Papa Franesku dhe Shqiponja Shqiptare

Amerika

Papa Franesku dhe Shqiponja Shqiptare

Nga: Frank Shkreli Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:06
Papa Franesku

Sa për Informacion kolegë të nderuar – Krenohemi kudo që jemi me futbollistët shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, për dashurinë e tyre ndaj simbolit të shenjtë të shqiptarëve dhe u jemi mirënjohës për krenarinë që treguan duke shpalosur atë symbol me duartë e tyre para gjithë botës! U lumtë dhe qofshin faqebardhë gjithmonë!

Po ndaj me ju një shënim të të ish-përndjekurit politik të regjimit komunist të Enver Hoxhës, aktualisht diplomat pranë ambasadës së Shqipërisë në Washington dhe poetit shqiptar, Visar Xhiti….. me një foto të Papa Françeskut duke duke bërë me duart e tij shqiponjën shqiptare. Diplomati Visar Zhiti u kujton gjithashtu shqiptarëve mesazhin e Papës gjatë vizitës së tij në Shqipëri –  “…mos harroni foletë dhe plagët…”.

Krenar për futbollistët shqiptarë Shaqiri-Xhafa.

Visar Zhiti: Papa Françesku me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht

Poeti dhe diplomati Visar Zhiti kujton një takim me Shenjtërinë e tji Papa Françeskun. Zhiti shkruan si më poshtë:

“Papa Françesku i qeshur, me kaq shumë dritë në sy, me duart e Tij bëri shqiponjën shqiptare, natyrshëm dhe shenjtërisht, kështu na duket neve, që e duam.

Ishte në një takim ndërkombëtar rinor. Ndërkaq kujtojmë porosinë që la gjatë vizitës në Shqipëri: “…mos harroni foletë dhe plagët…”.

Kur shqiponjën tonë e bën me duar dhe Shenjtëria e Tij, lideri më i madh moral i botës sot, misionari i paqes së popujve, atëhere ne besojmë ende më shumë se ai gjest është dhe i bukur, domethënës, shenjë identiteti po se po, miqësor dhe paqësor, në fund të fundit dhe mirënjohje Qiellit të Vendit tonë…”, shkruan Zhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat