Mjetet motorike super luksoze të shqiptarëve e “çmendën” Nju Jorkun - Bota Sot
Mjetet motorike super luksoze të shqiptarëve e “çmendën” Nju Jorkun

Amerika

E diel, 24 qershor 2018

Mjetet motorike super luksoze të shqiptarëve e “çmendën” Nju Jorkun

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:35
NEW YORK CITY

Automjetet ultra luksoz, me simbolet më të spikatura shqiptare - kuq e zi, të shqiptarve, në Amerikë, Tipe nga 10 makinat dhe 10 motroçikletat me çmime shumë të larta si: “Bentley”, “S-Class 2018 (S63)”, “GTS AMG”, “Nissan GTR” dhe shumë lloje të tjera, në Pardën Shqiptare 2018,  e “çmenden” Nju Jorkun
NEW YORK CITY : Grupi i Motoçiklistëve “Son of Illyria”, dhe ai i motoçiklistve  “Dibra”, individ të pasionuar pas makinave dhe motorçikletave shumë të shtrenjta, parakaluan në Pardën e Shqiptarve 2018, në bulevardin “America”, mes rrugve 42 Street, dhe 53 Street nëpërmes një “zhurme” të fort që tërhoqi vemendjen njujorkezve dhe turstive vendas e të huaj, me "bishat" superluksoze, hijeshuar flamuj kuq e zi dhe simbolet tona kombëtare,

Është bërë si traditë e Paradës së përvitshme të shqiptarëve që jetojnë në Zonën e Tri-Shteshit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që parakalojnë në rrugët e qytetit Manhattan - në New York City, që dhjetra shqiptar të dalin në këtë paradë me mjetet e tyre teper luksoze, makina dhe motora që kushtojnë shumë shtrenjtë, veshur me flamujë kuq e zi dhe atë Amerikan, simbolet e ndryshme kombëtare,  madje në veshjet e tyre,(xhaketat e zeza të lëkurës”,  bie në sy edhe harta e Shqipërisë Etnike.

Flamuri i Shqipërisë Etnike , “AUTOCHTHONOUS”, që nxiti reagime të shumta tre vjet më parë, pasi që u valëvit në zemrën e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, tash është bër tradicional te shqiptarët, kudo që veshin kuq e zi rrugët e sheshet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjetet motorike, të cilat morën pjesë në Paradën Shqiptare, më 9 Qershor 2018, kapin çmime marramendëse, ku një makinë në tregun ndërkombëtar të automjetve kushton afro 500 mijë dollar dhe një motor  mbi 100 mijë dollar. 

Automjetet ultra luksoz, me simbolet më të spikatura shqiptare - kuq e zi, të shqiptarve, Tipe nga 10 makinat dhe 10 motroçikletat me çmime shumë të larta në tregun botëror të makinave  si: “Bentley”, “S-Class 2018 (S63)”, “GTS AMG”, “Nissan GTR” dhe shumë lloje të tjera, në Pardën Shqiptare 2018, e “çmenden” Nju Jorkun.

Në këtë pjesë të kësaj parade që është si një "auto show" për shqiptarët,, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, Presidentet i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane , me një makinë klasike Cadillac, në të cilin kishte vendosur një mbulesë të kuqe  me shqiponjat e zeza me dy krena mbi të . 
Në këtë Parad Shqiptare organizuar nga Organizata Rrënjët Shqiptare (Marko Kepi President, Nick Beqi N/President dhe Enkolana Mundia Çekaj(,  shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare.

Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test