Fitër Bajrami u festua edhe në Waterbury - Connecticut - Bota Sot
Fitër Bajrami u festua edhe në Waterbury - Connecticut

Amerika

E premte, 20 korrik 2018

Fitër Bajrami u festua edhe në Waterbury - Connecticut

Nga: Beqir Sina Më: 15 qershor 2018 Në ora: 22:41
Fitër Bajrami u festua edhe në Waterbury - Connecticut

Sot myslimanët në të gjithë botën festuan Fitër Bajramin. Kjo festë është një ndër më të rëndësishmet për myslimanët dhe shënon fundin e muajit Ramazan.

Gjatë festës së Fitër Bajramit, apo siç ndryshe njihet si Bajrami i Madh, myslimanët mblidhen së bashku, vizitojnë njëri-tjetrin, solidarizohen me të varfërit e të sëmurët. Festa vazhdon për të paktën tre ditë rresht në disa shtete islamike dhe në shtetet me shumicë të konfesionit islam.

Në ora 5 të mëngjesit rrugët që të çojnë për në xhami -“Qendra e Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan” në Waterbury - Connecticut,  ishin të gjallëruara si asnjëher tjeter nga besimtarët musliman shqiptar. 
Besmitarët e këtij qyteti që është rritur me numërin e meigrantve shqiptar, nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e Çamërisë, ia kanë mësyrë xhamisë “Qendra e Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan”, për të falur namazin e Fitër Bajramit. Numri i tyre ishte aq i madh, sa që ndoshta kjo ishte edhe pjesëmarrja më e madhe thanë informacione nga Waterbury - Connecticut,.

Imami i xhamisë, Gazmend Aga , mësohet se ka bërë thirrje që festa e Bajramit të jetë kremte e haromonisë dhe bashkimit mes popullit shqiptar pa dallim feje, festë e një familje të shëndetshme dhe e respektit të duhur nda femrës dhe fëmijve, prindërve tanë.

Më poshtë kemi zjgedhur mesazhin e Imam Gazmend Aga - Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan - Connecticut, SHBA, dhe disa fotografi postuar prej tij ku besmitarët e shumtë shprehin adhurimin e tyre ndaj Zotit dhe festojnë Bajramin e Madh në mënyrat e tyre tradicionale dhe fetare, në xhamin -“Qendra e Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan” në Waterbury - Connecticut. 
Imam Aga thotë se Ramazani mbetet muaji i vëllazërisë, i ribashkimit të zemrave, i faljes së njëri-tjetrit, i lënies mënjanë të mërive.

Ramazani na mësoi të jemi njerëz më të mirë, prindër më të mirë, fëmijë më të mirë, bashkëshortë më të mirë, vëllezër e motra më të mirë, shokë më të mirë, fqinj më të mirë, qytetarë më të mirë. 
Ushqeni shpresë dhe besim te mëshira e Zotit, sepse Ai vepron me ju ashtu sikurse ju e njihni Atë. Prandaj ta dini se Zoti është i Dashur, është Mbikqyrës eshte perkrahes ne cdo frymemarrje ne cdo levizje, ne cdo moment.

U bëj thirrje fëmijëve dhe të rinjve që t’ua dinë vlerën prindërve, sepse Allahu e zbret mëshirën pikërisht për nevojën që kanë prindërit; nëse i braktisim prindërit Allahu e ndërpret mëshirën..
Familja nuk është fabrikë për prodhim fëmijësh, përsosmëria e një kombi nis nga foleja familjare, anëtarët e së cilës punojnë per kete qellim. Suksesi në folenë familjare është etapa e parë e suksesit në jetën e përgjithshme. Dhe kjo etapë është e varur nga një martesë e shëndoshë.

Nuk ka superioritet te burrit ndaj gruas ... sepse ata janë dy individë që plotësojnë njëri-tjetrin, që sikurse kanë detyrime ndaj njëri-tjetrit, kane edhe të drejta të barabarta ndaj njëri-tjetrit. Prandaj femra duhet trajtuar me respekt e dashuri. Çdo gjë tjetër nuk është prej fesë por prej dogmave dhe zakoneve të këqija. Feja islame i ka dhënë prioritet të veçantë femrës për shkak të delikatesës dhe mungesës së dhënies të vendit që meriton përherë. Nuk mund të jetë besimtar i mirë ai që dhunon femrën, bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tij.

U bëj thirrje myslimanëve t’i shkollojnë fëmijët dhe t’i edukojnë duke mos i lënë kurrë në mëshirë të fatit të fanatizmave, veseve dhe problemeve sociale.

“Kush dëshiron mirëqenie në këtë botë, le të mësojë; kush dëshiron paqë në botën tjetër, edhe ai le të mësojë; kush dëshiron të dy botat, le të merret me shkencë.”
Të jetojmë duke e ndarë lumturinë me njëri-tjetrin dhe do gëzojme me shumë siguri dhe e shijojmë më shumë lumturinë.  U bëj thirrje të gjithë të pasurve ta ndajnë bukën me fqinjin dhe të varfërin se do ta gëzojne e s’do varfërohen kurrë.

Thote Muhamedi a.s. "Ai që nuk bëhet i mëshirshëm ndaj njerëzve, nuk do ta mëshirojë Allahu".
Myslimani duhet të perpiqet në jete; të mos ketë zili të pasurit dhe të mos synojë pasurimin me rrugë të shkurtra që jane të paligjshme dhe s’kanë kënaqësinë e Zotit, por të punojnë me vendosmëri dhe përkushtim..

Këto janë disa nga veprat që do na bënin të kuptonim Bajramin e vërtetë;
Bajrami i vërtetë per ne është të jetojmë sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike, larg veseve dhe gjynaheve duke bërë çdo lloj përpjekje në këtë drejtim dhe Ramazani ishte mundësi e artë për ta frenuar veten ndaj të këqijave.
 
Profeti thotë se nuk mund të hyni ne xhenet pa besuar e nuk mund të besoni pa dashur njëri- tjetrin. Por kjo kërkon mund, vendosmëri, kërkon vazhdueshmëri me syun e nijetit per të kontribuar.

Sot është dita e faljes, e paqes. Sot nuk është ditë dëfrimi e pushimi, por reflektimi, falenderimi dhe thirrje e fuqishme për të vazhduar relatat e mira me të afërmit dhe njerëzit në përgjithwësi. Nuk mund të flasim për bajram të vërtetë nëse i kthehemi të keqes me të keqe, idhnimit me idhnim, thashethemit me thashethem.
Thotë Zoti në Kur'an: "E kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet Ai nuk i do zullumqarët". (Esh-Shura, 40).
 
Gjithashtu Ai thotë: Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë". (Fussilet, 34-35).
 
Që Bajrami të ketë kuptim e të mund ta shijojmë atë, ne si besimtarë duhet të reflektojmë mbi përgjegjësitë tona, të trokasim në derën e pendesës, të flakim nga shpirti ynë urrejtjen, xhelozinë, smirën, armiqësinë, të triumfojmë mbi dëshirat e egos dhe me sjelljet dhe veprat tona të fitojmë mëshirën dhe faljen.
 
O i Dashur, dhurues i dashurisë, furnizoji zemrat tona me dashuri e mëshirë! Pastroji zemrat tona nga urrejtja, smira, xhelozia, armiqësia dhe çdo e keqe! O Zot, dhuroi vendit tonë paqe, begati e mirësi dhe mbroje nga çdo rrezik e fatkeqësi!
O Zot, dhuroji botës paqe e qetësi!
Gëzuar Fitër Bajramin, Zoti e bekoftë dhe begatoftë vendin dhe kombin tonë! ka përfunduar mesazhin e tij Imam Gazmend Aga nga Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan - Connecticut, SHBA.

Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test