Turneu i 37-të “Round Top Soccer Tournament“ Riedlbauer - Bota Sot
Turneu i 37-të “Round Top Soccer Tournament“ Riedlbauer

Amerika

E shtunë, 20 tetor 2018

Turneu i 37-të “Round Top Soccer Tournament“ Riedlbauer

Nga: Beqir SINA - New York Më: 12 qershor 2018 Në ora: 15:35
Foto nga ndeshja

Ekipet që variojnë nga moshat mbi 30, mbi 40 dhe mbi 48 vjeç nga New York City, Long Island, New England dhe Upstate New York, u mblodhën në një turne futbolli i cili është i 37të në radhë, dhe mbahet për çdo vjet në lartësitë e Nju Jorkut, pllajnajt e Maleve Catskill - New York.

Turneu i Tridhjetë e Shtatë i ashtuquajtur “Turneu i Rrumbullakët i Gjelbërt” në shqip , u zhvillua në fushat sportive të hotelit “Riedlbauer's Resort”, nga 9 deri në 10 Qershor 2018 - i cili njihet edhe si  një nga vendbanimet familjar gjermano - amerikane, emigratve të parë vendosur në këto pllajnaja të parqeve natyrore kombëtare në SHBA, Maleve të Catskill - pjesa më veriore e New Yorkut.

Në Turneun e zhvilluar fundjavën e kaluar  9 dhe 10 qershor, morën pjesë 43 skuadra të ndara në grumoshat moshat mbi 30, mbi 40 të cilat kishin katër grupe, me nga katër skuadra, dhe moshat mbi 40 dhe mbi 48 vjeç  - katër grupe me nga shtatë skuadra.

Në këtë trune që është bërë mjaft popullor këtu në Nju Jork, për të apasionuarit pas futbollit, për të disatin vit me rradhë po merr pjesë edhe ekip shqiptar, ai nga Klubi i Futbollit  Korabi nga Nju Jorku, me dy skuadra, të cilat erdhë nën udhëheqjen e Kryetarit të KF Korabi Përparim Papraniku, i cili është edhe vet si lojatarët e KF Korabi, me prejardhje nga Dibra e Madhe,.

Dy ekipit e KF Korabi :
Ekipi U - 30 me Trenjer Argjent Begu
Dhe, ekipi U - 48 me Trenjer Shpetim Ramku

Ekipi i KF Korabi U-30 zuri vendin e tretë 
Toni Marke - Ylli Dika- Niti LelA - Ziggi Gazafer - Arsim Skara - Fati Dilka - Shpend Kaja - Baudin Karpuzi - Fisnik Daci - Nuzi Gledis - Biu Chanka - Zeqir Papraniku  - Trenjer Argjent Abdullai

Gol shënues 5 golat Fisnik Daci

Lojtar më i mirë 
Ariton Marku 
Fisnik Daci 
Zeqir Papraniku 
U-48
Trenjer  Shpëtim Ramku
Perparim Papraniku- Murat Mela - Kujtim Kaziu - Adem Kllobocishta -Alit Paumi - Gazmend Belegu -  Neat Kerkuti - Dino Rexha - Ekuran Marke - Gani dhe Zeqir Papraniku dhe Fisnik Daci

Disa rezultate nga Turneu i 37-të “Round Top Soccer Tournament“ Riedlbauer's Resort  09 - 10 Qershor 2018 : 
U - 30 : Vendi i parë : Boots Squishy Vendi i dytë : Kings United Vendi i 3 : Magic 
U - 40:  Vendi i parë : MiCasita Vendi i dytë : Polonez Vendi i tretë : Peru 
U - 48: vendi i parë  Legjendat Vendi i dytë : Sportsfriends Vendi i tretë : La Recocha

Image
Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test