politikë, dhe të integrohet sa më parë kjo shtres e ish të përndjekurve politik në Shqipëri” thonë të përndjekurit politik.

Sepse, në Shqipëri, për ata që kaluan në burgjet komuniste, dhe ata që vuajtën  nën regjimin kominist të Enver Hoxhës, e ndjejnë se lufta kundër mesazhit komunist nuk ka përfunduar, ajo flet më shumë sot kur atje ish bijtë komunizmit qeverisin sot Shqipërinë, ish Ministri i Brendshëm Gramoz Ruçi është kryertar Parlamenit ndërsa, një ish hetues është sot Ministri i Brendshem.

Ceremonia, që u zhvillua dje në Uashington, nga Fondacioni Memoriali për Viktimat e Komunizmit, me ndarjen e Medaljes së Lirisë Truman-Reagan të vitit 2018 për figurën e opozitës kubane  pas vdekjes ish-disidentit kubanez Oswaldo Paya, u mbyllë, ku u fol për nevojën e edukimit të të rinjve me mësimet që duhen nxjerrë nga kjo pjesë e historisë totalitare, e gjithë bota sot, dhe me një fotografi të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat