Luftëtari i Batalionit “Atlantiku” Isa Kodra nga Nju-Jorku, hoqi dorë nga benificioni i luftëtarit të UÇK-së

Amerika

Luftëtari i Batalionit “Atlantiku” Isa Kodra nga Nju-Jorku, hoqi dorë nga benificioni i luftëtarit të UÇK-së

Nga: Tomë Paloka Më: 20 qershor 2018 Në ora: 12:41
Batalioni "Atlantiku"

Kur forcat terroriste serbo-okupatore në vitin l998 bënin masakra ne Kosovë, në Nju-Jork u formua Batalioni “Atlantiku” nga djemt më të mirë te kombit, të cilëve u rrahte zemra flake qe ti dalin Zot vëllëzërve të vet në Kosovë me moton: "Liri ose Vdekje”.

Kur numri i këtyre luftetarëve që gëzojne këtë benificion të luftetarit të lirisë së Kosovës eshte manipuluar dhe trefishuar, nga ca matrapazë nga Mitrovica që po jepnin çërtifikata të rrejshme te gjoja veteranit të luftës në Kosovë,kur dëgjon për këtë luftëtari i ri i lirisë së Kosovës, Isa Kodra e revolton kjo pa masë dhe heq dorë nga ky benificion i veteranit të luftës Çlirimtare në Kosovë si rast i vetedijes së lartë morale e nacionale për çka kishte shkuar të vdes për Kosovën.

 Nëna e Isa Kodrës, Ylfete (Shatri) Kodra,në përcjellje të djalit të saj mëtë ri, Isës si heroinë e rrallë nuk iu shihte në sy asnjë pikë loti,duke i deshiruar djalit të saj që të kthehet ai bashkë me lirinë.  Dhe,ashtu siç i kishte dëshiruar nena Ylfete ashtu edhe ndodhi, ngase ,këtyre forcave të UÇK-së në Kosovë iu bashkua edhe Aleanca me e fuqishme në botë NATO-ja, duke e sjellur lirinë e shumpritur ne Kosovë dhe duke u kthyer Isa Kodra në shtëpinë e tij në Nju- Jork bashkë me lirinë.  

Ështe tejet simtomatike së Isaja, djali me i ri i Dr.Skender Kodrës kishte shkuar në atdheun e tij te luftoi kundër njërit diktator Sllobodan Milloshevi? që terrorizonte popullin e Kosovës,  kurse djali tjeter, ushtaraku i Armates se SHBA-ve, Rexhep Kodra gjendej ne të njejtën kohe duke luftuar kunder diktatorit tjeter, Sadam Hysenit në një kontinent tjeter. Sëkendejmi, luftetarin e ri e trim, Isa Kodren e kishte shqetesuar pa mase rënija heroike e bashkluftetarit te tij të lavdishëm, Iljaz Kodres, të cilin edhe kishte patur fatin ta takojë dhe te ketë edhe njëherë me shumë forcë edhe trimëri në frontin e luftës kundër pushtuesit sërb në Kosovë.

Nderkaq, ky rast i heqjes dorë nga benificioni i veteranit të luftetarit të lirisë së Kosovës,Isa Kodres duhet të shërbejë si rast pozitiv edhe për të tjerë në Kosovë dhe në diasporë si rast më i mirë se si i ndihmohet atdheut ne konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës, ngase manipulanteve shumë shpejt do tiu hiqen maskat e keqpërdorimit me Emrin,”Veteran i Luftës në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat